Lajmet

Dhjetë mitet e gabuara mbi gjuhën e trupit

Nga Joe Navarro.

Published

on

Nga Joe Navarro

Pavarësisht rëndësisë së pamohueshme që ka komunikimit jo–verbal, shumë mite dhe besime të rreme, e zmadhojnë rëndësinë e tij. Ja cilat janë 10 mitet e gabuara rreth gjuhës së trupit:

1. Mund të zbulohet mashtrimi i dikujt bazuar në sjelljet e tij jo–verbale

I rremë. Nuk ka asnjë sjellje të vetme që të tregojë mashtrimin. Ne duhet të ndalim së lidhurisjelljet që tregojnë shqetësimin psikologjik me mashtrimin, dhe t’i pranojmë ato thjesht për atë që janë:shenja stresi, ankthi, shqetësimi, dëshpërimi, dyshimi, tensioni, nervozizmi etj, por jo mashtrimi.

2. Poligrafi mund të zbulojë gënjeshtrat

Një mit i madh. Poligrafi nuk mund të zbulojë dot gënjeshtrat. Saktësia e testit të poligrafit,ka qenë prej kohësh e diskutueshme. Problemi themelor:S’ka asnjë provë, se ndonjë model reaksionesh fiziologjike është unike për njerëzit që mashtrojnë. Pasi një njeri i ndershëm mund të jetë nervoz edhe kur thotë të vërtetën, ndërsa një gënjeshtar mund të mos jetë aspak në ankth.

3. Kruajtja në dorën e djathtë, tregon nevojën për ndihmë, ajo në të majtë tregon njëpasiguri të përkohshme

Ky mit bazohet tek kërkimet që tregojnë se dora e djathtë është e lidhur me gjysmën e majtë racionale të trurit, ndërsa dora e majtë është e lidhur me gjysmën e djathtë emocionale të trurit. U argumentua se kruajtja tek secilën dorë tregon gjendje të ndryshme të brendshme.

Por të dyja hemisferat e trurit janë thellësisht të ndërlidhura, dhe nuk funksionojnë plotësisht të pavarur nga njëra-tjetra. Ndërkohë, s’ka asnjë provë empirike për të mbështetur një marrëdhënie shkakësore, midis ndjenjës së pasigurisë dhe kruajtjes me një dorë të caktuar.

4. Ka 3 lloje të ndryshme njerëzish, dhe ju mund t’i tregoni personalitetet dhe stilet e tyre të komunikimit bazuar në gjuhën e trupit

Ky mit bazohet në pretendimin se të gjitha qeniet njerëzore i përshtaten njërës nga 3 profilet e veçanta neurologjike. Por kjo nuk mbështetet nga kërkimet shkencore, dhe njerëzit janë shumë kompleks për t’u ndarë në vetëm 3 kategori.

5. Përbuzja është e vetmja shprehje asimetrike e shfaqur në fytyrë

Ky argument buron nga besimi se ekziston vetëm një emocion i veçantë i pranishëm në fytyrën tonë në çdo kohë, që ka veçori specifike, dhe se tiparet asimetrike nuk mund të shoqërojnë asnjë emocion tjetër përveç përbuzjes. Por kini parasysh faktin se emocionet janërrallëherë të izoluara.

Ato janë dinamike dhe shumë fluide, të mbivendosura, ndonjëherë kontradiktore dhe komplekse. A jeni ndjerë ndonjëherë edhe i lumtur edhe i trishtuar, i emocionuar për një mundësi të re, por edhe i nervozuar një ndryshim të caktuar? Shprehjet tona të fytyrës nuk janë gjithmonë tregues të vetëm një emocioni të caktuar, dhe një shprehje asimetrike nuk tregon gjithmonë përbuzje.

6. Gënjeshtarët e shmangin kontaktin sy më sy

Siç tregoi studimi i psikologut të famshëm Aldert Vrij, gënjeshtarët përfshihen më shumë nëkontaktin me sy, pasi duan të sigurohen se po besohen nga të tjerët. Pastaj duhet të kemi parasysh se në shumë kultura, njerëzi mësohen të shohin përtokë dhe të shmangin kontaktin me sy kur janë të penduar për një sjellje të gabuar.

7. 93 për qind të gjithë komunikimit njerëzor është jo verbal

Përqindjet e cituara variojnë midis 70-93 për qind. Kjo shifër buron kryesisht nga keqkuptimii një studimi klasik nga Albert Mehrabian. Mehrabian nuk deklaroi në asnjë rast, që ne mund t’i vendosim një përqindje të saktë të elementit verbal kundrejt atij jo–verbal në komunikimin në përgjithësi. Por në atë studim të veçantë, elementi jo–verbal ishte 93 për qind. Por komunikimi është i rrjedhshëm dhe refleksiv, sipas situatave. Prandaj nuk ka një ndarje fikse.

8. Kryqëzimi i krahëve rreth belit do të thotë “Qëndroj larg meje!”

Në një studim timin, unë kam zbuluar se kjo sjellje mund të jenë një sinjal shqetësimi. Por, kam zbuluar gjithashtu se më shpesh sesa jo, kjo sjellje është thjesht një mënyrë e rehatshme përmes se cilës ne çlodhim krahët.

Shpeshherë, kryqëzimi i krahëve nuk është gjë tjetër veçse një sjellje vetë-ngushëlluese, kur presim që diçka të fillojë, kur jemi të përfshirë në një bisedë, apo edhe kur jemi të mërzitur. Fëmijët e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës. Ajo që ka rëndësi është konteksti dhe gjestet jo–verbale shoqëruese

9. Nëse një person i përgjigjet një pyetjeje duke prekur fillimisht hundën, ai po gënjen

Ne e prekim fytyrën tonë gjatë gjithë ditës, si një mekanizëm për t’u qetësuar. Dhe e bëjmëkëtë natyrshëm në shumë situata. Prandaj as kjo dhe as ndonjë sjellje tjetër e izoluar, nuk tregon mashtrim.

10. Nëse një person sheh poshtë nga e majta ose e djathta, para se t’i përgjigjet një pyetjeje, është duke gënjyer

23 nga 24 studimet mbi këtë çështje, të rishikuara kohët e fundit, e kanë hedhur poshtë këtë hipotezë. Nuk ekziston asnjë provë shkencore që të sugjerojë se sjellja e syve apo shmangia e shikimit të tjetrit në sy, mund të vërë në dyshim vërtetësinë e asaj që po thotë. / “Psychology Today” – Bota.al

Continue Reading

Vendi

Fokus te Institucionet dhe Zhvillimi Ekonomik: Studiuesja nga Harvardi prezanton vizionin për prosperitet të qëndrueshëm në Kongresin e EOQ në UBT

Published

on

By

Për herë të parë, Kosova është bërë qendra e komunitetit evropian të cilësisë, duke mirëpritur në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së Kongresin e 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi. Ky organizim madhor shënon një moment historik për vendin dhe dëshmon angazhimin e UBT-së në fuqizimin e bashkëpunimit evropian dhe zhvillimin e inovacionit.

Në kuadër të këtij kongresi prestigjioz, punimet kanë vazhduar me sesione të rëndësishme në sallën e koncerteve, ku u zhvilluan prezantime kyçe përmes lidhjeve online me ekspertë të njohur ndërkombëtarisht.

Një nga pikat më kulmore të këtij sesioni ishte kontributi i znj. Fatema Z. Sumar, nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e Harvardit (Harvard Center for International Development).

Në fjalën e saj me titull “Institucionet cilësore, zhvillimi ekonomik dhe prosperiteti i qëndrueshëm”, znj. Sumar solli një analizë të thelluar mbi rolin e pazëvendësueshëm që luajnë strukturat e besueshme institucionale në nxitjen e rritjes ekonomike afatgjatë. Ajo shtjelloi se si standardet e larta të cilësisë dhe qeverisja e mirë janë çelësi për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme, duke ofruar shembuj dhe praktika ndërkombëtare të zbatuara në vendet në zhvillim.

Continue Reading

Vendi

EOQ Congress 2026 në UBT: Inteligjenca artificiale dhe transformimi digjital në fokus të cilësisë 5.0

Published

on

By

Në kuadër të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ Congress 2026), në UBT u mbajt sesioni “Inteligjenca Artificiale, Transformimi Digjital dhe Cilësia 5.0”, i moderuar nga Prof. Dr. Blerton Abazi.

Ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të akademisë e industrisë diskutuan mbi ndikimin e inteligjencës artificiale, sistemeve inteligjente dhe transformimit digjital në zhvillimin e modeleve të reja të menaxhimit të cilësisë, duke trajtuar gjithashtu rëndësinë e qëndrueshmërisë, inovacionit dhe besueshmërisë së të dhënave.

Gjatë sesionit, u prezantuan këto tema:

Prof. Dr. Galia Marinova, Universiteti Teknik i Sofjes – “Transformimi digjital, sistemet inteligjente dhe Cilësia 5.0”.
Prof. Henriqueta Sampaio da Novoa dhe Fatima Carneiro – “Integrimi i strategjisë ESG me përsosmërinë operacionale: Një kornizë e integruar për menaxhimin e cilësisë të qëndrueshëm, rezistent dhe të fuqizuar nga inteligjenca artificiale”.
Mina Gavrilova, menaxhere e lartë e cilësisë në Huvepharma, dhe David Isaacson, nënkryetar i marketingut të produkteve në Octave – “Avancimi i menaxhimit të cilësisë në organizatë: Si ka nxitur Huvepharma cilësinë dhe inovacionin për ndikim më të madh në biznes”.

Prof. Dr. Bertan Karahoda, UBT – “Cilësia në shkallë globale: Inteligjenca artificiale, aftësitë dhe e ardhmja e të nxënit global”.
Prof. Dr. Blerton Abazi, UBT – “Sigurimi i cilësisë së inteligjencës artificiale, cilësia e të dhënave dhe sistemet inteligjente të besueshme”.

Përmes këtyre kontributeve, sesioni vuri në pah rëndësinë e ndërthurjes së inteligjencës artificiale me standardet e cilësisë, zhvillimin e aftësive dhe inovacionin organizativ.

Diskutimet theksuan se transformimi digjital dhe qasja e Cilësisë 5.0 krijojnë mundësi të reja për ndërtimin e sistemeve më efikase, të qëndrueshme dhe të besueshme në arsim, industri dhe sektorë të tjerë të ekonomisë.

Continue Reading

Vendi

EOQ Congress 2026 në UBT: Ekspertët diskutojnë cilësinë, inteligjencën artificiale dhe menaxhimin e rrezikut

Published

on

By

Në kuadër të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ Congress 2026), në kampusin inovativ të UBT-së, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë trajtuan çështje kyçe që lidhen me akreditimin, certifikimin, vlerësimin e konformitetit, menaxhimin e rrezikut dhe vazhdimësinë e biznesit, me theks të veçantë në rolin e inteligjencës artificiale në transformimin e sistemeve të menaxhimit të cilësisë.

Sesioni “Akreditimi, Certifikimi, Validimi dhe Vlerësimi i Konformitetit – Rreziku, Rezilienca dhe Vazhdimësia e Biznesit”, i moderuar nga Prof. Dr. Fisnik Laha, mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, akademisë dhe sektorit privat. Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e standardeve ndërkombëtare, besueshmërisë së matjeve, inovacionit, qeverisjes së inteligjencës artificiale dhe ndërtimit të organizatave rezistente ndaj sfidave të së ardhmes.

Gjatë sesionit, ekspertët prezantuan temat e tyre përmes këtyre kontributeve:

Irfan Lipovica, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës (DAK) – “Akreditimi si infrastrukturë e besimit: Nga kompetenca te njohja ndërkombëtare”.


Blerim Halabaku, menaxher i cilësisë në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës – “Roli i menaxherit të cilësisë në sigurimin e saktësisë, besueshmërisë dhe gjurmueshmërisë së rezultateve të matjeve”.

Prof. Maroš Finka, Universiteti Comenius në Bratislavë – “Modeli i katërfishtë i bashkëpunimit në ekosistemet e inovacionit: Rasti i Grupimit të Inovacionit për Transformim të Mençur në Sllovaki”.

Carlos Da Silva, ekspert kryesor në sistemet e integruara të menaxhimit, rrezikut dhe qeverisjes së inteligjencës artificiale – “Menaxhimi i integruar i biznesit dhe besimi në epokën e inteligjencës artificiale”.

Constantin Brescan, koordinator për sigurimin e cilësisë dhe auditimet e zinxhirit të furnizimit në Fusion for Energy – “Auditimet e cilësisë në zinxhirin e furnizimit – Fusion for Energy”.

Dr. Ömer Özkan, fitues i EQL 2025 – “Nga pajtueshmëria te besimi: E ardhmja e menaxhimit të cilësisë në epokën e inteligjencës artificiale”.

Luc Marivoet, menaxher i QHSE-së dhe partner në Pauwels Consulting – “Auditori i fuqizuar nga teknologjia: Si e forcon inteligjenca artificiale besimin, reziliencën dhe cilësinë përmes auditimit me në qendër njeriun”.

Merita Gjyshinca Peja, drejtoreshë financiare në Raiffeisen Bank Kosovo – “Rezilienca dhe vazhdimësia e biznesit në sisteme komplekse dhe të digjitalizuara”.

Genond Mesareja, kryetar i Bordit të Këshillit të Investitorëve Evropianë (EIC) – “Ndërtimi i organizatave rezistente: Udhëheqja, menaxhimi i rrezikut dhe vazhdimësia e biznesit në kohë ndryshimesh”.

Prof. Dr. Fisnik Laha, drejtues i laboratorëve të akredituar – “Matjet, besueshmëria dhe cilësia në sistemet shëndetësore dhe laboratorike”.

Përmes këtyre tematikave, sesioni theksoi rëndësinë e integrimit të standardeve të cilësisë me inovacionin teknologjik, menaxhimin e rrezikut dhe udhëheqjen efektive. Diskutimet nënvizuan gjithashtu rolin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, akademisë dhe sektorit privat në forcimin e besimit, rritjen e qëndrueshmërisë organizative dhe përgatitjen për sfidat e transformimit digjital.

Continue Reading

Lajmet

Inovacioni në mjekësi: UBT sjell ekspertët botërorë në sesionin kyç të Kongresit të 67-të të EOQ-së

Published

on

By

Në kuadër të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), një vëmendje e jashtëzakonshme iu kushtua sesionit mbi shëndetin dhe performancën, i cili shërbeu si një platformë kyçe për të adresuar sfidat globale, rritjen e rezistencës së sistemeve shëndetësore dhe ngritjen e standardeve të cilësisë përmes inovacionit.

Ky sesion i rëndësishëm, i mbështetur dhe promovuar fuqishëm nga UBT, u moderua nga Prof. Dr. Milaim Berisha, duke mbledhur ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë për të sjellë qasje të avancuara në fushën e mjekësisë dhe mirëqenies njerëzore.

Punimet e këtij sesioni u hapën nga Dr. Ardita Baraku, Drejtore Nacionale e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, e cila theksoi rëndësinë e shëndetit publik, parandalimit efikas dhe nevojës parësore për ndërtimin e sistemeve shëndetësore rezistente ndaj sfidave të kohës.

Diskutimet vazhduan me kontributin e Prof. Dr. Norbert Bacht nga Universiteti i Vjenës, i cili u ndal tek aplikimi i teknologjive moderne, duke shpjeguar rolin kyç të inteligjencës artificiale në arritjen e një parandalimi sa më të saktë dhe funksional në mjekësi.

Në fokus të sesionit u sollën gjithashtu dimensionet e specializuara të performancës fizike dhe menaxhimit global. Prof. Dr. Milaim Berisha prezantoi standardet ndërkombëtare për mjekësinë sportive, duke vënë në pah ekselencën e kërkuar për shëndetin dhe performancën e atletëve.

Ky vizion u plotësua nga fjalimi kryesor i Ms. Fatema Z. Sumar nga Qendra e Harvardit për Zhvillim Ndërkombëtar, e cila e lidhi drejtpërdrejt forcimin e institucioneve të cilësisë me zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e qëndrueshëm shoqëror.


Pjesa e dytë e sesionit solli praktika të avancuara nga Azia, ku Assoc. Prof. Dr. Ryoko Shimono nga Universiteti Waseda prezantoi indikatorët gjithëpërfshirës të vlerësimit TQM në kujdesin shëndetësor, duke vizualizuar lidhjen mes qëllimeve dhe aktiviteteve të menaxhimit të cilësisë.

Ndërsa Dr. Shogo Kato nga Universiteti i Tokios shpalosi zhvillimin e një sistemi algoritmik për të ndihmuar në rehabilitimin e pacientëve pas goditjeve në tru në spitalet e rikuperimit, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë të inovacionit teknik në shërimin dhe përmirësimin e jetës së pacientëve.

Continue Reading

Të kërkuara