Aktualitet

Numri i refugjatëve që vijnë me varka në Evropë po rritet

Drama e refugjatëve para Kanalit të La Manshit.

Published

on

Britania e Madhe dhe Spanja njoftojnë për rritje të numrit të refugjatëve që zbarkojnë në brigjet e tyre me anije. Po ashtu është rritur edhe numri i të vdekurve.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe në vitin 2021 arritën në mënyrë të paligjshme në brigjet britanike përmes Kananlit të Lamanshit më shumë se 28.300 vetë, tri herë më shumë se në vitin 2020. Rekordi ditor ishte më 11 nëntor me 1185 persona. Më 24 nëntor, vdiqën 27 vetë, sepse varka e tyre e mbipopulluar u mbyt.

Großbritannien Migranten werden gerettet und nach Dover gebracht

Qeveria britanike dëshiron të rrisë dënimet për kontrabandistët e qenieve njerëzore dhe të forcojë legjislacionin e azilit. Një projektligj parashikon që hyrja e paligjshme të konsiderohet si vepër penale dhe të sanksionohet me dënime gjë që u krijon personave që kanë hyrë në vend disavantazh kur aplikojnë për azil

Drama e refugjatëve para Kanalit të La Manshit

Edhe autoritetet spanjolle kanë raportuar se numri i refugjatëve që vijnë me varka është dyfishuar. Në vitin 2021 vdiqën gjatë përpjekjes  për të arritur në Spanjë përmes detit më shumë se 4.400 emigrantë, shkruan organizata spanjolle e ndihmës “Caminando Fronteras” në raportin e saj vjetor.

Dyfishim i vdekjeve në krahasim me vitin 2020

Numri i të vdekurve është dyfishuar në krahasim me vitin 2020, kur vdiqën 2.170 emigrantë, tha organizata e ndihmës. Nuk ka pasur kurrë kaq shumë vdekje sa në vitin 2021. Vetëm në rrugën nga Afrika Perëndimore drejt Ishujve Kanarie, kanë gjetur vdekjen 4.016 vetë, thuhet në raportin e “Caminando Fronteras”.

Überfahrt Mittelmeer Opfer von Schiffsunglücken Flash-Galerie

Shifrat e organizatës spanjolle janë rreth tri herë e gjysmë më të larta se të Organizatës së OKB-së për Migracionin (IOM). E pyetur për këto dallime “Caminando Fronteras” tha se aktivistët e organizatës kishin kontakte të drejtpërdrejta me të mbijetuarit dhe me familjet e emigrantëve në Afrikë.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Aktualitet

Fundjavë me shi dhe rënie të temperaturave

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale ndërmjet 13 deri në 18 gradë Celsius.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Rajoni

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së morën pjesë në debatin e kandidatëve për Komunën e Prishtinës në RTV Dukagjini

Published

on

Studentët e Fakultetit të Medias, Fakultetit Juridik dhe atij të Studimeve të Sigurisë në UBT, patën mundësinë të marrin pjesë nga afër në debatin e zhvilluar ndërmjet kandidatëve për Komunën e Prishtinës, i transmetuar drejtpërdrejt nga RTV Dukagjini.

Ky aktivitet u organizua me qëllim që studentët të përfitojnë përvojë praktike dhe të njohin më mirë mënyrën se si zhvillohen debatet publike e politike në media, si dhe rolin e institucioneve të informimit në proceset demokratike.

Gjatë qëndrimit në ambientet e RTV Dukagjinit, studentët patën mundësi të shohin nga afër procesin profesional të organizimit dhe transmetimit të një debati televiziv, duke vëzhguar punën e gazetarëve, moderatorëve dhe stafit teknik. Përmes kësaj vizite, ata thelluan njohuritë e tyre për etikën e komunikimit publik, qasjen ligjore ndaj mediave dhe aspektet e sigurisë që lidhen me organizimin e ngjarjeve të tilla.

UBT vazhdimisht inkurajon përfshirjen e studentëve në aktivitete praktike që lidhen drejtpërdrejt me fushat e tyre të studimit, me qëllim që të përgatisë profesionistë të aftë dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e dialogut publik në zhvillimin demokratik të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara