Lajmet

Oda e Hotelerisë e Turizmit s’e sheh të nevojshme orën policore

Published

on

Rritja e numrit të rasteve me Covid-19, por edhe rritja e numrit të viktimave ka bërë që ministria e Shëndetësisë të shqyrtojë miratimin e masave më strikte anti -Covid.

Në kuadër të masave të reja që pritet të zgjasin nga 1 shtatori deri më 13 shtator është paraparë edhe rikthimi i orës policore.

E për rikthimin e orës policore, kundër është kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva. Ai në një intervistë për Ekonomia Online thotë do të zhvillojnë edhe një takim me ministrin Arben Vitia, derisa shton se nuk ka nevojë për orë policore.

“Dje kemi pasur takim me ministrin dhe jemi informuar për masat e reja, dhe në aspektin e gastronomisë dhe hotelerisë do të kemi sipas asaj çka na është thënë do të kemi shkurtim të orarit për një orë, pastaj do të punohet vetëm në hapësirat e hapura dhe jo të mbyllura dhe vetëm me 75% të hapësirave, pastaj do të respektohen rregullat e manualit që është në fuqi në anën tjetër kemi paralajmërimin se do të ketë edhe orë policore por mendoj se sot gjatë ditës do ta kemi edhe një takim dhe kjo nuk ka nevojë të ndodhë”.

Sogojeva thotë se pas hyrjes në fuqi të masave të reja, bizneset kanë nevojë për dorën e shtetit, derisa shton se përndryshe do të përkeqësohet situata.

Vetëm në sektorin e dasmave humbjet kanë arritur shifrën e 400 deri në 500 milionë euro.

“Një studim që e kemi bërë vetëm në sektorin e dasmave që janë në fuqi masat aktuale diku 70% janë mbajt dhe 30% nuk janë mbajt për shkak të kufizimeve dhe 400 deri në 500 milionë euro humbje vetëm në sektorin e dasmave, mos të flasim tash se kjo do të bëhet vetëm në hapësirat e hapura dhe do të dëmtohet shumë, por apeloj që sa më shpejtë ta kemi një takim me ministrin e Ekonomisë dhe atje të detajizohen dhe të ju jepen ndihma ajo çka kanë humbur këto biznese përndryshe do të keqësohet gjendja dhe reagimet priten”.

Sogojeva ka pasur kritika edhe për mos zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike prej 420 milionë euro, derisa ka përmendur që mbi 36% e bizneseve aktuale ende nuk i kanë marr nga 170 euro.

“Prej 400 milionë euro ende nuk ka filluar me u zbatu, mbi 36% e bizneseve aktuale as 170 ende nuk e kanë marr dhe mos të flasim për këto që pritet me u dhanë, nëse këto nuk realizohen atëherë këto biznese prapë shkojnë në drejtim të kolapsit edhe pse kohëve të fundit janë ngjallë pak, por sipas informatave nga terreni jeni të bindur që vetëm qiratë i kanë barazuar”.

Varësisht prej situatës në vend, Sogojeva thotë se mund të ndodhë që prej 13 shtatorit të ketë edhe masa të tjera kundër Covid-19, e nëse bizneset nuk ndihmohen ato do të shkojnë drejt kolapsit.

Krejt në fund Sogojeva ka apeluar te qytetarët e vendit që të vaksinohem në mënyrë që sa më shpejtë të tejkalohet kjo situatë.

“Ndoshta prej 13 shtatorit do të kemi edhe masa të tjera varësisht prej situatës, atëherë ky biznes shkon drejt kolapsit. Problemi është se kur është në pyetje shëndeti ne po duhet me u rezervua kur i kemi të mbushura spitalet dhe kanë filluar me 18 raste të vdekjeve dhe nëse kjo rritet nuk mundesh ti qysh reagon, por duhet me bë gjithçka që krahas saj në aspektin ekonomik të shpëtohet edhe kjo pjesa e saj”.

“Qytetarët e Kosovës të vaksinohen ta kalojmë 60%, sipas IKShPK-së 60% e popullatës të vaksinohen në nëntor, dhe unë shpresoj që normalitetit do ti kthehemi në mesin e dhjetorit”.

Ndryshe, ditëve të fundit në vendin tonë është shënuar rritje alarmante e numri të infektuarve me Covid-19.

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Deçan

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të ndalojnë me forcë një veturë, me ç’rast njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendngjarje është konfiskuar pistoleta e përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara