Lajmet

Trumpi shpreh pakënaqësi për portretin e tij: Më mirë të mos ishte fare

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump, ka kritikuar ashpër një portret të tij të vendosur në Kapitolin e Shtetit të Kolorados, duke e cilësuar atë si një nga më të këqijtë që ka parë ndonjëherë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump ka akuzuar guvernatorin e Kolorados, Jared Polis, për vendosjen e një pikture që sipas tij, shtrembëron qëllimisht tiparet e tij.

Artistja që realizoi portretin kishte krijuar më parë një pikturë të ish-presidentit Barack Obama, të cilën e përshkroi “të mrekullueshëm”. Sipas tij, cilësia e punës së saj ka pësuar rënie të dukshme, duke e përshkruar portretin e tij si një dëshmitar të kësaj përkeqësimi.

“Më mirë të mos kisha fare një portret sesa këtë që kanë vendosur,” u shpreh Trump, duke shtuar se ka marrë shumë reagime nga qytetarë të Kolorados, të cilët janë të indinjuar me pamjen e portretit.

Në reagimin e tij, Trump bëri thirrje që guvernatori Polis të largonte pikturën, duke e cilësuar atë si një “ekstremist të majtë” dhe një person të paaftë për të luftuar krimin. Trump kritikoi gjithashtu situatën e sigurisë në qytetin Aurora, Kolorado, duke akuzuar bandën kriminale “Tren de Aragua” për aktivitetet e paligjshme që kanë rritur pasigurinë.

“Jared duhet të ketë turp për veten e tij!” përfundoi Trump, duke shtuar se ky incident reflekton një problem më të gjerë të qeverisjes dhe sigurisë në shtetin e Kolorados.

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara