Aktualitet

Osmani takohet me të rinjtë shqiptaro-amerikanë në New York

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar të rinjtë shqiptaro–amerikanë, në New York. Ajo përmes rrjeteve sociale ka shkruar se platforma si ‘Zani’ po punojnë për t’i bashkuar të rinjtë shqiptarë kudo në botë, që të mos i harrojnë kurrë rrënjët dhe të kontribuojnë në interes të kombit.

Përveç tjerash, Osmani gjithashtu ka falenderuar ata për punën e çmuar.

“Bashkë me të rinjtë e jashtëzakonshëm shqiptaro–amerikanë, në Neë York!Platforma si Zâni po punojnë për t’i bashkuar të rinjtë shqiptarë kudo në botë, që të mos i harrojnë kurrë rrënjët dhe të kontribuojnë në interes të kombit tonë. Ishte kënaqësi t’i takoja dhe t’i falënderoja për punën e çmuar që po bëjnë”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se Osmani ka udhëtuar në New York për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

27 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Published

on

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtaret e para të UÇK-së.

Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe në Çiçavicë.

Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë.

Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit do ta mbajë kjo brigadë.

Në sheshin e Drenasit janë vendosur shtatoret e dëshmorëve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Published

on

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin.

Kjo konsiderohet edhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Që prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohen kjo ditë dhe brenda katër viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina në të gjithë botën.

Në kuadër Ditës Ndërkombëtare pa Makina, edhe në Kosovë janë mbajtur disa aktivitete, ndërsa sot në veri të Mitrovicës do të vendoset një eko-ulëse me energji solare nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. /S.K/KP/BBC

Continue Reading

Aktualitet

Osmani takon Gheit nga Liga Arabe, kërkon njohjen e Kosovës nga shtetet anëtare

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se në takim me Sekreatin e Përgjithshëm të Ligës Arabe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Ligës Arabe duke potencuar nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate të cilat ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap.

“Në New York, zhvillova një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, si dhe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kujtojmë se Osmani ka udhëtuar në New York për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Nis seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Published

on

E përditësuar:

 09:43 – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku po mbahet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ka nisur të jap dëshminë e tij eksperti i psikiatrisë.

Në seancë po merr pjesë edhe i akuzuari Naim Murseli, i cili akuzohet për organizim të vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.

Murseli në aktakuzë ngarkohet edhe me atë se ia kishte dhënë 30 mijë euro Granit Plavës që ta bënte ekzekutimin e bashkëshortës së tij, në sytë e fëmijëve.

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 14 korrik të këtij viti, ku pati dëshmuar pikërisht Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.

Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli./D.B/EO

09:18  – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar vazhdimi i gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Në sallën e gjyqit është paraqitur edhe Naim Murseli i cili akuzohet se organizoi vrasjen e gruas së tij në sy të fëmijëve.

Në seancë do të dëgjohen dëshmitë e ekspertëve të  psikiatrisë.

Murseli akuzohet se kishte ofruar 30 mijë euro të akuzuarit tjetër, Granit Plavës për ta vrarë Liridona Ademajn.

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 14 korrik të këtij viti, ku pati dëshmuar pikërisht Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.

Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli./D.B/EO

08:20

Sot pritet të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Kështu ka bërë të ditur vëllai i të ndjeres, Leonard Ademaj, i cili tha se seanca do të nisë nga ora 09:00, teksa i ka ftuar mediat që të jenë prezente.

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 14 korrik të këtij viti, ku pati dëshmuar pikërisht Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.

Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës.

Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Ai akuzohet se i kishte premtuar Granit Plavës 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë, ndërsa, i akuzuar tjetër për këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara