Lajmet

Pajisja e ‘zakonshme’ në sallonin e thonjve mund të shkaktojë dëmtim të ADN-së, zbulon studimi

Poashtu mund të shkaktojë mutacione që shkaktojnë kancer në qelizat njerëzore.

Published

on

Rrezatimi nga tharëset e thonjve mund të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë mutacione që shkaktojnë kancer në qelizat njerëzore, ka zbuluar një studim i ri!

Disa dermatologë thonë se gjetjet, në një studim të botuar më 17 janar në revistën Nature Communications, nuk janë të reja kur bëhet fjalë për shqetësimet rreth dritës ultravjollcë ose UV. Në fakt, rezultatet riafirmojnë arsyen pse disa kanë ndryshuar mënyrën se si i bëjnë manikyrët e tyre me xhel ose kanë ndërprerë fare bërjen e tyre.

“Gjetjet kontribuojnë në të dhënat e publikuara tashmë në lidhje me efektet e dëmshme të rrezatimit (ultravjollcë) dhe tregojnë vdekjen e drejtpërdrejtë të qelizave dhe dëmtimin e indeve që mund të çojnë në kancer të lëkurës”, tha Dr. Julia Curtis, asistente profesoreshë e dermatologjisë në Universitetin e Utah.

Një formë e rrezatimit elektromagnetik, drita ultravjollcë ka një gjatësi vale që varion nga 10 në 400 nanometra, sipas Qendrës UCAR për Edukim Shkencor.

Drita ultravjollcë A (315 deri në 400 nanometra), që gjendet në rrezet e diellit, depërton thellësisht në lëkurë dhe përdoret zakonisht në tharëset e thonjve UV. Spektri i përdorur në tharëset e thonjve është 340 deri në 395 nanometra, sipas studimit.

“Nëse shikoni mënyrën se si paraqiten këto pajisje, ato tregtohen si të sigurta, pa asgjë për t’u shqetësuar”, thotë autori përkatës Ludmil Alexandrov në njoftimin për shtyp. “Por, sipas njohurive tona, askush nuk i ka studiuar këto pajisje dhe se si ato ndikojnë në qelizat njerëzore në nivelet molekulare dhe qelizore deri më tani”.

Studiuesit ekspozuan qelizat nga njerëzit dhe minjtë në rrezet UV, duke zbuluar se një seancë 20-minutëshe çoi në vdekjen e 20% deri në 30% të qelizave. Tre ekspozime të njëpasnjëshme 20-minutëshe bënë që 65% deri në 70% të qelizave të ekspozuara të vdesin. Qelizat e mbetura pësuan dëmtime mitokondriale dhe të ADN-së, duke rezultuar në mutacione me modele që janë vërejtur në kancerin e lëkurës tek njerëzit./UBTNews/

Lajmet

Kaçanik: Arrestohen dy persona pasi u kapën duke përgatitur qeset me marihuanë për shitje

Published

on

By

Janë arrestuar dy persona Kaçanik, pasi janë hasur me substanca narkotike. Të dyshuarit meshkuj kosovarë ishin duke përgatitur qeset me marihuanë për shitje. 

Policia në raportin 24-orësh gjihtashtu njoftoi se kanë konfiskuar substancën si dhe para në vlerë 295 euro..

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë hasur duke përgatitur substancë narkotike për shitje. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar rreth 68 qese të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë me peshë rreth 31.14 gramë dhe para të gatshme 295 euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin nga Policia e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtari policor goditet me veturë në Zubin Potok

Published

on

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë gjatë një kontrolli në Zubin Potok.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 21 tetor, rreth orës 16:25, kur njësiti policor ishte në pikë kontrolli. Gjatë tentimit për ta ndaluar një veturë, drejtuesi i saj është larguar me shpejtësi duke goditur një nga zyrtarët policorë.

“Vetura e dyshuar nuk është arritur të ndalohet”, thuhet në raportin 24-orësh./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Nora Gjakova në mesin e kampioneve botërore e olimpike në Romë

Published

on

Kampionia olimpike nga Kosova, Nora Gjakova, po merr pjesë në Akademinë e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) që po mbahet në Romë të Italisë.

Siç shkruan Federata e Xhudos në Kosovë, Gjakova ka përfunduar me sukses pjesën teorike të shkollimit dhe tashmë po ndjek pjesën praktike të trajnimit, përkrah kampioneve të tjera botërore e olimpike, nën udhëheqjen e Daniel Lascau.

Kjo akademi ka për qëllim licencimin dhe ngritjen profesionale të trajnerëve të xhudos në nivel ndërkombëtar./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Skandal në Maqedoninë e Veriut, klubi shqiptar suspendohet nga të gjitha ligat!

Published

on

Një skandal i rëndë ka shpërthyer në basketbollin vendor, pasi Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që të suspendojë nga të gjitha ligat klubin shqiptar KB “Shkupi”.

Sipas reagimit të klubit, arsyeja zyrtare e këtij vendimi është borxhi financiar i klubit në vlerë prej 590.000 denarësh.

Megjithatë, drejtuesit e klubit theksojnë se situata është pasojë e mosmarrjes së mjeteve të premtuara nga Ministria e Sportit, fonde të cilat KB “Shkupi” duhej t’i merrte me kohë për të mbuluar obligimet e veta financiare.

Ajo që ka tronditur opinionin sportiv është fakti se për suspendimin e klubit ka votuar edhe anëtari shqiptar i bordit, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mbrojtjen e interesave të sportit shqiptar dhe të vetë klubit që përfaqëson një traditë të gjatë në basketbollin e Shkupit.

Me këtë vendim, KB “Shkupi” përjashtohet nga të gjitha aktivitetet zyrtare të Federatës, gjë që pritet të shkaktojë pasoja të mëdha për lojtarët, trajnerët dhe komunitetin sportiv shqiptar në vend.

Ky zhvillim ka ngjallur reagime të ashpra në opinion, ku kërkohet urgjentisht rishikimi i vendimit dhe ndërhyrja e institucioneve përkatëse për të shmangur një dëm të pariparueshëm për sportin shqiptar në Maqedoninë e Veriut./S.K/EO/MK/

Continue Reading

Të kërkuara