Lajmet

​Ekspertët shëndetësorë pro heqjes së orës policore

Sot pritet të mblidhet Komiteti për menaxhimin e pandemisë.

Published

on

Ministria e Shëndetësisë sot pritet që të rekomandoj lehtësim të masave antiCOVID. Për lehtësimin e masave profesionistët shëndetësorë ndajnë mendime të ndryshme.

Derisa presidentja e Federatës së Mjekëve Shqiptare në Evropë, Aurora Dollenberg pajtohet që ora policore të largohet si masë kufizuese, ajo thotë se është e domosdoshme që dëshmia e tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë duhet të mbetet në fuqi. Por mendim ndryshe ka infektologu dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj i cili thotë se masat e vendosura nga Qeveria nuk kanë më kuptim dhe se sipas tij duhet të rriten inspektimet për respektim të masave siç janë mbajtja e maskës dhe distancës sociale.

Sot pritet të mblidhet Komiteti për menaxhimin e pandemisë për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja. Masat e reja të përfolura janë ora policore të përgjysmohet ose të largohet, ndërkaq gastronomia të vazhdojë në orar të rregullt deri në ora 23:00.

Po ashtu lehtësime pritet në ndodhin edhe në pikat kufitare ku nuk do të ketë nevojë që qytetarët të dëshmojnë se kanë marrë tri doza të vaksinës, meqë do të jetë e mjaftueshme të kalohet kufiri me dy doza të vaksinës dhe pa test.

Presidentja e Federatës së Mjekëve Shqiptare në Evropë, Aurora Dollenberg thotë se përqindja e ulët e të vaksinuarve në Kosovës nuk ofron komoditet për të kopjuar vendet e mëdha evropian që kanë lehtësuar masat.

Derisa kërkon kujdes në lehtësimin e masave, Dollenberg shprehet se masat kufizuese duhet të vazhdojnë të jenë në fuqi.

“Kosova duhet të jetë e kujdesshme në lehtësimin e masave kufizuese dhe mbrojtëse sepse duhet të mos kopjojmë shtetet e mëdha si Danimarka ose Anglia që kanë kaluar 85% të të vaksinuarve të tyre. Kosova vazhdon që të mbetet me një përqindje të ulët të të vaksinuarve dhe si rrjedhim duhet të jetë shumë vigjilente dhe akoma t’i mbajë masat kufizuese qoftë në kufi apo edhe te qytetari i thjesht duhet të rritet puna për të vaksinuar jo vetëm me dy doza e para, por madje edhe me dozën numër tre”, tha ajo.

Specialistja e mjekësisë familjare, Aurora Dollenberg pajtohet që ora policore të largohet, por insiston që në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë të vazhdoj të jetë edhe më tej në fuqi masa për të dëshmuar dozën e tretë, por edhe posedimin e dy dozave të vaksinës antiCOVID dhe testin PCR.

“Sa i përket kufizimit të orës policore unë si mjeke do të thosha që parë edhe vendet tjera të Evropës masa e kufizimit në orar policor nuk është aq e domosdoshme dhe aq e rëndësishme sesa respektimi i distancës sociale dhe mbajtjes së maskave gjatë ditës kështu që do të këshilloja që në rend të parë për Kosovën është e rëndësishme mbajtja e maskave e distancës sociale dhe bërja e vaksinave në mënyrë të rregullt, ndërsa ora policore mund edhe të hiqet… Nga ana mjekësore është shumë e rëndësishme kufizimi i importit apo eksportit të virusit sidomos të varianteve të reja të omicron që janë shumë infektuese, andaj në vijat kufitare është shumë e rëndësishme që të mbahet kontrolli dhe të bëhet me detyrim bërja e një doze të tretë apo paraqitja e një testi negativ të PCR-së”, tha Dollenberg.

Për lehtësim të masave që përfshin largimin e orës policore dhe heqjen e masës për dëshminë e tri dozave si dhe rikthimin e punës së gastronomisë deri në orën 23:00 po e mbështet edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj.

Dreshaj edhe si infektolog konsideron se është iluzore që të pritet që me masa sanksionuese të menaxhohet pandemia. Ai thotë se respektimi i masave standarde të menaxhimit të pandemisë siç janë mbajtja e maskës dhe distancës sociale duhet më shumë të inspektohen.

“Është iluzore të pritet që me sanksione të menaxhohet pandemia. Masat standarde nuk janë duke u respektuar, andaj nuk ka vend që të shtohet me masa radikale derisa ato standarde nuk respektohen. Po të isha pjesë e ekipit profesionistë apo ministër i Shëndetësisë unë do të kisha marrë vendime pak më ndryshe, do të kisha vepruar me inspektorë e polici në terren, me sanksione për ata që nuk respektojnë ligjin dhe masat, ndërsa sa i përket masave shtesë do të ishte varë nga situata epidemiologjike që kemi… Është e pakuptimtë të shkoni në masa radikale kur masa standarde nuk respektohen”, tha Dreshaj.

