Aktualitet

Gjermani: Lista e re e vendeve me rrezik të lartë

Gjermania e rrethuar nga vendet e rrezikuara.

Published

on

Britania e Madhe dhe tetë vende të Afrikës jugore janë hequr nga lista e zonave të varianteve të virusit. Në listën e vendeve të rrezikuara janë futur disa vende të tjera.

Britania e Madhe, Afrika e Jugut, Namibia, Botsvana, Mozambiku, Zimbabve, Malavi, Eswatini dhe Lesoto nuk konsiderohen më në Gjermani si zona të variantit të virusit, njoftoi Instituti Robert Koch (RKI) dhe Ministria e Jashtme në Berlin. Këto shtete renditen tani në grupin e vendeve me rrezik të lartë. Për njerëzit që vijnë nga këto vende dhe janë të vaksinuar kundër Coronës, kjo do të thotë se udhëtimi do të jetë shumë më i lehtë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor

Deutschland | Kontrollen an der deutsch-polnischen Grenze

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë për momentin në listën e vendeve të rrezikuara nga virusi Corona. Kjo do të thotë se për udhëtarët që vijnë në Gjermani nga këto vende nuk ka obligim karantinimi. Vetëm personat e pavaksinuar, që vijnë me avion, duhet të kenë një test negativ, antigjen apo PCR. Të vaksinuarit dhe të shëruarit në gjashtë muajt e fundit nuk kanë nevojë për teste dhe karantinim.

Gjermania e rrethuar nga vendet e rrezikuara

Klasifikimi si zonë me rrezik të lartë ka efekte të rëndësishme vetëm për udhëtarët e pavaksinuar: ata duhet të kenë teste negative dhe të qëndrojnë në karantinë për dhjetë ditë kur hyjnë në Gjermani. Pas pesë ditësh, ata mund të testohen, e nëse testi rezulton negativ, lirohen nga karantina. Personat e vaksinuar apo shëruar në gjashtë muajt e fundit nuk kanë nevojë për karantinë. Gjermania aktualisht i klasifikon të gjitha vendet fqinje si zona me rrezik të lartë – me përjashtim të Austrisë dhe Luksemburgut.

Deutschland | Kontrollen an der deutsch-polnischen Grenze

Ndërsa kur dikush vjen nga zonat e variantit të virusit në Gjermani – ka edhe një detyrim karantine 14-ditore, e cila nuk mund të shkurtohet. Kjo vlen edhe për ata që janë vaksinuar apo shëruar. Përveç kësaj, ekziston një ndalim i përgjithshëm i ardhjes së shtetasve të këtyre vendeve. Kjo nuk vlen për shtetasit gjermanë apo të huajt që kanë vendbanimin në Republikën Federale të Gjermanisë, si dhe grupe të caktuara profesionale.

Varianti shumë ngjitës Omikron u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut para më shumë se një muaj. Ndërkohë, varianti Omikron po përhapet me shpejtësi edhe në Gjermani. Sipas ekspertëve, Omikron së shpejti do të jetë varianti dominues në Gjermani.

Kërkohen rregulla të reja

Ministri i Shëndetësisë i Bavarisë, Klaus Holetschek, ka bërë thirrje për rregulla të njëjta në të gjithë vendin, në prag të konsultimeve për masat e reja që do të mbahen të premten. “Omikroni me sa duket do të zhvendosë variantin Delta brenda një kohe të shkurtër, kështu që ne duhet të vendosim kursin tani dhe të përgatitemi mirë, që të mos futemi të papërgatitur në valën e pestë”, tha politikani i CSU-së, për gazetën “Augsburger Allgemeine”. Ai pret që “Konferenca e kryeministrave me 7 janar të miratojë masa me të cilat mund t’i japim fund variantit Omikron në mbarë vendin.”

Konstituierende Sitzung der Bayerischen Impfkommission

Instituti Robert Koch (RKI) tani po regjistronnumra në rritje të infektimeveme virusin Corona. Të martën RKI raportoi për 30.561 infeksione të reja, që është 9.481 raste më shumë se të martën e kaluar. Incidenca shtatëditore është rritur në 239.9 nga 232.4 sa ishte një ditë më parë. Vlera tregon se sa njerëz janë infektuar për 100.000 banorë në shtatë ditët e fundit. 356 persona të tjerë vdiqën nga virusi. RKI përsëri theksoi se në kohën e festave janë bërë më pak teste, ndaj shifrat mund të jenë edhe më të larta. Ndërsa numri i pacientëve të infektuar me virusin Corona në terapi intensive në spitale ishte 3771 të hënën.DW

Continue Reading

lajme

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi ratifikon me 81 vota marrëveshjen me Suedinë për transferimin e të dënuarve

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar.
Gjatë prezantimit të projektligjit para deputetëve, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi se marrëveshje të tilla përbëjnë një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin evropian dhe forcimin e kapaciteteve shtetërore për zbatimin efektiv të ligjit.
Ajo sqaroi se, meqë marrëveshja ndërlidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ratifikimi i saj nga Kuvendi është i domosdoshëm në bazë të nenit 18 të Kushtetutës.
Përkrahje për këtë marrëveshje ndërkombëtare kanë dhënë edhe grupet parlamentare opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, duke mundësuar kalimin e saj me konsensus të plotë në seancën plenare. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shtyhet sërish seanca ndaj Xhevat Krasniqit, mungojnë prokurori dhe e dëmtuara

Published

on

By

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin e ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë. Seanca e radhës është caktuar për datën 24 dhjetor, në orën 09:30.

Gjykatësi i rastit, Bujar Ahmeti, ka bërë të ditur se shkak për shtyrjen ka qenë mungesa e prokurorit të Shtetit, e cila nuk ishte e arsyetuar, si dhe mungesa e njërës prej të dëmtuarave, Donika Veseli. Sipas tij, në mungesë të palëve kryesore, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për zhvillimin e seancës.

Kjo shënon vonesën e radhës në këtë proces gjyqësor, pasi më parë janë shtyrë edhe nëntë seanca të tjera të planifikuara gjatë muajve shtator dhe tetor, për shkak të kërkesave të ndryshme të palëve në procedurë.

Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet e pretenduara kanë ndodhur përgjatë periudhës janar 2022 – dhjetor 2023, brenda hapësirave të Fakultetit të Mjekësisë.

Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joverbale joetike të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim cenimin e dinjitetit të studenteve, duke shfrytëzuar pozitën e tij si profesor universitar. Në aktakuzë janë listuar katër të dëmtuara.

Krasniqi aktualisht ndodhet nën masën e pezullimit nga puna në Universitetin e Prishtinës, me vendim të rektorit Arben Hajrullahu, deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara