Lajmet18 hours ago

Kurti takon në Paris emisarin Sorensen: Diskutohet për normalizimin dhe dialogun me Serbinë

Loading latest video...

Përditësuar

  • Sulmet ruse dëmtojnë rëndë rrjetin energjetik të Ukrainës, Kievi deri në 20 orë në ditë pa rrymë

    Qytetarët e Ukrainës po përballen me një dimër të rëndë dhe reduktime drastike të energjisë elektrike, teksa sulmet intensive ruse kanë shkatërruar një pjesë të madhe të infrastrukturës energjetike të vendit. Në kryeqytetin Kiev, disa familje po kalojnë deri në 20 orë në ditë pa rrymë, ujë dhe ngrohje.

    Një nga banoret e kryeqytetit, Daryna Kulchytska, nënë e dy fëmijëve që jeton në katin e shtatë të një ndërtese, tregon se jeta e përditshme është shndërruar në një garë me kohën për të gatuar, për të punuar dhe për t’i ndihmuar fëmijët me detyrat para se të ndalet rryma dhe të ndalen pompat e ujit.

    “Ditëve të fundit kemi pasur energji elektrike vetëm katër ose pesë orë, dhe jo në të njëjtën kohë. Për dy orë kemi rrymë, pastaj për tetë orë nuk kemi… Shikon jashtë dhe nganjëherë nuk sheh asgjë. Ke një qytet të madh përreth, por nuk sheh asgjë sepse nuk ka dritë”, shprehet Kulchytska.

    Orari i reduktimeve të planifikuara është vendosur qysh në tetor, duke nisur më herët dhe duke zgjatur më shumë se dimrin e kaluar. Zyrtarët ukrainas paralajmërojnë se jeta për miliona qytetarë mund të bëhet e paqëndrueshme nëse furnizimi nuk mbahet të paktën katër orë në ditë.

    Për të kuptuar përmasat e krizës, mjafton gjendja në njërin prej termocentraleve më të mëdha të Ukrainës, i cili është shndërruar në një grumbull hekurishtesh pas një sulmi me raketa balistike. Punëtorët e energjisë po rrezikojnë jetën çdo ditë për të riparuar dëmet, ndërsa puna e tyre ndërpritet çdo 15 deri në 30 minuta nga sirenat e sulmeve ajrore.

    “Është e vështirë emocionalisht, sepse ne tashmë e kishim riparuar këtë vend, e vumë sërish në punë, dhe tani ndodhi përsëri. Dhemb, por ne vazhdojmë të punojmë”, deklaroi Vadym Bobyr, udhëheqës i ekipit të sanimit në termocentral.

    Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv i kompanisë më të madhe private të energjisë në Ukrainë (DTEK), Maxim Timchenko, ka paralajmëruar se shkalla dhe fuqia e sulmeve ruse është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar, duke e vënë rrjetin e degraduar nën presion të jashtëzakonshëm. Sipas tij, për shkak të alarmeve të vazhdueshme ku punëtorët arrijnë të punojnë vetëm një ose dy orë produktive në ditë, rindërtimi i termocentralit të dëmtuar do të zgjasë të paktën deri në verën e ardhshme. /BBC/

     

     

Lajmet e fundit

Lajmet33 minutes ago

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 12 nëntor 1992-1998?

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1992-1998. 12 nëntor 1992...

Aktualitet37 minutes ago

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 11 nëntor 1992-1998?

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1992-1998. 11 nëntor 1992...

Botë45 minutes ago

Dy të vdekur dhe disa të bllokuar pas shembjes së një ndërtese në New York

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, pasi një ndërtesë...

Vendi48 minutes ago

Arrestohet një i mitur në Kaçanik nën dyshimin për dhunim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Kaçanik, pasi ekziston dyshimi se i njëjti ka kryer veprën penale...

Lajmet49 minutes ago

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje në...

Lajmet54 minutes ago

Përleshje mes dy grupeve të mitur në Gjilan, dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Një përleshje mes dy grupeve të të miturve ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan, ku dy persona kanë...

Lajmet56 minutes ago

Vidhen pajisje në vlerë prej 30 mijë eurosh në objektin e braktisur të RTK-së në Obiliq

Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Bakshi të Obiliqit, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një objekt...

Lajmet59 minutes ago

Arrestohet zyrtari komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale

Një zyrtar komunal në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar....

Lajmet1 hour ago

Dyshohet se goditi me veturë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin për vrasje në tentativë, pasi dyshohet se ka goditur me veturë një...

Vendi1 hour ago

Dua Lipa në Coachella 2027

Festivali i njohur i muzikës Coachella Valley Music and Arts Festival ka publikuar listën e artistëve që do të performojnë...

Advertisement