Shëndeti

OBSh: Obeziteti po vret 1.2 milion njerëz në vit

Pothuajse një e treta e fëmijëve dhe 59 për qind e të rriturve në Evropë janë mbipeshë ose jetojnë me obezitet, thuhet në raport.

Published

on

Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) të hënën, obeziteti në Evropë ka arritur në përmasa epidemike dhe po shkakton të paktën 200 mijë raste kanceri dhe 1.2 milion vdekje çdo vit. Pothuajse një e treta e fëmijëve dhe 59 për qind e të rriturve në Evropë janë mbipeshë ose jetojnë me obezitet, thuhet në raport.

Bazuar në raport, djemtë kanë pak më shumë gjasa sesa vajzat të jenë mbipeshë apo obezë. Mbipesha konsiderohet si vrasësi i katërt më i madh në Evropë, sipas raportit të OBSh-së për Obezitetin Rajonal Evropian, dhe është përgjegjës për rreth 1.2 milion vdekje në rajon çdo vit, rreth 13 për qind të totalit.

Normat e obezitetit në Evropë janë më të larta se çdo rajon i OBSh-së përveç Amerikës, tha organi i OKB-së, duke shtuar se ato u rritën 138 për qind midis viteve 1975 dhe 2016.

Drejtori i OBSh-së për Evropën, Hans Henri Kluge tha se pandemia COVID-19 nuk ndikoi për ta ndihmuar situatën.

Çfarë po e shkakton epideminë e obezitetit?

Bllokimi, mbyllja e shkollave dhe puna në distancë mund të kenë kontribuar gjithashtu në rritjen e shkallës së obezitetit në Evropë, shtoi ai.

“Dëshmitë paraprake sugjerojnë se shumë nga kufizimet në lidhje me kontrollin e pandemisë, duke përfshirë mbylljen e shkollave dhe periudhat e lëvizjeve të kufizuara të popullsisë, kanë çuar në një rritje të ekspozimit ndaj disa prej faktorëve të rrezikut që ndikojnë në gjasat e një personi për të përjetuar mbipeshë ose mbipeshë”, tha Kluge./UBTNews/

Shëndeti

Gjethet e lakrës si kurë kundër dhembjeve të kokës – Si t’i përdorni?

Published

on

Dhimbjet e kokës dhe migrenës janë të forta sa e drobisin njeriun në atë pikë që nuk duron dot as dritë e as tingullin më të vogël.

Përdorimi i medikamenteve ofron lehtësim të dhembjeve, por gjithsesi agonia e tyre do kohë të shuhet.

Në këtë artikull do të mësoni për kurën natyrale me gjethet e lakrës, që e mundin dhimbjen.

Shumë prej përbërësve të lakrës janë antiirritantë dhe antibiotikë të fuqishëm, ato zgjerojnë kapilarët e gjakut në zonën e trupit ku vendosen dhe rrisin qarkullimin e gjakut. Falë rritjes së qarkullimit në këtë pjesë të kokës, dhimbja lehtësohet dhe agonia shuhet.

Si t’i përdorni gjethet e lakrës kundër dhembjeve të kokës?

Merrni një lakër mesatare dhe hiqni gjethet në sipërfaqe të saj, merrni disa gjethe në brendësi të lakrës, lajini mirë e shtypini sa të formoni një pastë. Masën e formuar vendoseni në një napë të pastër, mbështilleni mirë dhe vendosenin në zonën e kokës që ju dhemb.

Shtrihuni dhe përpiquni të qetësoheni, mbajeni napën deri sa grimcat e lakrës të përthahen, kur gjethet e lakrës të jenë tharë, përgatisni një napë të re dhe vazhdojeni kurën. Gjatë kësaj kohe pini sa më shumë ujë.

Shkaktarët e migrenës:

Shpesh migrena shpërthen si pasojë e disa ushqimeve të konsumuara në 24 orëshin e fundit, shumë dhimbje te disa njerëz nxiten nga konsumi i ushqimeve të bulmetit, mishit, kafeinës, çokollatës dhe verës së kuqe. Evitoni këto ushqime nëse keni dhimbje koke të shpeshta.

Kura natyrale me Arrëmyshk 

Ekspertë të mjekësisë rekomandojnë përzierjen e arrëmyshkut pluhur apo si njihet arra moskat, me ujë dhe formimin e një paste, që mund ta vendosni në zonën e dhimbjes. Arrëmyshkun apo arrën moskat e gjeni në pikat e shitjes së erëzave a në supermarkete.

Ka aftësi të mëdha qetësuese për trurin e trupin. Masazhi me pastën e arrëmyshkut në zonën e ballit dhe anash do ju qetësojë. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

A ndikon konsumimi i alkoolit në stërvitje?

Published

on

Ndoshta nuk e keni menduar, por alkooli ka ndikim të drejtëpërdrejtë negativ nëse je person që stërvitesh rregullisht dhe po bën përpjekje për të qenë në formë.

Nuk bëhet fjalë vetëm për ditën pasi ke pirë dhe nuk je në gjendjen më të mirë. Konsumi i alkoolit ka një listë efektesh negative dhe secila ka ndikimin e saj në planet ose efektet që pret nga stërvitja. Më tej do të listojmë si ndikon alkooli në trupin tënd dhe në stërvitjen që ti bën.

Dehidratimi: Alkooli largon lëngjet nga trupi. Uji luan rol të rëndësishëm në mbajtjen e balancave fizike, ndaj bëji llogaritë vetë. Efektet janë më të forta sesa duket.

Këputje muskulare: Alkooli nxit prodhimin e acidit laktik, që është fajtor për ngërçet. Ja pra ku e ke arsyen pse nuk bën dot ushtrime si zakonisht kur ke alkool në gjak.

Sheqeri në gjak rritet: Trupi përjeton inflamacion nga rritja e sheqerit në gjak dhe kjo çon në dehidratim, fryrje dhe ndjesi të sikletshme.

Probleme me tretjen: Dhimbjet e stomakut dhe pamundësia e trupit për të tretur ushqimin e bën të vështirë edhe stërvitjen. Edhe nëse të duket sikur je mirë se nuk ke pirë aq shumë, parehatia nga këto problematika nuk do të lejojë të stërvitesh si normalisht.

Nepse të pashëndetshme: Nëse po përpiqesh të humbësh ca kile, alkooli t’i prish balancat jo vetëm ditën kur pi, por edhe në ditët pasardhëse, sepse shton dëshirën për sheqerna dhe ushqime me shumë yndyrë.

Continue Reading

Shëndeti

Su merren vitaminat e tretshme në ujë dhe ato në yndyrë?

Published

on

Vitaminat ndahen në dy kategori: të tretshme në ujë dhe të tretshme në yndyrë, ato të tretshmet treten në ujë e nuk kërkojnë që ushqimi të përthithet siç duhet.

Vitaminat e tretshme në yndyrë, kërkojnë yndyrë për përthithje optimale, që do të thotë se ato duhet të merren në mënyrë ideale me një meze të lehtë ose vakt që përmban yndyrë.

Vitaminat e tretshme në ujë përfshijnë 8 vitaminat B dhe vitaminën C. Shumica e këtyre lëndëve nuk ruhen në trupin e duhet të konsumohen çdo ditë. Çdo lëndë ushqyese shtesë e tretshme në ujë që trupi nuk përdor ekskretohet përmes urinimit tuaj.

Vitamina B12 është përjashtim pasi sasitë e tepërta ruhen në mëlçinë tuaj, shkruan Health.com. Lëndët ushqyese të tretshëm në ujë mund të merren në çdo kohë të ditës, me a pa ushqim. Disa pretendojnë se vitaminat B merren më së miri në mëngjes, sepse janë “energjizuese”.

Megjithatë, marrja e vitaminave B me ushqim rekomandohet për të ulur shanset për shqetësime në stomak. Vitaminat e tretshme në ujë merren në çdo kohë, por ka përjashtime e rekomandime specifike. Vitaminat e tretshme në yndyrë përfshijnë vitaminat A, E, D dhe K.

Këto lëndë ushqyese ruhen në mëlçi, inde dhjamore e muskujt e trupit, mund t’i konsumoni më rrallë se vitaminat e tretshme në ujë. Vitaminat e tretshme në yndyrë absorbohen në zorrë me yndyrë, rekomandohet të merren me një vakt ose meze të lehtë që përmban yndyrë. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Bora na erdhi papritur! Çaj mali kundër kollës dhe gripit

Published

on

Çaj i ngrohtë mali me gjalpë, ëmbëlsuar me mjaltë e pak lëng limoni për vlera është një ndër kurat më të forta që mbrojnë organizmin.

Një traditë e trashëguar brez pas brezi, çaji i malit përzihet me lëng limoni, mjaltë dhe pak gjalpë. Ky i fundit është element që e bën shijen e çajit interesante dhe aspak të çuditshme, sidomos për ata që kanë probleme me kollën ose fytin.

Nëse ju pëlqen çaji i malit, përdoreni shpesh kështu, në mëngjes, por edhe në mbrëmje.

Përzierja e tij me gjalpin rrit forcën vepruese të vlerave ushqyese. Gjalpi është i pasur me vitamina dhe minerale.

Përbërësit:

Një grusht me çaj mali;

Një lugë çaji me mjaltë;

Dy lugë gjellë me lëng limoni.

Si fillim zjejmë ujin. Në ujin e nxehtë hedhim çajin e malit, e lëmë të zjejë 10 minuta, e hedhim në filxhan. Më pas hedhim lugën e mjaltit dhe lëngun e limonit, në fund gjalpin e freskët. Çaji pihet kur është i ngrohtë.

Çaji me fuqitë e një mali për shëndetin

Aset që natyra i ka dhuruar njeriut për t’a ndihmuar në mirëqenien e organizmit, ka efekte të fuqishme në forcimin e imunitetit. Ai ndikon për një tretje të lehtë e lufton alergjitë e astmën, dhimbjet e kokën e sinozitin.

Çaji i malit ka një fuqi të jashtëzakonshme në trajtimin e sëmundjeve të të ftohtit.

Gripi, dhimbjet e fytit, kolla apo dhimbjet e kraharorit trajtohen më së miri përmes çajit të ngrohtë të malit.

Vlerat e limonit dhe mjaltit

Jo më kot, cilësohet si fruti i jetëgjatësisë. Limoni është një pasuri vlerash të çmuara për shëndetin. Vetitë kuruese janë të fuqishme falë vitaminave C dhe P, që i bëjnë efektet shëruese të limonit të menjëhershme për organizmin e njeriut. Mjalti, është cilësuar ndër shekuj si nektari i perëndive, e vijon të jetë i tillë edhe sot. Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues.

Para shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës, ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure. Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara