Aktualitet

Osmani dhe Konjufca bëjnë homazhe në Mejë: Të pagjeturit prioritet yni

Published

on

Krerët e shtetit po zotohen se do të kenë prioritet zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe gjithë atyre që u vranë luftën e fundit. Masakrën në Mejë e kanë quajtur “Srebrenicë të Kosovës”, duke shtuar se është dëshmia më e fuqishme e gjenocidit në Kosovë.

Presidentja e Kosovës dhe kryeparlamentari kanë bërë homazhe në përvjetorin e masakrën në Mejë të Gjakovës. Ata pranë kompleksit memorial në këtë vend kanë kërkuar drejtësi për mbi 370 të vrarët.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se sot po përkujtojnë të gjithë ata që kanë rënë si martirë për lirinë e sotme.

“Meja është Srebrenica e Kosovës. Meja është dëshmia më e fuqishme e gjenocidit që ka ndodhur në Kosovë e që është kryer nga forcat serbe, nga aparati shtetëror serb. Dhe për të kërkuar drejtësi për të gjithë të rënët. E po ashtu zbardhje të të gjithë të zhdukurve, disa prej të cilëve janë këtu nga Meja. Ishin vrarë gjatë operacionit serb në masakrën e Mejës. 376 djem e burra të pafajshëm u vranë në mënyrën më mizore, u masakruan dhe disa prej tyre u gjetën në varreza në Serbi. Duke treguar kështu për krimin e shumëfishtë të Serbisë, e cila kishte filluar me masakrimin e tyre. Dhe kishte vazhduar edhe me tentimin për të humbur gjurmët e këtij krimi të tmerrshëm ndaj qytetarëve të pafajshëm. 36 nga të vrarët ishin fëmijë, ishin fëmijë nën moshën 18 vjeçare, dhe sot i përkujtojmë me dhimbje të madhe. Me zotimin që institucionet e Kosovës, jo vetëm që do të kenë prioritet zbardhjen e fatit të të pagjeturve, por edhe drejtësinë për të vrarët e të masakruarit”, ka deklaruar Osmani.

Kryetarja e shtetit shtoi se liria e vendit ka kuptim, vetëm atëherë kur do të ketë drejtësi për të gjithë ata që u vranë nga aparati i shtetit serb.

“Prandaj këtu nga Meja përbrenda vendit tonë, por e ngrisim zërin që ta dëgjojë e gjithë bota që në Mejë, Serbia ka kryer një krim të cilin duhet ta quajmë me emrin e tij të vërtetë, gjenocid”, ka shtuar ajo.

E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se masakra në Mejë tregon aktin më gjenocidial, që Serbia ka bërë në Kosovë. Sipas tij, kush e viziton Mejën e ka të qartë që shteti serb ka kryer gjenocid në Kosovë.

“Pikëllimi është më i madh sepse drejtësi nuk ka pasur kurrë për të rënët e Mejës. Meqenëse edhe në ato pak procese gjyqësore, ku janë dënuar 4 apo 5 oficerë të policisë, masa e atyre që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në masakra, numri i tyre është më i madh. Edhe ata jetojnë diku të lirë, nëpër Serbi. Pikërisht kjo Serbi përveç që ka kryer krimin edhe ka dashtë me fsheh krimin. Qysh ka dashtë me fsheh krimin? I ka marrë me kamionë shumë prej të vrarëve, shumë prej martirëve dhe i ka dërguar në Beograd. Sepse Batajnica është afër Beogradit. Edhe ku ka shkuar i ka fshehur, i ka fshehur me qëllim në bazat e institucioneve të tyre shtetërore”, ka deklaruar ai.

Më tej, Konjufca theksoi se tendenca e shtetit që kreu gjenocid në Kosovë, ishte që trupat të mos gjenden kurrë. Për këtë ai deklaroi se agresori serb duhet të jetë edhe më përgjegjës për të gjitha krimet.

Në Mejë të Gjakovës shumë varre janë të hapura. Ende nuk dihet për fatin e 13 personave, derisa nuk ka drejtësi për 376 të masakruarit. 

Aktualitet

Amerikanët dyshojnë në pretendimet e Trumpit për ekonomi “në lulëzim”

Published

on

By

Edhe pse presidenti Donald Trump ka deklaruar se ekonomia amerikane po lulëzon dhe inflacioni është zgjidhur, një sondazh i Reuters/Ipsos tregon se shumica e amerikanëve nuk pajtohen me këtë.

Sipas sondazhit, 68% e të anketuarve nuk besojnë se ekonomia po përjeton rritje të madhe, përfshirë edhe shumë republikanë. Brenda Partisë Republikane, opinionet janë të ndara: 56% mendojnë se ekonomia po lulëzon, ndërsa 43% nuk pajtohen.

Rezultatet vijnë ndërsa afrojnë zgjedhjet e pjesshme të Kongresit më 3 nëntor, ku republikanët do të mbrojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Aktualitet

REL: Beograd: Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim

Published

on

By

Një gjykatë në Beograd e ka dënuar në mungesë ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Gjelosh Krasniqi me 15 vjet burgim nën akuzat për krime gjatë luftës në Kosovë.

Më 26 shkurt, Krasniqi është shpallur fajtor për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një civili serb në qershor të vitit 1999 në fshatin Bellopojë afër Pejës.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka thënë se aktakuza kundër Krasniqit bazohet kryesisht në deklarata të dëshmitarëve dhe prova të kufizuara forenzike dhe mjeko-ligjore dhe se avokati mbrojtës, sipas detyrës zyrtare, nuk kishte kontakt me të pandehurin.

Kjo organizatë joqeveritare ka thënë se bashkëpunimi me institucionet gjyqësore të Kosovës është i domosdoshëm për ndjekjen penale të krimeve kundër serbëve në Kosovë.

“Sidomos për faktin se Krasniqi është dënuar për krime kundër civilëve nga Gjykata e Qarkut e Pejës në vitin 2009”, është thënë në deklaratë.

Aty përmendet edhe se gjykimet në mungesë në rastet e krimeve të luftës në Kosovë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe se “krijohet përshtypja se motivet për fillimin e procedurave të tilla rrjedhin pjesërisht nga hakmarrja ligjore dhe jo ekskluzivisht nga dëshira për të arritur drejtësi për viktimat”.

Fondi ka rikujtuar se Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës në Serbi deri më tani ka ngritur shtatë padi kundër personave që nuk janë në dispozicion të gjyqësorit serb dhe se pesë prej tyre janë kundër qytetarëve të Kosovës, për krime të kryera kundër popullsisë joshqiptare.

Që nga viti 2014, Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës nuk ka ngritur asnjë padi të re për krime në Kosovë kundër personave që janë shtetas të Serbisë.

Në përgjigje të këtyre kritikave, Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës i ka thënë më parë Radios Evropa e Lirë se “ata fillojnë dhe zhvillojnë procedurat në përputhje me provat dhe ligjin”.

Serbia, përveç ngritjes së padive dhe gjykimeve në mungesë, ka vazhduar të ndalojë qytetarët e Kosovës në pikat kufitare.

Arrestimi i fundit ndodhi më 5 shkurt, kur një ish-anëtar i UÇK-së u arrestua në pikën kufitare midis Serbisë dhe Kroacisë. Komisioni Evropian paralajmëroi në atë kohë se arrestimi dhe ndjekja penale e një shtetasi të Kosovës nga autoritetet serbe përfaqësonte një tjetër shkelje të detyrimeve të Serbisë sipas marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut me Kosovën, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel.

“Serbia është zotuar të mos fillojë hetime penale ose ndjekje penale për krime të dyshuara të kryera në Kosovë, përveç nëse kërkohet nga autoritetet e Kosovës”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se akuzat për krime lufte dhe krime të tjera të rënda janë brenda juridiksionit të institucioneve të Kosovës dhe i bëri thirrje Serbisë të përmbushë detyrimet e saj. /REL/

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Të kërkuara