Kuriozitete

Obama tregon se çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm ndryshe

Ai si shembull ka theksuar Bill Gates dhe magjepsjen e tij me kompjuterët.

Published

on

Gjatë gjithë karrierës së tij, ish-presidenti Barack Obama ka pasur mundësinë të takojë dhe të punojë me disa nga njerëzit më të suksesshëm në botë, nga miliarderët e botës së teknologjisë deri te laureatët e çmimit Nobel.

Në një intervistë me kryeredaktorin e LinkedIn, Dan Roth për podkastin “This is Working”, Obama ka shpjeguar se njerëzit “më të suksesshëm” janë ata që janë vërtet të interesuar dhe të pasionuar në punën që e bëjnë. Këtu si shembull ka theksuar Bill Gates dhe magjepsjen e tij me kompjuterët.

Tutje Obama ka thënë se është më e rëndësishme të reflektosh mbi “atë që dëshiron të bësh, sesa për atë që dëshiron të jesh”.

“Unë mendoj se kohëve të fundit njerëzit më shumë kanë në mendjen e tyre këtë mënyrë të të menduarit: “Dua të jem një kongresmen në moshën 30. Unë dua të fitoj X shumë para deri në këtë moshë”. Dhe sipas tij gjërat nuk shkojnë në këtë mënyrë.

Por nëse jeni të apasionuar pas punës tuaj dhe keni një interesim të vërtetë për punën që e bëni, atëherë ju mund të arrini ta bëni një karrierë të jashtëzakonshme.

Kur të jeni të përthithur nga ajo që po bëni, do të ndodhi një nga këto dy gjëra: do të bëheni shumë të mirë në të dhe gjasat janë ose që të bëheni i njohur për punën tuaj ose do të fitoni dhe do të fitoni një pozitë që e dëshironi.

Kjo nuk është hera e parë që ish-presidenti ndan këshilla për të pasur sukses në punë. Ai u ka thënë nxënësve të shkollave të mesme në një fjalim në vitin 2009 se një nga gjërat më të vështira, por më të rëndësishme që duhet të bëni për të arritur qëllimet tuaja të karrierës është të ndiheni rehat me dështimin.

Sipas tij njerëzit më të suksesshëm në botë janë ata që kanë pasur më shumë dështime, duke përfshirë Michael Jordan, i cili u shkëput nga ekipi i tij i basketbollit në shkollën e mesme, pak vjet përpara se të bëhej një nga basketbollisti më i madh profesionist.

“Ju nuk mund të lejoni që dështimet tuaja t’ju përcaktojnë – ju duhet të lini që dështimet tuaja t’ju mësojnë. Ato duhet t’i lini t’ju tregojnë se çfarë të bëni ndryshe herën tjetër. Askush nuk ka lindur të jetë i mirë në të gjitha gjërat… ju bëheni të mirë përmes punës së palodhur”, ka thënë ai. /AkademiPune

Kuriozitete

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara