Aktualitet

Oda e Afarizmit kërkon nga Qeveria largimin e kufizimeve të lëvizjes

Published

on

Oda e Afarizmit të Kosovës njofton se situata e shkaktuar në vend si pasojë e pandemisë ka bërë që sektori privat të mbetet më i godituri e në mesin e të cilëve janë edhe prodhuesit vendor.

Oda e Afarizmit të Kosovës duke e marrë parasysh gjendjen e rëndë në të cilën jemi, ripërsërit kërkesën që të largohet ora policore dhe kufizimet në orar dhe të shtohen masat gjatë 24 orëve.

“Arsyeja qëndron se gjatë gjithë ditës jemi duke parë qarkullim masiv të qytetarëve në shitore, rrugë dhe kafene ku nuk është duke u respektuar pothuajse asnjë rregull si numri i kufizuar në bazë të metrave katrore në një shitore apo market, numri i kufizuar në lokale dhe largësia 2 metra nga tavolina apo numri maksimal prej 5 personave që lejohen të jenë në një tavolinë. OAK rikërkon heqjen e menjëhershme të orës policore dhe kufizimeve ose mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët për humbjet që po u shkakton ky vendim duke i’u ndaluar të drejtën e punës, kërkesë kjo e dalë nga takimet që OAK që mbanë në vazhdimësi me bizneset”, thuhet në reagimin e OAK-ut.

OAK kërkon sërish që çdo vendim që merret për mbyllje të biznesit duhet të shoqërohet me përkrahje financiare, në mënyrë që të ofrohet përkrahje në këtë drejtim.

“Andaj, OAK rikërkon largimin e kufizimeve të deritanishme të vëna nga Qeveria e Kosovës dhe respektimin në mënyrë restriktive të masave të parapara nga IKSHPK-ja. Ndërsa sa i përket Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili edhe më tutje nuk është duke kaluar OAK kërkon që të përfshihen edhe disa kërkesa të bizneseve si:• Lënda e parë të trajtohet njësoj sikurse që lirohet nga tvsh kur blihet jashtë vendit, të veprohet njejtë edhe në rastet e blerjes brenda vendit;• Të rritet fondi për garanci kreditore në 300 milionë euro, duke iu ofruar kështu mundësi të marrjes së kredive me garancion shtetëror dhe me kamata më të ulëta;• Të ulet norma e interesit nga BQK në 1.7%, duke qenë i vetmi vend në rajon që nuk ka ulur normën pa marrë parasysh situatën në të cilën jemi;• Ulja e Tvsh-së në ushqim, turizëm dhe hotelieri në 5%, duke situmuluar kështu rritjen e konsumit;• Të subvencionohet prodhimi vendor me 10% në dalje në markete dhe eksporti me 10%, në mënyrë që të produktet tona të dalin me çmime konkurruese në tregjet rajonale”, thuhet në reagimin e OAK-ut./UBTNews

OAK rikërkon nga Qeveria largimin e kufizimeve të lëvizjes dhe orarit të punës për bizneset Situata e shkaktuar në vend…

Posted by Oda e Afarizmit të Kosovës on Monday, November 30, 2020

Rajoni

Diskutim i hapur në UBT me Christopher Hyland mbi trendet globale dhe implikimet për Kosovën

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, studentët e Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë, së bashku me stafin akademik, patën mundësinë të bashkëbisedojnë me Christopher Hyland, një njohës i proceseve ndërkombëtare dhe mbështetës i kahershëm i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të ligjëratës “Current Global Developments and Their Implications for Kosovo”, u diskutuan zhvillimet më të fundit globale, sfidat gjeopolitike dhe ndikimi i tyre në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë ligjëratës, Hyland ndau përvojën e tij shumëvjeçare në analizimin e proceseve ndërkombëtare dhe angazhimin e tij në mbështetje të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai foli për rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve afatgjata, dialogut ndërkombëtar dhe kuptimit të drejtë të proceseve historike e politike që kanë ndikuar në fatin e popujve dhe shteteve.

Duke reflektuar mbi ndikimin e mentorëve dhe përvojave të tij akademike, Hyland theksoi rëndësinë e krijimit të lidhjeve njerëzore dhe profesionale që ndërtohen mbi besimin dhe vlerat e përbashkëta.

“Nëse takon individë me të cilët ndërton miqësi dhe mirëkuptim të sinqertë, ato marrëdhënie mund të zgjasin për vite të tëra dhe të krijojnë ura bashkëpunimi që tejkalojnë kufijtë dhe dallimet”, tha Hyland.

Në fjalën e tij, ai u ndal veçanërisht te përvoja e tij personale në njohjen e realitetit të Kosovës gjatë viteve të shpërbërjes së Jugosllavisë, duke theksuar se studimi i zhvillimeve në terren e kishte shtyrë të shihte situatën përtej narrativave të zakonshme të kohës.

“Sa më shumë që e studioja situatën, aq më shumë kuptoja se qytetarët e Kosovës po përballeshin me shtypje të rëndë nga qeveria qendrore në Jugosllavi. Historia ishte shumë më ndryshe nga ajo që paraqitej në atë kohë”, u shpreh ai.

Hyland diskutoi me studentët mbi transformimet aktuale politike dhe ekonomike në botë, sfidat e sigurisë ndërkombëtare, rolin e aleancave strategjike dhe rëndësinë e pozicionimit të Kosovës në një mjedis global gjithnjë e më dinamik.

Ligjërata u karakterizua nga diskutime interaktive dhe shkëmbim idesh, duke konfirmuar edhe një herë rolin e UBT-së si një qendër e rëndësishme e debatit akademik, inovacionit dhe analizës së çështjeve me rëndësi globale.

Continue Reading

Aktualitet

Nis shpërndarja e 100 eurove për studentët

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se është bërë ekzekutimi i 100 eurove për studentët në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Ai ka njoftuar se sot është finalizuar dhe dorëzuar lista e studentëve të kualifikuar për mbështetjen me 100 euro.

“Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro”, ka thenë Murati. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Shqipëria shpall “non-grata” për 15 vjet teologen nga Kosova, Igballe Berisha-Huduti

Published

on

By

Teologia nga Kosova, Igballe Berisha-Huduti, është shpallur “person i padëshiruar” në Shqipëri për një periudhë 15-vjeçare. Vendimi është marrë nga autoritetet shtetërore në kuadër të masave për sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

Sipas vendimit të transmetuar nga mediat në Shqipëri, ky hap u ndërmor bazuar në informacionet e institucioneve të sigurisë, të cilat e vlerësojnë veprimtarinë e saj si rrezik potencial. Ndaj Hudutit rëndojnë dyshime për lidhje me regjimin iranian dhe për thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri. Urdhri tashmë i është përcjellë për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të kufirit e migracionit.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai deklaroi se Huduti ka qenë e përfshirë si “e infiltruar” në protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër ndërtimit të një resorti luksoz në Zvërnec. Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar edhe fotografi në rrjetet sociale, duke ngritur akuza për lidhje të saj me figura dhe struktura të huaja.

Nga ana tjetër, vetë Igballe Berisha-Huduti i ka mohuar të gjitha pretendimet dhe akuzat e autoriteteve. Përmes një reagimi, ajo ka theksuar se pjesëmarrja e saj në protesta ka qenë tërësisht qytetare dhe patriotike, pa asnjë motiv tjetër të fshehur. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

FSK dhe Policia e Kosovës sërish institucionet më të besueshme për qytetarët

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të gëzojnë nivelin më të lartë të besimit publik në vend. Sipas rezultateve të Anketës Rajonale WeBalkans 2026, 87.4% e qytetarëve kanë shprehur besim të plotë në FSK-në, ndërsa 85.6% në Policinë e Kosovës, duke i renditur këto dy institucione në krye të listës për sa i përket besueshmërisë.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës e ka vlerësuar këtë rezultat si një dëshmi të pastër të profesionalizmit, përkushtimit dhe angazhimit të vazhdueshëm të zyrtarëve policorë në garantimin e rendit dhe sundimit të ligjit. Nga ky institucion theksuan se besimi i qytetarëve është themeli i punës së tyre dhe një motiv shtesë për të vazhduar mbrojtjen e jetës dhe pronës së komunitetit.

Anketa tregon gjithashtu se për qytetarët e Kosovës, siguria, sundimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit mbeten prioritetet kryesore për zhvillimin e vendit. Një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve kanë kërkuar që forcimi i zbatimit të ligjit të mbetet në fokusin kryesor të institucioneve shtetërore.

Në përgjigje të këtyre gjetjeve, Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar, korrupsionin dhe çdo dukuri tjetër që cenon sigurinë publike. Institucioni ka premtuar investime të mëtejshme në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe rritjen e transparencës, duke shprehur njëkohësisht mirënjohje të thellë për përkrahjen e vazhdueshme të qytetarëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara