Lajmet3 hours ago

Parandalohet kontrabandimi i mallrave në brezin kufitar me Maqedoninë e Veriut

Loading latest video...

Përditësuar

  • Mrekulli në Nepal: Nxirren të gjallë dy punëtorë pas nëntë ditësh të bllokuar në tunel

    Më shumë se një javë pas përmbytjeve shkatërruese të shkaktuara nga shembja e një akullnaje në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë dy punëtorë nga tuneli i hidrocentralit “Trishuli 3A”. Të mbijetuarit, Sanjaya Shah dhe Kabir Maharjan, kishin pësuar lëndime në duar e këmbë nga përpjekjet për t’u zvarritur nëpër balte dhe vuanin nga mungesa e oksigjenit, me ç’rast janë transportuar me urgjencë me helikopter drejt spitalit ushtarak në Katmandu.

    Operacioni i shpëtimit mori kthesë pas përpjekjeve intensive ku ekipet emergjente shpuan një hapësirë në pjesën e sipërme të tunelit dhe furnizuan me oksigjen brendësinë. Pasi dëgjuan zërat e parë, shpëtuesit u bënë thirrje të bllokuarve që të mos panikoseshin pasi ndihma kishte mbërritur, duke marrë kështu konfirmimin e parë nga të mbijetuarit.

    Autoritetet e energjetikës në Nepal besojnë se vetëm në këtë tunel ndodhen edhe rreth 39 punëtorë të tjerë, ndërsa në shkallë vendi dyshohet se mbi 150 persona mbeten ende të bllokuar në rrjetet e tuneleve të hidrocentraleve përgjatë lumit Trishuli. Ministri i Komunikimit i Nepalit, Bikram Timilsina, e ka cilësuar këtë ngjarje si një moment shprese midis tragjedisë, teksa ekipet ushtarake po vazhdojnë operacionet e kërkimit përballë një bilanci që deri tani shënon mbi 1,200 të vdekur dhe rreth 5,000 të zhdukur. /BBC/

Lajmet e fundit

Rajoni19 minutes ago

Dy të rinj të armatosur me kallashnikov dhe pistoletë hyjnë në një lokal në Shkodër

Një konflikt i nisur pas dhunimit të një të mituri ka përshkallëzuar situatën në një lokal në fshatin Gomsiqe e...

lajme28 minutes ago

UBT ofron 20% bursë për profesionistët në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi përmes ENGAGED SCHOLARSHIP

Profesionistët që janë aktualisht të angazhuar në tregun e punës dhe dëshirojnë të avancojnë më tej në karrierën e tyre...

Vendi37 minutes ago

Abdixhiku takohet me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë për ngërçin politik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar të enjten me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e...

Vendi39 minutes ago

Rasti i pronës 1.5 milionë euro – pesë zyrtarët i shpëtojnë paraburgimit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të pandehurve,...

Sport1 hour ago

Leard Sadriu bëhet kapiten në Rumani, kosovari po shndërrohet në lider të FC Arges

Paraqitje të qëndrueshme, nota të larta dhe tashmë edhe shiriti i kapitenit. Leard Sadriu po kalon një periudhë të mirë...

Sport2 hours ago

Xhudistët e Kosovës rikthehen në garat e mëdha, synohet medalja në Budapest

Xhudistët e Kosovës rikthehen këtë javë në arenën e garave të mëdha, me ekipin kosovar që do të marrë pjesë...

Lajmet2 hours ago

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 10 shtator 1993-1998

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.     10...

Lajmet3 hours ago

Hafetz: 28 orë incizime dëshmojnë se Thaçi ka udhëzuar dëshmitarët

Prokurori Joshua Hafetz tha se Hashim Thaçi në mënyrë të vazhdueshme ka nxjerrë informacione konfidenciale dhe ka shkelur rregullat e...

Lajmet3 hours ago

Parandalohet kontrabandimi i mallrave në brezin kufitar me Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit me mallra në brezin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë...

Vendi3 hours ago

Prokuroria në Speciale: Thaçi formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Hajredin Kuçit dhe Isni Kilajt të cilët akuzohen për vepra...

Advertisement