Live

Osmani nga Brukseli: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel aty ku do të marr pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të rajonit.

Osmani sot është intervistuar nga mediumi i huaj “Euronews” aty ku mes të tjerash ka folur rreth perspektivës evropiane të Kosovës, transmeton KosovaPress.
E para e vendit tha se fati i Kosovës është Bashkimi Evropian për të cilin sipas saj Kosova ka punuar prej shumë kohe.

Kjo është intervista e Osmanit në Euronews:

A do të anëtarësohet Kosova në BE?

Gjithsesi. Është fati ynë, është diçka për të cilën ne kemi punuar për shumë kohë. Kemi aplikuar para ca viteve dhe po shpresojmë që të jemi në tryezën e Këshillit shumë, shumë shpejt. Në fakt, si një identitet, një shtet dhe një komb, ne kemi kontribuar në vlerat, pas të cilave Bashkimi Evropian ka qëndruar për shekuj. Edhe pse besojmë se është një proces kompleks, nëse kriteri me bazë në meritë do të ishte përdorur, Kosova do të ishte duke kryesuar tani. Por, është e komplikuar për shkak të pesë vendeve që nuk na njohin, për të cilët shpresojmë se do të kuptojnë se nëse Kosova bëhet pjesë e Bashkimit nuk do të përfitojnë vetëm popullsia e Kosovës, por, është edhe me rëndësi strategjike për të tërë kontinentin.

Reformat?

Nëse shohim këndvështrimin e BE-së, Kosova është në 100% përputhje me politikat e Bashkimit Evropian për sigurinë e huaj, qoftë sanksionet ndaj Rusisë ose keqbërësve të tjerë të botës perëndimore. Në aspektin e sundimit të ligjit ne jemi kryesues. Duke u bazuar në indekset ndërkombëtare si ai i bërë nga Gallup International, Kosova është e para në Evropë në indeksin e sundimit të ligjit. Është e treta në botë kur bëhet fjalë për luftën e krimit dhe korrupsionit. Ky ka qenë prioritet për institucionet tona dhe tani kemi indeksin më të ulët të korrupsionit në rajon. Pra, këto janë disa nga çështjet për të cilat kemi punuar shumë. Në aspekt të reformave ekonomike, prapë bazuar në raporte të Bashkimit Evropian, ne jemi më të mirët në rajon. Në aspekt të reformave administrative, jemi më të mirët në rajon. Sigurisht, kemi disa ‘detyra shtëpie’ që të përfundojmë, por, nëse nuk do të kishte pasur komplikime politike që kanë të bëjnë me reformat, do të ishim gjithsesi shtet i parë në rajon.

Ukraina?

Ne përkrahim anëtarësimin Ukrainës në Bashkimin Evropian, siç thashë, kjo shkon përtej reformave të brendshme në shtetet përkatëse. Nëse dëshirojmë që Evropa të jetë e plotë, e lirë dhe në paqe, e cila ishte ëndrra e themeluesve, ne duhet të ecim para. Dhe sigurisht, do të donim që Ukraina të përfundonte të gjitha reformat që nevojiten edhe për neve të tjerëve. Është me rëndësi sigurie gjithashtu. Armiqtë si Kina, Rusia dhe Irani nuk lënë hapësirë pa përdorur. Pra, nuk ka vakum, nëse BE dhe marrëdhëniet transatlantike nuk ndikojnë në Ballkanin Perëndimor, atëherë dikush tjetër do të vijë. Jo për të bërë bamirësi, por, sepse kanë interes strategjik. Prandaj, duhet të sigurohemi që Ukraina dhe Ballkani Perëndimor të ecin para./euronews

Kulturë

​Ditëlindja e shkrimtarit Ismail Kadare

Published

on

By

Shkrimtari i shquar shqiptar u lind më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër, e vdiq më 1 korrik të vitit 2024. Kadare jetoi 88 vjet.

Kadare u lind në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.

Në vitin 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar më pas në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.

Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsi”, një nga çmimet me prestigjioze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Ismail Kadare shkroi edhe veprën e njohur “Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s” 2013.

Continue Reading

Live

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit

Published

on

By

Më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit.

Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945.

Fjala “holokaust” vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë sakrificë. Para Luftës së Dytë Botërore, ky term përdorej për të përshkruar vdekjen e një grupi të madh njerëzish.

Nga viti 1945 është bërë sinonim i përndjekjes sistematike të hebrenjve evropianë dhe vrasjeve të 6 milionë prej tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga nazistët dhe aleatët e tyre nga viti 1933 deri 1945. Hebrenjtë i referohen ngjarjes me fjalën “shoah” që do të thotë “katastrofë”.

Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë, e kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera, apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Edmond Hajrizi pjesëmarrës në Experience Fest California – Virtual Campus Edition 2026

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në ngjarjen ndërkombëtare Experience Fest California – Virtual Campus Edition, e cila po mbahet në Kaliforni, në format virtual.

Në kuadër të këtij eventi dyditor, Rektori Hajrizi mbajti prezantimin me temën “Coastal Academy: From One Campus to Global Reach”, prezantimi trajtoi gjithashtu procesin e modernizimit dhe rigjallërimit të sistemit arsimor, përmes integrimit të inovacionit, teknologjisë immersive dhe bashkëpunimeve strategjike që synojnë përgatitjen e studentëve për tregun global të punës.

Pjesëmarrja e Rektorit Hajrizi në këtë ngjarje të organizuar nga EON Reality përforcon angazhimin e UBT-së për ndërkombëtarizim, inovacion akademik dhe rol aktiv në transformimin global të arsimit.

UBT ka një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe strategjik me EON Reality, kompani globale lidere në zhvillimin e teknologjive immersive për edukim dhe trajnim profesional. Ky bashkëpunim përfaqëson një model inovativ të integrimit të teknologjive të avancuara në arsimin e lartë, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e kampuseve virtuale, ofrimin e mësimdhënies interaktive dhe aplikimin praktik të njohurive akademike.

Continue Reading

Live

​28 vjet nga sulmi në familjen Jashari

Published

on

By

Sot shënohet 28-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen Jashari në Prekaz.

Atë ditë, më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jashari.

Continue Reading

Të kërkuara