Deputeti Dreshaj shprehet kundër masave aktuale në fuqi, madje thotë se këto masa nuk kanë pasur efekt në menaxhim të pandemisë.

“Si ekspert i fushës dhe si Aleancë, ne kemi qenë kundër shkurtimit të orarit në gastronomi ngase kjo i ndihmon më shumë krizës energjike vend sesa menaxhimit të sëmundjes. Kemi qenë kundër orës policore për shkak se virusi është 24 orë në vend dhe mendojmë që ora policore nuk është diçka që duhet të implementohet. Si Aleancë kemi qenë kundër dozës së tretë në kufi për shkak se doza e tretë në kufi nënkupton sikur ne të kishim arritur një shifër të lartë të të vaksinuarve me dozën e tretë gjë që nuk i kemi në vend dhe njëkohësisht si Aleancë dhe si ekspert iu kemi bërë me dije me kohë se karakteristika e pandemisë nuk janë karakteristika të rangut të botës kur ICDS nuk do të japin rekomandime për shkak se vendet e ndryshme kanë karakteristika të ndryshme si në aspektin vaksinal apo kapaciteteve të trajtimit”, u shpreh ai.

Më 21 janar për shkak të situatës pandemike Qeveria e Kosovës kishte vendosur që gastronomia të punojë vetëm deri në orën 21:00, pasi që ora policore u zhvendos nga ora 24:00 në 22:00. Për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë si masë kufizuese është e vendosur dëshmia e dozës së tretë të vaksinës antiCOVID apo dy doza dhe një test PCR negativ.

Ndërsa, dje në Kosovë kanë rezultuar pozitivë 2 mijë e 590 qytetarë, ndërsa gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit.

lajme

Kurti takon në Paris emisarin Sorensen: Diskutohet për normalizimin dhe dialogun me Serbinë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Paris, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me fokus njohjen reciproke, stabilitetin institucional të paszgjedhjeve në Kosovë, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, u shpreh kryeministri Kurti.

Edhe emisari evropian Sorensen konfirmoi takimin përmes një njoftimi, duke vlerësuar bisedën si të frytshme për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në dialog dhe procesin e normalizimit në dobi të qytetarëve dhe rajonit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti gjithashtu zhvilloi një bashkëbisedim me studentë, ku theksoi pritjet e tij që udhëheqja e re e Serbisë të njohë Republikën e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 mposhtet nga Belgjika në raundin e dytë kualifikues

Published

on

By

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.

Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.

Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/

Continue Reading

lajme

Murati prezanton buxhetin për 2027-ën, opozita kritikon investimet kapitale

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar në shqyrtimin e parë para Komisionit për Buxhet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 268.7 milionë eurosh, të mbështetura nga të hyra prej 4 miliardë e 2 milionë eurosh dhe një deficit fiskal prej 2 për qind.

Gjatë raportimit, ministri Murati theksoi se buxheti reflekton rritjen ekonomike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike, ndërsa arsyetoi rritjen e kostos së jetesës me faktorë dhe tronditje të jashtme gjeopolitike.

“Sa i përket inflacionit, patjetër që është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Kjo ka dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë, e cila ndikoi në tronditjen globale të çmimeve të energjisë, por edhe të ushqimeve, dhe tash së fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në Gjirin Persik”, deklaroi Murati.

Prezantimi u pasua me kritika të ashpra nga anëtarët e opozitës. Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ngriti shqetësimin për ngecjen e investimeve kapitale dhe ndikimin e inflacionit në mirëqenien e qytetarëve, duke iu referuar edhe raporteve që tregojnë se mbi një miliard euro investime të planifikuara kanë mbetur të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.

Seanca u karakterizua edhe nga debati i tensionuar mes ministrit Murati dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kritikoi mungesën e një orientimi të qartë strategjik në infrastrukturë, shëndetësi dhe energji, duke vënë në dyshim pasqyrimin e premtimeve qeverisëse në kornizën trevjeçare buxhetore.

“S’je i interesuar sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend… Buxheti nuk është një plan kontabël, është një dokument strategjik”, u shpreh Hoti gjatë përplasjes direkte me ministrin e Financave.

Sipas planifikimit të ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, për paga janë paraparë 1 miliard e 84.9 milionë euro, për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro, ndërsa për investime kapitale është alokuar shuma prej 1 miliard e 70 milionë eurosh. Projektligji pritet të vazhdojë procedimin në komisionet e linjës për shqyrtim të mëtejshëm. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara