Lajmet
OKB-ja paralajmëron për “luftë civile në shkallë të plotë” në Sudan
Kjo pasi sulmet ajrore të fundjavës vranë dhjetëra.
Published
1 year agoon
By
UBT newsKombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Sudani mund të jetë në prag të një lufte gjithëpërfshirëse pas një sulmi ajror të fundjavës që vrau dhjetëra në një zonë banimi në qytetin sudanez Omdurman.
Të paktën 22 njerëz u vranë dhe shumë u plagosën në një sulm me granatime herët të shtunën, tha ministria e shëndetësisë e vendit, ndërsa muaj të tërë luftimesh të brendshme midis forcave ushtarake rivale të Sudanit vazhdojnë në të gjithë vendin.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se bombardimi i fundjavës ishte një tregues se Sudani ishte tani në “prag të një lufte civile në shkallë të plotë”./UBTNews/
Lajmet
Kosova dhe Shqipëria zyrtarisht bashkë në Lojërat Mesdhetare
Published
2 days agoon
December 20, 2024By
UBTnewsKosova dhe Shqipëria anë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për organizimin e sportit të lundrimit në qytetin e Durrësit.
Ky sport do të zhvillohen në Durrës në kuadër të Lojërave Mesdhetare që do të zhvillohen në Kosovë në vitin 2030, raporton KosovaPress.
Ky bashkëpunim vjen për shkak se Kosova nuk ka dalje në det dhe rrjedhimisht nuk kishte kushte për zhvillimin e lojërave në ujë brenda territorit të saj.
“Edhe një moment i rëndësishëm drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, sot nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy shteteve tona për organizimin e sportit të lundrimit në qytetin e Durrësit”, ka shkruar zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.
Lajmet
“Nuk rri dot pa ua thënë vëllazërisht”, Rama iu drejtohet deputetëve për Specialen
Published
3 days agoon
December 20, 2024By
UBTnewsKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se nëse Kuvendi i Kosovës do të ndërmerrte nismë për t’iu drejtuar shteteve sponsorizuese të Gjykatës Speciale për të ndarë me to dyshimin për cenimin e standardeve demokratike në procesin ligjor, ai do ta mbështeste.
Në fjalimin e tij para deputetëve në seancën e dy kuvendeve që u mbajt në Prishtinë, Rama u shpreh i habitur pse Kuvendi i Kosovës nuk ka ndërmarrë deri tani asnjë nismë të tillë.
Në fjalimin e tij para deputetëve në seancën e dy kuvendeve që u mbajt në Prishtinë, Rama u shpreh i habitur pse Kuvendi i Kosovës nuk ka ndërmarrë deri tani asnjë nismë që do të adresonte shqetësimet mbi standardet e procesit në Speciale.
“Nuk rri dot po ashtu pa ua thënë këtu vëllazërisht çudinë time për faktin se në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë për t’iu kërkuar, përmes një rezolute, të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të paktën nga partitë shqiptare, të gjitha vendeve financuese të asaj gjykate, shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi, dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me këtë shqetësim. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjykatësit. Ndoshta ku shqetësim i përhapur mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron kjo është një gjëmë e madhe, jo për ata të katër njerëz të thjeshtë, as vetëm për Republikën e Kosovës, por edhe për vetë integriteti ne drejtësisë ndërkombëtare të cilës kjo republikë përmes përfaqësuesve të saj në këtë sallë ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi republikën, dhe prandaj nuk mund të lihet, sipas meje, në heshtjen shurdhuese që ushqehet prej gjithfarë motivesh, që ajo gjëmë nëse është gjëmë ta bëjë dëmin e vet deri në fund”, tha Rama.
Ai tha se pa Thaçin dhe UÇK-në, “e sotmja do t’i ngjante më shumë të shkuarës sesa të ardhmes”.
“Nuk e dimë sot dot se çfarë rruge do të kishte marrë fati i Kosovës në hyrje të këtij shekulli, por çfarë dimë ne me siguri është se ato çaste vendimmarrjesh të mëdha nuk do të kishin ardhur dot, ashtu siç erdhën dhe sotmja me shumë gjasë do t’i ngjante shumë më tepër të shkuarës sesa të ardhmes, pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me në krye Hashim Thaçin”, tha Rama.
Megjithatë, Rama tha se nuk e diskuton të drejtën e Gjykatës Speciale për të bërë punën e saj.
“Por sot që të jemi të gjithë këtu në kuvendin që u shpallë dhe ku u firmos këtu përpara meje pavarësia e Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Kransiqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi mbahen peng prej gati pesë vjetësh në qelitë e një drejtësie kombëtare e cila në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë të një shteti të së drejtës. Unë as nuk e kam diskutuar ndonjëherë e nuk e diskutoj as sot të drejtë ne asaj gjykate speciale për të bërë punën që ja ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vetë Hasemi ka ngritur dorën për të formuar këtë gjykatë, por ajo që unë nuk vijë dot deri këtu në Prishtinë të marrë fjalën dhe pastaj ta gëlltis në heshtje, në këtë foltore para jush, në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhepit, është nyja e mbledhur në fyt nga një dyshim shumë i madh dhe krejt arsyeshëm për fat të keq se ai proces është një proces i parregullt ligjor, dhe se normat dhe standardet e tij janë nën standarde të drejtësisë të gjithë vendeve demokratike që e financojnë atë farë gjykate”, tha Rama.
Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në një proces gjyqësor ndaj të cilëve rëndojnë akuza me pretendime për krime lufte.
Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit 2020.
Lajmet
BE-ja me mision vëzhgues për zgjedhjet e shkurtit në Kosovë
Published
3 days agoon
December 20, 2024By
UBTnewsBashkimi Evropian do ta dërgojë një mision për t’i vëzhguar zgjedhjet parlamentare në Kosovë më 9 shkurt të vitit 2025, me kërkesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi blloku evropian të premten.
“Duke iu përgjigjur ftesës nga ana e presidentes së Kosovës, përfaqësuesja e lartë Kaja Kallas ka vendosur ta dërgojë një mision vëzhgues (EOM) për t’i vëzhguar zgjedhjet parlamentare në caktuara për 9 shkurt 2025”, thuhet në njoftim
Nathalie Loiseau, deputete e Parlamentit Evropian, është emëruar shefe e misionit vëzhgues, thuhet në njoftim.
BE-ja tha se misioni i saj vëzhgues për zgjedhjet në Kosovë do ta dëshmojë mbështetjen e vendosur të BE-së për Kosovën në përpjekjet e saj për të forcuar më tej qeverisjen demokratike.
“Prania e këtij misioni në terren ka për qëllim të kontribuojë për një proces zgjedhorë gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, i cili do t’u mundësojë votuesve në Kosovë që të shprehin qartë zgjedhjen e tyre”, thuhet në njoftim.
Bashkimi Evropian i ka vëzhguar të gjitha zgjedhjet në Kosovë që nga viti 2013.
Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka bërë të ditur se 28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Në mesin e 28 subjekteve politike janë 20 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Në mesin e subjekteve janë parti shqiptare, të komunitetit serb, dhe komuniteteve tjera më të vogla në Kosovë.
KQZ-ja duhet t’i konfirmojë listat më së voni deri më 25 dhjetor./REL/
Lajmet
Berisha: Çdo ndërhyrje e Shqipërisë në dialogun Kosovë-Serbi është antikombëtare
Published
3 days agoon
December 20, 2024By
UBTnewsKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për gazetarët të mbajtur këtë të premte ka kritikuar ashpër qeverinë për ndërhyrjen në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Reagimi i tij vjen ndërkohë që në Prishtinë është zhvilluara seanca e përbashkët mes dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri.
Ai ka cilësuar çdo përpjekje të Shqipërisë për të ndërmjetësuar në këtë çështje si antikombëtare dhe bllokuese. Berisha theksoi se propozimet dhe qëndrimet e Edi Ramës kanë sjellë “vendnumëro” dhe acarime mes Kosovës dhe Serbisë.
“Çdo ndërhyrje të Shqipërisë në problemin e dialogut Prishtinë-Beograd e konsideroj antikombëtare. E konsideroj absolutisht bllokuese dhe jo nxitëse për zgjidhjet.
Të gjitha propozimet e Edi Ramës, qëndrimet e bashkërenduara me Aleksandër Vuçiçin si argat i tij, kanë sjellë vendnumëro në procesin e negociatave, madje edhe acarime serioze midis këtyre dy vendeve.
Shqipëria nuk mund të jetë as ndërmjetës, as pjesëmarrës. Shqipëria qëndron në anën e Kosovës.
Shprehet për dialogun, por çdo hap tjetër i Shqipërisë e dëmton dialogun. Nuk ka asnjë tagër qeveria e Tiranës të japë formula apo skema, aq më tepër një qeveri që shpallte Dnjepër veriun e Kosovës.
Aq më tepër një qeveri, e cila i thoshte Kosovës nënshtrohu ose do shkosh në kohën e bronzit. Aq më tepër një njeri, që i vendosi i pari në Europë sanksione Kosovës. Aq më tepër një njeri, i cili u përzie në plane për ndarjen, copëtimin e Kosovës me Beogradin. Një njeri që përkrahu Ballkanin e Hapur, një projekt të qartë ruso-serb.
Por ka një zhvillim pozitiv këtu. Qeveria aktuale e Kosovës ka dëshmuar meritën për t’i shumëzuar me zero, për t’ia kthyer reston Pashiqit të Tiranës, njëlloj si Pashiqit të Beogradit”,-u shpreh Berisha.
UBT nderon bashkëpunëtorët profesionistë për dekadën e tyre të angazhimit
Dekadat e suksesit: UBT kurorëzon 2024 me vizionin 20-vjeçar të së ardhmes
Pirro i’a fshiu këngën Parashqevit, flasin nga kompania menaxhuese për të drejtat e autorit
Kosova dhe Shqipëria zyrtarisht bashkë në Lojërat Mesdhetare
Dëmtohet ambasada e Maqedonisë së Veriut nga sulmet ruse në Kiev
“Nuk rri dot pa ua thënë vëllazërisht”, Rama iu drejtohet deputetëve për Specialen
BE-ja me mision vëzhgues për zgjedhjet e shkurtit në Kosovë
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas rënies së Assadit
Berisha: Çdo ndërhyrje e Shqipërisë në dialogun Kosovë-Serbi është antikombëtare
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman