Lajmet2 hours ago

Vonohet seanca për Ligjin e Speciales

Loading latest video...

Përditësuar

  • Trump, Xi dhe Putin përfundojnë takimin trepalësh në Shenzhen, në fokus Ukraina dhe armët bërthamore

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë përfunduar të enjten një takim trepalësh në qytetin kinez të Shenzhenit, ku në qendër të diskutimeve ishin lufta në Ukrainë dhe kontrolli i armëve bërthamore.

    Takimi i liderëve të tri fuqive më të mëdha bërthamore u zhvillua rreth një tavoline të rrumbullakët në Vilën Kylin, pranë një liqeni dhe të rrethuar nga kodra të pyllëzuara, një ambient me histori të gjatë të mbajtjes së takimeve të ndjeshme diplomatike, ku më herët kanë qëndruar edhe ish-lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-il, babai i Xi-së, Xi Zhongxun, si dhe përfaqësues të Dalai Lamës.

    Në hapje të bisedimeve, Trumpi e cilësoi takimin si historik, duke theksuar se paqja nuk arrihet duke refuzuar mundësitë për dialog. Putini, i cili vjen në këtë takim pas dëmtimit të rëndë të një ure kyç që lidh Krimenë me Rusinë gjatë luftës me Ukrainën, deklaroi se tri vendet ndajnë interesa të përbashkëta në zgjidhjen e konflikteve rajonale, duke përfshirë edhe atë në Ukrainë.

    Nga ana e tij, Xi, i cili drejtonte takimin, nuk iu referua drejtpërdrejt Ukrainës, por tha se historia tregon se harmoninë mes fuqive të mëdha e sjell paqen, ndërsa përplasjet e tyre sjellin trazira. Sipas agjencisë shtetërore Xinhua, Xi u bëri thirrje dy liderëve të tjerë për ndalimin dhe eliminimin e armëve bërthamore me synim një botë pa to, ndonëse Kina ka vijuar zgjerimin e programit të saj bërthamor, ndërsa shtoi se tri vendet duhet të inkurajojnë zgjidhjen politike dhe diplomatike të konflikteve.

    Para seancës së përbashkët, Trumpi pati takime të ndara me Xi-në dhe Putinin, të cilët i quajti miq. Ai deklaroi se ai dhe Xi ndajnë bindjen se qarkullimi i naftës në Ngushticën e Hormuzit, i prekur nga lufta me Iranin, duhet të vazhdojë, megjithëse Xi nuk e përmendi drejtpërdrejt Iranin në deklaratat e tij.

    Pavarësisht tonit të lartë diplomatik, mes Uashingtonit, Pekinit dhe Moskës mbeten dallime të thella për Ukrainën, Iranin, armët bërthamore dhe tregtinë, çka ngre pikëpyetje për rezultate afatgjata, ndërkohë që mbajtja e takimit në kuadër të një samiti të Azi-Paqësorit ka nxitur shqetësime te shtetet më të vogla për mundësinë e anashkalimit të interesave të tyre. /BBC/

     

Lajmet e fundit

Sport10 minutes ago

Dion Kaçuri mund të largohet përfundimisht nga Baseli, Austria Lustenau synon ta mbajë

Dion Kaçuri mund të mos rikthehet te Baseli pas përfundimit të huazimit, pasi Austria Lustenau ka mundësinë ta blejë përfundimisht...

Lajmet17 minutes ago

Studentët protestojnë para Rektoratit të UP-së, kërkojnë nga Hajrullahu të tërheqë deklaratat

Studentë të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur para Rektoratit për të kundërshtuar një email të rektorit Arben Hajrullahu, i cili,...

Lajmet26 minutes ago

Lushaku-Sadriu ngre shqetësimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”: Kosova rrezikon të mos i organizojë

Kosova rrezikon të mos jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, për shkak të mos përmbushjes së obligimeve institucionale dhe...

Lajmet27 minutes ago

Tahiri: Kosovën e ka mbuluar terri, qytetarët po përballen me mungesë të energjisë elektrike

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Kosovën e ka mbuluar terri, duke kritikuar ndërprerjet e energjisë elektrike që,...

Lajmet37 minutes ago

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për keqpërdorim të dyshuar të 2.2 milionë eurove

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal në prokurori ndaj kryetarit të Komunës...

Lajmet58 minutes ago

Trump, Xi dhe Putin përfundojnë takimin trepalësh në Shenzhen, në fokus Ukraina dhe armët bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë përfunduar...

Lajmet1 hour ago

Shtyhet seanca ku pritej të shqyrtohej Ligji për Specialen

Vazhdimi i seancës së Kuvendit me tri pika të rendit të ditës, ndër të cilat ishte edhe shqyrtimi i Ligjit...

Sport2 hours ago

Infantino për herë të parë me rivalë në garën për presidencën e FIFA-s

Gianni Infantino do të përballet për herë të parë me kundërkandidat në garën për rizgjedhjen në krye të FIFA-s, që...

Lajmet2 hours ago

Vonohet seanca për Ligjin e Speciales

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur në gjysmë të premten dhe ishte thirrur të vazhdonte në orën...

Sport3 hours ago

Barcelona dhe Bayern Munich në garë për talentin rus të Galatasarayt

Barcelona dhe Bayern Munich kanë shfaqur interesim për mesfushorin rus të Galatasarayt, Aleksei Batrakov, i cili po kalon një fillim...

Advertisement