Aktualitet

Pakoja e Projektligjeve kundër korrupsionit drejt finalizimit

Published

on

Në kuadër të finalizimit të pakos së ligjeve kundër korrupsion, sot dhe nesër mbahet punëtoria dyditore për Projektligjin për deklarim, prejardhje dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve publikë.

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se fokusi i diskutimeve po zhvillohet në çështjet e identifikuara si sfida dhe mangësitë e ligjit ekzistues, me theks të veçantë lista e deklaruesve të pasurisë, ku përfshihen edhe kategori të reja, deklarimi online, masat ndëshkuese dhe obligimi për deklarim të prejardhjes së pasurisë.

Në këtë punëtori po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve përkatëse, partnerët ndërkombëtarë si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Krahas finalizimit të Projektligjit për Agjencinë për Parandalimin të Korrupsionit i cili shumë shpejt do të procedohet për në Qeveri dhe pastaj në Kuvend, ky projekt ligj, do të procedohet për konsultime publike.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për avancimin e legjislacionit kundër korrupsionit dhe për intensifikimin e përpjekjeve që deklarimi i pasurisë të jetë mjet efikas për parandalimin e abuzimeve me paranë publike.

Ndryshe, punëtoria mbështetet nga Zyra e UNDP-së në Kosovë.

Continue Reading

Vendi

Hamza refuzon ftesën e Kurtit: PDK mbetet në opozitë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar ftesën për takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përmes një letre zyrtare, Hamza e ka njoftuar Kurtin se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar dhe se kjo parti do të qëndrojë në opozitë. Ai ka theksuar se, për shkak të dallimeve të mëdha programore dhe konceptuale, PDK-ja do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj politike brenda Kuvendit si parti opozitare.

Gjithashtu, kreu i PDK-së i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje që po sot të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit, në përputhje me afatet dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve të reja. /Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Ambasada në kontakt me autoritetet Gjermane pas aksidentit ku humbën jetën tre kosovarë

Published

on

By

Tre persona nga e njëjta familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident rrugor pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, teksa po ktheheshin nga Kosova për në Gjermani.

Viktimat e këtij aksidenti janë T. Aliu (61 vjeç), djali i tij G. Aliu (34 vjeç) dhe L. Aliu (16 vjeç).

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili njoftoi se diplomacia kosovare është në komunikim me organet gjermane.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin. Në këto momente të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, ka deklaruar Ajeti.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një automjet i braktisur me targa të falsifikuara në Gjakovë

Published

on

By

Një automjet i braktisur është konfiskuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Qarkorja” në Gjakovë, pasi doli të jetë me dokumente dhe targa të falsifikuara.

Sipas raportit të policisë, gjatë verifikimit të mjetit u konstatua se targat dhe të dhënat e tjera nuk përputheshin me automjetin në fjalë.

Pasi u ngrit dyshimi për falsifikim, automjeti u konfiskuar nga njësitet përkatëse, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në Pejë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj.

Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës burrë, shtetas i Kosovës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara