Lajmet nga UBT

Oda e Stomatologëve të Kosovës akrediton Konferencën Ndërkombëtare për Stomatologji, mundëson pikë (kredi) për pjesëmarrje

Për të gjithë të interesuarit pjesëmarrja është 20 euro.

Published

on

Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional në Odën e Stomatologëve të Kosovës ka akredituar Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së për Stomatologji, me ç’rast të gjithë hulumtuesit shkencorë dhe pjesëmarrësit e tjerë do të kenë mundësi të përfitojnë pikë (kredi), që do t’iu shërbejnë për ngritje akademike.

Të gjithë të interesuarit, duke përfshirë stomatologët dhe studentët e Stomatologjisë, njoftohen se me pjesëmarrjen në këtë konferencë, poentimi do të jetë si vijon:

Pjesëmarrja aktive – 9 pikë

Pjesëmarrja pasive – 6 pikë

Për të gjithë të interesuarit pjesëmarrja është 20 euro, dhe fletëpagesa duhet të dërgohet si dëshmi në emailin e konferencës: [email protected], teksa është e rëndësishme që në fletëpagesë tek përshkrimi të shkruhet: Konferenca për Stomatologji, (Emri dhe Mbiemri i pjesëmarrësit).

Pagesa mund të realizohet përmes kësaj llogarie bankare:

BKT BANK

Name of the account holder: UBT SHPK

Full account number (including bank codes)/ IBAN: XKO5 1902 371194031191

Account number: 1902-3711-9403-1191

Name of Bank: Banka Kombëtare Tregtare

Address of branch: Rr. “Enver Maloku” Nr.

10 Prishtinë

BIC/SWIFT: NCBAALTXKSO

Aktualitet

UBT përfaqësohet në Konferencë Ndërkombëtare Shkencore në Sevilla, Spanjë

Published

on

By

Prof. Dr. Demokrat Nuha nga Fakulteti i Biokimisë Mjekësore në UBT merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Action Scientific Meeting 2026 – Four Years of FeSImmChemNet: Latest Discoveries and the Outlook” në Universitetin e Sevillas, Spanjë.

Prof. Dr. Demokrat Nuha po merr pjesë në takimin shkencor ndërkombëtar “Action Scientific Meeting 2026 – Four Years of FeSImmChemNet: Latest Discoveries and the Outlook”, i cili po mbahet në Universitetin e Sevillas në Spanjë. Ky event organizohet në kuadër të COST Action, i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe mbledh studiues nga universitete dhe institute prestigjioze evropiane për të diskutuar zbulimet më të fundit në fushën e kimisë mjekësore.

Gjatë konferencës, Prof. Nuha po prezanton punimin e tij shkencor me titull: “New Chlorophenyl- and Chlorophenoxy-Linked Azole Derivatives: Synthesis, Enzyme Modulation Profiles, and Structure-Based Insights Toward Neurodegenerative Targets”, i cili fokusohet në sintezën e komponimeve të reja bioaktive dhe potencialin e tyre në trajtimin e sëmundjeve neurodegjenerative.

Pjesëmarrja në këtë takim ndërkombëtar, i zhvilluar në ambientet akademike të Universitetit të Sevillas, ofron një mundësi të rëndësishme për shkëmbim shkencor, bashkëpunime të reja kërkimore dhe promovim të punës akademike të UBT-së në arenën ndërkombëtare. Me këtë aktivitet, UBT vazhdon të dëshmojë angazhimin e saj në kërkimin shkencor dhe kontributin në zhvillimin e shkencës dhe inovacionit në nivel evropian.

Continue Reading

Vendi

UBT kryeson në renditjet edhe në viti 2026 në SCImago, lider në kërkimin shkencor në rajon

Published

on

By

UBT ka konfirmuar edhe një herë pozicionin e tij si institucion lider në arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe inovacionin, si në nivel rajonal ashtu edhe ndërkombëtar, i përforcuar nga të dhënat më të fundit të renditjes së vitit 2026 nga SCImago Institutions Rankings.

SCImago Institutions Rankings (SIR) është një sistem vlerësimi ndërkombëtarisht i njohur që analizon universitetet dhe institucionet kërkimore në mbarë botën, bazuar në prodhimtarinë shkencore, performancën në inovacion dhe ndikimin shoqëror, duke u mbështetur në të dhënat e publikimeve dhe citimeve nga Scopus dhe indikatorë të tjerë relevantë.

Ekselencë rajonale në renditje

Sipas të dhënave nga raportet më të fundit rajonale dhe në përputhje me metodologjinë e SCImago:

UBT është renditur nder vendet e para në përgjithësi ndër të gjitha universitetet në vendet kryesore shqipfolëse, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke zënë vendin e parë ndër universitetet private në rajon.

Në fushën e ekselencës në kërkim shkencor, UBT është renditur i pari në Kosovë dhe i pari ndër universitetet private në hapësirat kryesore shqipfolëse, duke u pozicionuar i dyti ndër të gjitha universitetet në nivel rajonal.

Në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit, UBT ka zënë vendin e parë në vendet shqipfolëse dhe është renditur në mesin e pesë universiteteve më të mira (vendi i pestë) në rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Kosovë).

Këto arritje reflektojnë një performancë të qëndrueshme akademike dhe shkencore, duke e pozicionuar UBT-në ndër institucionet më të avancuara të arsimit të lartë në Evropën Juglindore.

Njohja nga SCImago dhe konteksti global

Renditja e SCImago Institutions Rankings përpilohet çdo vit dhe përfshin mijëra universitete dhe institucione kërkimore në nivel global, bazuar në tregues sasiorë si produktiviteti shkencor, bashkëpunimi ndërkombëtar, indikatorët e inovacionit dhe ndikimi shoqëror. Ky sistem ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi ndikimin shkencor të institucioneve.

Megjithëse lista zyrtare e vitit 2026 është e gjerë dhe përfshin institucione nga sektorë të ndryshëm, si qeveritarë, shëndetësorë dhe të arsimit të lartë, pozicionimi udhëheqës i UBT-së në kërkim dhe inovacion në nivel rajonal spikat qartë në kontekstin e këtyre standardeve globale.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i mirëpriti këto rezultate si një dëshmi e përkushtimit të universitetit për ndërtimin e një mjedisi kërkimor me ndikim të lartë. Ai theksoi se performanca e qëndrueshme në renditjet e SCImago, krahas vlerësimeve të tjera ndërkombëtare, dëshmon angazhimin e UBT-së për të ngritur cilësinë e shkencës, inovacionit dhe arsimit në Kosovë dhe më gjerë.

Me një bazë të fortë në prodhimtarinë shkencore, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe cilësinë akademike, UBT po vazhdon të ndërtojë momentum drejt njohjes edhe më të madhe në renditjet globale të arsimit të lartë. Performanca në renditjen SCImago, veçanërisht lidershipi në hapësirat shqipfolëse dhe në kategoritë përkatëse të Ballkanit Perëndimor, konfirmon një trajektore të qartë të rritjes së ndikimit dhe prezencës në skenën akademike rajonale dhe globale.

Continue Reading

Vendi

Prof. Dr. Denis Celcima pjesë e tryezës përmbyllëse të projektit kërkimor STI(G)MA

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Psikologjisë në UBT, Prof. Dr. Denis Celcima, ishte pjesë e tryezës së rrumbullakët që shënoi përmbylljen e ciklit kërkimor të projektit “STI(G)MA”, një iniciativë shkencore që vendosi në qendër fuqinë e fjalës dhe ndikimin e saj në ndërtimin e kuptimeve shoqërore.

Tryeza u organizua si moment reflektimi dhe diskutimi mbi rezultatet e projektit, i cili nisi nga një pyetje thelbësore: Çfarë bëjnë fjalët me ne — dhe çfarë bëjmë ne me fjalët? Në fokus të studimit ishte diskursi mediatik dhe mënyra se si stigmatizimi shpesh nuk shfaqet me zë të lartë, por depërton në mënyrë të heshtur përmes strukturave gjuhësore dhe modeleve të komunikimit. Koordinatore e këtij projekti ishte, profesoresha Eriola Bonja – Qafzezi. Prof. Dr. Denis Celcima, në cilësinë e ekspertes së fushës së psikologjisë, kontribuoi në diskutim duke theksuar rëndësinë e analizës së gjuhës si faktor kyç në formësimin e perceptimeve, qëndrimeve dhe sjelljeve sociale.

Ajo vuri në pah se fjalët nuk janë thjesht njësi komunikimi, por bartëse të kuptimeve, etiketimeve dhe përgjegjësive shoqërore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien psikologjike dhe në marrëdhëniet ndërpersonale. Projekti STI(G)MA nuk u kufizua vetëm në një analizë teorike të diskursit, por u konceptua si një ftesë për të lexuar dhe dëgjuar me më shumë kujdes, për të kuptuar se stigmatizimi shpesh vepron në mënyrë subtile, duke lënë gjurmë të thella në individ dhe komunitet.

Nga “sti(g)ma” te “stima”, siç u theksua gjatë tryezës, fjalët bëjnë dallimin — nga etiketimi drejt vlerësimit, nga gjykimi drejt kuptimit. Në këtë aktivitet morën pjesë studiues, pedagogë, studentë dhe bashkëpunëtorë të projektit, të cilët përmes diskutimeve dhe pyetjeve të tyre kontribuan në një dialog të hapur ndërdisiplinar. U shpreh mirënjohje e veçantë për Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Universitetin “Fan S. Noli” për mbështetjen dhe besimin në këtë iniciativë kërkimore. Tryeza përmbylli zyrtarisht projektin, por jo edhe pyetjet që ai hapi.

Siç u theksua në përfundim, kërkimi shkencor është një proces i vazhdueshëm, ku përfundimet shpesh shërbejnë si pikënisje për rrugë të reja studimi. Dialogu mbi gjuhën, stigmatizimin dhe përgjegjësinë shoqërore mbetet i hapur, ndërsa rruga e kërkimit vazhdon aty ku kurioziteti shkencor nuk ndalet.

Continue Reading

Lajmet

Hajrizi: Para 20 vjetësh kishim 5 studentë të IT-së, sot kemi me mijëra

Published

on

By

Edmond Hajrizi, Rektor i UBT-së, në EURO n’T7 ka thënë se ndër vite ka ndryshuar në tërësi kërkesa për drejtimet që të rinjtë duan të studiojnë; kjo tregon se edhe kërkesat për punë kanë ndryshuar.

Hajrizi, i cili me UBT shënon sivjet 25-vjetorin, tregon se kur kanë hapur degën për studime të teknologjisë informative kishin vetëm 5 studentë në këtë drejtim, derisa sot kanë me mijëra dhe kjo tregon se edhe nevojat e tregut kanë ndryshuar.

“Sot ka ndryshuar mindset-i i të rinjve. Fakti që ne si UBT kemi shkollën më të madhe të shkencave kompjuterike e nuk e kemi fakultetin juridik, i cili është më i vogli, tregon se të rinjtë duan të orientohen nga profesionet e së ardhmes siç janë IT, mjekësia dhe industria kreative, në funksione që faktikisht janë interesante. Njerëzimi sot ka nevojë për shumë profesione e profesionistë, sepse numri i të rinjve po bie, derisa ekonomia po rritet dhe nevojë për juristë të mirë e për ekonomistë të mirë do të ketë gjithmonë. Fakti që çdo vit regjistrohen me mijëra të rinj në fakultete si këto tregon se tregu ka nevojë për profesionistë si juristë ashtu edhe ekonomistë”, ka thënë Hajrizi.

Në anën tjetër, rektori i UBT-së ka kërkuar nga institucionet vendore që të largojnë të gjitha barrierat dhe t’u japin mundësi të rinjve për të studiuar duke mos kufizuar numrin e studentëve për drejtimet më të kërkuara, siç po ndodh në drejtimin e shkencave kompjuterike, ku kërkesa është e madhe derisa numri i studentëve është i kufizuar.

“Ne duhet ta ruajmë cilësinë e studimeve, por po ashtu duhet t’u japim mbështetje edhe më të madhe të rinjve që të kemi sa më shumë kuadro. Unë nuk mendoj se sot ne kemi ndonjë problem sa i përket përmbajtjes, infrastrukturës apo temave që trajtohen në botë; ne jemi në rrugën e njëjtë me të gjithë. Veç lodhesh duke menduar të shkosh diku jashtë për cilësi, sepse këtu i kemi të gjitha, sikur në Amerikë apo diku në Evropë”, ka shtuar Hajrizi.

Kreu i UBT-së po ashtu ka kërkuar nga niveli qendror e lokal i qeverisjes që të ndryshojnë mënyrën e qeverisjes për t’i dhënë më shumë hapësirë zhvillimit të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara