Aktualitet

OBSh pezullon procesin e miratimit të vaksinës ruse Sputnik V

Published

on

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka pezulluar procesin e miratimit për vaksinën Sputnik V të Rusisë kundër COVID-19.

Në një konferencë shtypi të Organizatës Pan Amerikane të Shëndetit (PAHO), ndihmësdrejtori Jarbas Barbosa tha se oferta e Rusisë për autorizimin e vaksinës ishte pezulluar pasi një numër shkeljesh u zbuluan gjatë një inspektimi.

“Procesi për përdorimin e Sputnik V u pezullua, sepse gjatë inspektimit të njërës prej fabrikave ku po prodhohet vaksina, u zbulua se fabrika nuk ishte në përputhje me praktikat më të mira të prodhimit”, tha Barbosa.

OBSH më parë kishte gjetur shkelje të shumta dhe kishte shqetësime në lidhje me “zbatimin e masave adekuate” në fabrikën e Pharmstandard në qytetin rus të Ufas.

“Prodhuesi duhet të bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të jetë gati për inspektime të reja. OBSH është duke pritur që prodhuesi të dërgojë lajme se fabrika e tyre është në rregull”, ka shtuar Barbosa.

Bota

Të paktën 9 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Published

on

By

Të paktën gjashtë njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet ruse me dronë dhe raketa në kryeqytetin e Ukrainës gjatë natës, njoftuan të hënën në mëngjes shërbimet e emergjencës të Ukrainës.

Ekipet për shpëtim dhe zjarrfikësit po përpiqen të nxjerrin njerëz që besohet se kanë ngecur nën rrënojat e një ndërtese banimi, e cila është shembur pjesërisht.

Në një zonë tjetër të Ukrainës, një sulm me dron rus me rreze të shkurtër veprimi vrau dy njerëz dhe plagosi dhjetë të tjerë në rajonin e Çernihivit, thanë autoritetet. Sipas kreut të administratës rajonale, Viacheslav Chaus, tre fëmijë janë mes të plagosurve.

Në një qytet tjetër të Ukrainës, Bila Tserkva, u vra një person dhe u plagosën tetë të tjerë.

Rusia i kreu këto sulme pothuajse një javë pas një sulmi të kombinuar që e ndërmori të martën e kaluar, ku vrau 28 njerëz në Kiev, 23 prej të cilëve në një ndërtesë banimi që u shemb pasi u godit drejtpërdrejt nga një raketë ruse.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e quajti atë sulm si një nga bombardimet më të mëdha të luftës, e cila është tani në vitin e katërt.

Në orët e para të së hënës, dronët dhe raketat goditën zona banimi, spitale dhe infrastrukturë sportive në disa qarqe të Kievit, sipas shërbimeve të emergjencës.

Dëmet më të mëdha u raportuan në qarkun Shevçenkivski, ku një pjesë e një ndërtese pesëkatëshe u shemb.

Pesë njerëz u konfirmuan të vdekur nga sulmi në ndërtesë, ndërsa 10 të tjerë, përfshirë një grua shtatzënë, u shpëtuan nga një godinë e lartë aty pranë, që gjithashtu pësoi dëme të rënda nga shpërthimi.

Banorë të tronditur, disa të mbështjellë me batanije, vëzhgonin me lot në sy ndërsa po zhvillohej operacioni i pastrimit. Dhjetëra vullnetarë po ndihmonin për të hequr xhamat e thyer, degët e pemëve të rrëzuara dhe mbeturinat e tjera.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, u tha gazetarëve nga vendi i ngjarjes se “shpresojmë shumë që numri i viktimave të mos rritet”, por punonjësit e shpëtimit ishin ende duke kërkuar në ndërtesën e shembur për viktima të tjera./REL/

Continue Reading

Bota

Trump flet për ndryshimin e regjimit në Iran, pas bombardimeve të SHBA

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lënë të kuptohet të hënën se mund ta mirëpresë rrëzimin e Qeverisë në Teheran, vetëm pak orë pasi anëtarë të administratës së tij ngulën këmbë se sulmet e fundit ndaj Iranit nuk kishin për qëllim të sillnin “ndryshim regjimi”.

Politikisht nuk është e pranueshme të përdoret termi ‘Ndryshim Regjimi’, por nëse regjimi i tanishëm iranian nuk është në gjendje ta BËJË IRANIN SËRISH MADHËSHTOR, pse të mos ketë një ndryshim regjimi??? MIGA!!!” shkroi Trump në platformën e tij, Truth Social.

Trump i tha këto fjalë vetëm disa orë pasi figura kyçe të administratës së tij, si – nënpresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth – theksuan se qëllimi i sulmeve ajrore të SHBA-së më 21 qershor ndaj objekteve bërthamore të Iranit ishte një zgjidhje e negociuar, dhe jo rrëzimi i Qeverisë islamike teokratike.

Në një konferencë për shtyp, Hegseth i përshkroi bombardimet si “operacion i saktë”, që synonin vetëm programin bërthamor të Iranit, dhe jo ushtarët apo popullin iranian.

Kjo mision nuk kishte, dhe nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit”, tha ai.

Trump “kërkon paqe, dhe Irani duhet ta ndjekë këtë rrugë”, shtoi Hegseth, duke theksuar më tej: “Këtu duhet të arrihet një marrëveshje e negociuar”.

Regjimi iranian duhet të zgjohet dhe të thotë: ‘OK, nëse me të vërtetë duam energji bërthamore në vendin tonë, ka mënyrë për ta bërë këtë’. Kjo ofertë është ende në fuqi. Jemi të gatshëm të flasim me ta nesër dhe të fillojmë punën për këtë”, tha Rubio për rrjetin amerikan CBS.

Megjithatë, disa anëtarë të Partisë Republikane të Trumpit kanë bërë thirrje në të kaluarën për rrëzimin e Qeverisë iraniane, përfshirë senatorin me ndikim nga Teksasi, Ted Cruz.

Po avokoj që të përdorim trysni maksimale dhe sanksione ekonomike për të ushtruar trysni mbi regjimin në një mënyrë që mund ta nxisë rrëzimin e tij”, kishte thënë ai para sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran.

Continue Reading

Bota

Forcat izraelite vrasin 5 palestinezë dhe plagosin dhjetëra të tjerë në Gaza

Published

on

By

Sytë e botës janë zhvendosur te konflikti i Izraelit me Iranin, por sulmet e tij ndaj palestinezëve në Gaza vazhdojnë.

Agjencia e lajmeve Wafa raporton se forcat izraelite vranë të paktën pesë persona në sulmet në Gazën qendrore dhe jugore këtë mëngjes.

Në një sulm, ata sulmuan civilët që prisnin ndihma ushqimore në rrugën Salah al-Din, në jug të zonës Wadi Gaza, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 35 të tjerë, raportoi agjencia, duke cituar burime mjekësore në Spitalin al-Awda në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Një person i tretë u vra në një sulm ndaj një shtëpie në Deir el-Balah qendror, dhe dy të tjerë, përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm në qytetin verior të Gazës.

Wafa tha se kishte më shumë viktima nga një sulm me dron në të ashtuquajturën zonë të sigurt të al-Mawasi në Gazën jugore, por nuk dha një numër të saktë viktimash.

Continue Reading

Bota

Spanja i kërkon BE-së të pezullojë marrëveshjen me Izraelin për luftën në Gaza

Published

on

By

Veprimet e Izraelit pritet të jenë një temë e madhe në takimet e Bashkimit Evropian më vonë sot në Bruksel.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, ka thënë se do t’i kërkojë Këshillit të BE-së të autorizojë pezullimin e menjëhershëm të marrëveshjes që përcakton marrëdhëniet e bllokut me Izraelin, në përgjigje të asaj që ai e përshkroi si shkelje të të drejtave të njeriut në Rripin e Gazës, ku sulmet izraelite gjatë 20 muajve të fundit kanë vrarë gati 56,000 njerëz.

Albares tha gjithashtu se synon të kërkojë një embargo mbi shitjen e armëve në Izrael dhe sanksione kundër individëve që pengojnë zgjidhjen me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez.

Continue Reading

Të kërkuara