Lajmet

​Osmani pret në takim gjeneralin Clark, i tregon për progresin e Kosovës

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjeneralin Wesley K. Clark, ish-komandant suprem i NATO-s për Evropë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e cila luajti një rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës.

“Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti mbizotëron mbi frikën dhe shtypjen”, ka theksuar presidentja Osmani.

Në takim me gjeneralin Clark, Osmani theksoi progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, sikurse edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Sipas Osmanit e ardhmja e Kosovës është e qartë në synimin për integrimin euroatlantik dhe partneritet të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara.

Lajmet

Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, iu gjetën 400 euro të falsifikuara

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim të parasë gjatë një operacioni të realizuar në Fushë-Kosovë, të dielën, më 9 mars 2025. I dyshuari, një burrë kosovar, është kapur në flagrancë gjatë një kontrolli, ku iu janë gjetur dy kartëmonedha prej 200 euro të falsifikuara, që së bashku arrijnë një vlerë totale prej 400 euro.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se pas gjetjes së parave të falsifikuara, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit. Policia ka nisur hetimet për rastin dhe po vijon me veprime të mëtejshme në kuadër të hetimit të falsifikimit të parasë.

Continue Reading

Lajmet

Një burrë në Skenderaj raporton se persona të panjohur ia dogjën 400 trupa arrash

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm që ka ndodhur në Leqinë të Skenderajt të shtunën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një burrë ka raportuar se persona të panjohur ia kanë djegur 400 trupa arrash dhe ia kanë dërmuar sistemin e ujitjes.

“Është raportuar se nga persona të panjohur ankuesit mashkull kosovar i janë djegur 400 trupa me arra, si dhe i është dëmtuar sistemi i ujitjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë. Rasti thuhet se është nën hetime.

Continue Reading

Bota

Mbi 1300 të vdekur nga luftimet në Siri

Published

on

Udhëheqësi i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, është zotuar se do të mbajë përgjegjës këdo që është i përfshirë në vrasjen e civilëve disa ditë pasi forcat siriane të sigurisë dyshohen se vranë qindra civilë nga pakica fetare alevite.

Një monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka njoftuar se 830 civilë janë vrarë në “masakrat” që synonin këtë komunitet në bregun perëndimor vetëm gjatë së premtes dhe të shtunës, raportoi BBC-ja. Teksa që nga e enjtja kur edhe kanë filluar luftimet, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 1,311.

Nga këto luftime, raportohet se janë vrarë gjithashtu 231 anëtarë të forcave të sigurisë dhe 250 të tjerë pro-Asad. Alevitët, sekti i të cilëve është një degë e Islamit Shiit, përbëjnë rreth 10% të popullsisë së Sirisë, e cila është shumica myslimane sunitë.

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohen dy persona dhe konfiskohen armë e municion në Leposaviq

Published

on

By

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar armë e municion në komunën e Leposaviqit në veri të vendit.

Një rast kanosje është raportuar të dielën më 9 mars në Stacionin Policor në Leposaviq.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në fshatin Vuçë ku një person është ankuar se është kanosur nga i dyshuari G.K 54 vjeç.

Pas kësaj, policia ka ndërmarrë veprime e nevojshme dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe të vëllait të tij R.K 52 vjeç, ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe fishekë.

“Një pushkë me tytë të gjatë [karabinë], 126 fishekë të kalibrit 11.53 mm, 229 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një bajonetë (thikë pushke) me gjatësi 37 cm, Një thikë me gjatësi 23 cm”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor ku i dyshuari G.K në prezencën e avokatit ka ushtruar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq, i dyshuari R.K. është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Ky rast, sipas autoriteteve, mbetet nën hetime të mëtejme në Stacionin Policor Leposaviq.

Continue Reading

Të kërkuara