Aktualitet

OAK sërish me kërkesë për Qeverinë: Të largohen kufizimet dhe të hiqet ora policore

Published

on

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) sërish ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës largimin e kufizimeve të orarit të punës dhe orës policore për qytetarët, meqë sipas OAK, të njëjtat kufizime nuk janë duke u respektuar nga vetë ata të cilët i formuluan.

OAK në vazhdimësi ka kundërshtuar këto kufizime, duke theksuar që është me rëndësi që masat të zbatohen në përpikëmëri, gjatë gjithë kohës, e jo me orare të caktuara.

“Shqetësimi ynë bëhet edhe më i thellë kur dihet se sipas vendimit të fundit të miratuar nga Qeveria lidhur me kufizimin e masave për mbrojtje nga pandemia, ndalohet grumbullimi i më tepër se 4 personave. Ky kufizim duhet të largohet meqë nuk po përfillet nga vetë ana e institucioneve të vendit dhe partive politike, duke mos respektuar këto rregulla dhe duke organizuar dhe marrë pjesë në tubime të ndryshme, ku ka grumbullime masive, të cilat shihen nëpërmjet fotove të publikuara dhe raportimeve nga mediat”, thuhet në komunikatën e OAK lëshuar për media.

Në reagimin e tyre kërkohet të lejohet puna e sektorit të Gastronomisë, meqë konsiderojnë se përkrahja financiare ndaj tyre ishte e mangët.

“Poashtu kërkojmë që të lejohet puna e sektorit të Gastronomisë, për shkak të pamundësisë së shtetit për t’i përkrahur sektorët e mbyllur, ku në çdo vend tjetër, çdo vendim për mbyllje apo ndalim të veprimtarisë shoqërohet me përkrahje financiare, gjë e cila tek ne është shumë e mangët. Gjendja e rëndë si rezultat i pandemisë dhe mospërkrahjes së mjaftueshme të bizneseve dhe të punësuarve të sektorit privat, është arsyeja që kërkohet nga Qeveria që të hiqen këto kufizime të orarit dhe të lejohet puna e sektorit të gastronomisë”, thuhet në reagim.

Madje OAK kërkon që të hiqen të gjitha gjobat e vendosura kjo shkak i situatës së vështirë të krijuar.

“Gjatë kësaj periudhe, për shkak të këtyre masave janë shqiptuar edhe gjoba ndaj bizneseve, andaj kërkojmë që të gjitha gjobat e vendosura deri më tani të largohen, për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhemi. OAK rikërkon, heqjen e menjëhershme të orës policore dhe kufizimeve ose mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët për humbjet që po u shkakton ky vendim duke i’u ndaluar të drejtën e punës, kërkesë kjo e dalë nga takimet që OAK po ka në vazhdimësi me bizneset dhe ankesat e pranuara nga ato”, përfundon reagimi i OAK./UBTNews

Aktualitet

Kurti për takimin me Limajn: Kam bërë një ofertë konkrete

Published

on

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, para mediave dha disa detaje për takimin me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj për mundësitë e bashkëqeverisjes mes dy partive.

Në konferencë për media, Kurti tha se ka bërë një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë.

“Me Limajn kemi zhvilluar një takim. Unë si kryetar i partisë fituese, kam shprehur jo vetëm interesim, por edhe gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë. Kur këto bisedime të mbyllën me rezultatin final mund të flasim për të”, tha Kurti.

Deri tani të gjitha përpjekjet për formimin e institucioneve të reja kanë dështuar për shkak të mungesës së konsensusit mes partive politike.

Continue Reading

Aktualitet

Gjykata e Apelit anulon vendimin për paragjykim ndaj pesë policëve në rastin e Lipjanit

Published

on

Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan për paraburgimin e pesë zyrtarëve policorë të përfshirë në rastin e Lipjanit.

Gjykata Themelore e Prishtinës Dega në Lipjan kishte vendosur masën e paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët u akuzuan pas vdekjes së të riut 27 vjeçar gjatë procesit të arrestimit të tij.

Apeli i ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e lartcekur, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

“Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i ankimuar nuk përmban analizën dhe vlerësimin e provave relevante, të besueshme dhe me fuqi provuese për të konstatuar dhe për të vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën pretendohet. Andaj, në aktvendimin e Gjykatës së Apelit i është propozuar gjykatës së shkallës së parë t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar, duke e kthyer çështjen në rivendosje”, thuhet në postimin e Gjykatës së Apelit.

Kujtojmë që viktima Agon Zejnullahu ndërroi jetë pas arrestimit nga policia, kurse zyrtarët policorë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘vrasje nga pakujdesia’.

 

Continue Reading

Bota

Samit tregtar BE-Kinë

Published

on

By

Kina zyrtare ka konfirmuar se udhëheqësit kryesorë të Bashkimit Evropian do të udhëtojnë drejt saj për Samitin e 25-të Kinë-BE, që fillon më 24 korrik.

Krerët e BE-së do të takohen gjithashtu me presidentin Xi Jinping, ndërsa dy partnerët tregtarë kërkojnë të zgjidhin një sërë mosmarrëveshjesh tregtare.

Siç është rënë dakord midis Kinës dhe BE-së, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të vizitojnë Kinën më 24 korrik”, deklaroi ministria e Jashtme e Pekinit në një deklaratë.

Presidenti Xi Jinping do të takohet me ta”, shtoi ajo.

Ministria e Tregtisë e Pekinit kritikoi sanksionet e reja të Bashkimit Evropian kundër objektivave, përfshirë subjektet kineze, që synojnë kufizimin e ushtrisë ruse, sipas një deklarate të lëshuar sot, duke i quajtur masat “të gabuara”.

Veprimet e Bashkimit Evropian janë në kundërshtim me konsensusin e arritur nga udhëheqësit e Kinës dhe Bashkimit Evropian dhe kanë pasur një ndikim serioz negativ në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare dhe bashkëpunimin financiar midis Kinës dhe BE-së”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë./atsh

Continue Reading

Bota

Ushtria izraelite kryen sulme ajrore në Jemen

Published

on

By

Ushtria izraelite kreu një sulm ajror në Portin Al-Hudaydah në Jemenin perëndimor, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, ushtria njoftoi se kanë kryer sulme ajrore në Jemen.

Theksohet se objektivi i sulmit ajror ishin “pozicionet e Huthive” që i përkisnin grupit të mbështetur nga Irani në Portin Al-Hudaydah në Jemenin perëndimor.

Raportohet se sulmet u kryen në përgjigje të sulmit me raketa dhe dronë të rebelëve Huthi kundër Izraelit.

Nga ana tjetër, ministri Izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, kërcënoi gjithashtu Jemenin në një deklaratë me shkrim.

Katz, i cili argumentoi se Huthitë do të “paguajnë një çmim të lartë” për sulmet e tyre me raketa ndaj Izraelit, tha: “Fati i Jemenit do të jetë si ai i Teheranit”.

Rebelët Huthi ende nuk kanë bërë një deklaratë në lidhje me sulmet e tyre në Portin Al-Hudaidah.

Continue Reading

Të kërkuara