Aktualitet

Pandemia la papunë 10 për qind të grave në rajonin e Prishtinës

Published

on

Në Prishtinë gratë u goditën nga pandemia, duke lënë 10 për qind të tyre të papuna për gjashtë muaj deri në 1 vit, krahasuar me burrat që ka qenë shifra prej 4 për qind. Theksi vendoset në mungesë të sigurisë dhe shëndetit në punë, ku një numër i madh rrezikohen në hapësirat e punës.

Iniciativa Kosovare për Stabilitet ka lansuar sot raportin “Përceptimet dhe qëndrimet e qytetarëve në rajonin e Prishtinës”, ku janë anketuar 200 gra dhe burra në rajonin e Prishtinës, me qëllim që të informohen vendimmarrësit dhe qeverinë mbi politikat kryesore sociale dhe të mirëqenies.

Mrika Sefaj nga IKS tha se ushqimet dhe furnizimet shtëpiake zënë midis 10 deri në 80 për qind te kostove të familjare. Ndërkohë që të ardhurat mesatare të familjes të shpenzuara për këtë kategori shpenzimesh janë 45,5 për qind qe është e konsiderueshme.

“Një numër jashtëzakonisht i lartë i të anketuarve femra nuk janë punësuar në 6 muajt deri në 1 të fundit, duke pohuar se pandemia ka goditur ato më së shumti prej 43,5 për qind. Gratë që kërkojnë punë janë dy herë gjasat më shumë që të jenë jashtë tregut të punës se sa burrat”, ka treguar ajo.

Veç tjerash, më shumë se shumica e grave dhe të rinjve preferojnë të punësohen jashtë vendit.

“Gratë dhe të rinjtë prej 72 për qind preferojnë të punësohen jashtë vendit, në krahasim me burrat që kanë interesim më të ulët prej 42 për qind”, shprehet ajo.

Drejtoresha e IKS, Brikenë Hoxha theksoi se janë të përkushtuar në drejtat e grave, dhe se po punojnë që politikave publike t’iu ofrojnë të dhëna empirike.

Ndërsa, menaxherja e projektit të UNOPS, Visare Gorani tha se edhe pse Kosova ka ligje të mira, ka ngecje në zbatimin e tyre.

“Askush nuk e dinë se si punëdhënësi i trajton aksidentet në punë. Kemi pasur raste kur e gjithë familja hyn në grackën e papunësisë. Është me rëndësi qe fokusi ynë, shëndeti në punë dhe siguria në punë, duhet të ketë rregullore të mira, politika të tyre ku do t’i mundesonin punë të dinjitetshme të gjithëve”, ka thënë ajo.

Nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini tha se siguria dhe shëndeti në punë është shumë i plogësht.

“Punëtorët pagën minimale prej vitit 2011 nuk ka lëvizur fare prej 170 euro. Edhe pse ka pasur premtime nuk ka lëvizje. Kemi mjaft çfarë të diskutojmë por duhet të punojmë shumë më tepër”, ka theksuar ai.

Anketa dhe ky raport janë pjesë e projektit “Mbështetje për koalicionin e drejtësisë sociale”, i cili është brenda kornizës së projektit të UNOPS “Nxitja e punës së denjë përmes forcimit të menaxhimit të SSHP dhe dialogut social në Kosovë”.

Aktualitet

28 vjet nga protestat studentore në Prishtinë

Published

on

Sot mbushen 28 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997, koha kur studentët e Universitetit Paralel asokohe të Prishtinës, protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta.

Lëvizja Studentore e 1997 e drejtuar nga Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Hajrullah Koliqi, Fetah Jagxhiu, Ahmet Gecaj dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.

Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe, mirëpo të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. /S.K/KP/KultPlus/

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident i rënë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Published

on

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, teksa janë parë qytetarët janë mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Nga Policia e Kosovës ende nuk ka njoftim zyrtar./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Në disa pika kufitare të BE-së do të nis zbatimi i sistemit EES

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 12 tetor do të nisë zbatimi i Sistemit të Hyrje/Daljes (Entry/Exit System-EES), në disa pika kufitare kryesore të Bashkimit Evropian.

Sipas MPB-ë, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ky sistem do të nisë së zbatuari gradualisht në të gjitha pikat kufitare të BE-së.

“EES, është një sistem biometrik i cili regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së, duke mbledhur të dhëna si shenjat e gishtërinjve dhe fotografi. Ky sistem synon përshpejtimin e kontrolleve kufitare dhe eliminimin e vulave në pasaportë. Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të monitorojë dhe informojë qytetarët për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë proces”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, nga 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës kanë udhëtuar pa viza drejt 27 vendeve të zonës Schengen të Bashkimit Evropian. Koha e qëndrimit është e mundur për 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore brenda Shengen./S.K/KP/Frontex/

 

Continue Reading

Aktualitet

Kryeministri Kurti dhe senatorja Shaheen flasin për raportet Kosovë-SHBA

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në vazhdën e takimeve në Washington D.C., të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, takoi edhe senatoren demokrate nga New Hampshire, Jeanne Shaheen.

Sipas një komunikate të Qeverisë, ndër temat që u diskutuan ishin marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit në vend, progresi ekonomik, investimet në mbrojtje, përmirësimi në siguri dhe sundim të ligjit.

Kryeministri veçoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, vendimin e Qeverisë për heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ShBA-ja dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane, si zhvillimet kryesore dhe me interes të përbashkët në kuadër të raporteve dypalëshe Kosovë-ShBA.

Gjithashtu, ata diskutuan edhe për mundësitë që vendi ynë ofron për kompanitë dhe investitorët amerikanë.

Senatorja Shaheen kishte vizituar vendin tonë pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit dhe ka bërë thirrje të vazhdueshme për arrestimin e Millan Radoiçiq./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara