Aktualitet

Numri i aksidenteve me fatalitet mbetet shqetësues

Nënkolonel Jeton Rexhepi, tha se numri i aksidenteve rrugore me fatalitet viteve të fundit është shqetësues.

Published

on

Në ambientet e Byrosë Kosovare të Sigurimeve po mbahet Konferenca e tetë vjetore ndërkombëtare “Mobiliteti i mençur – e ardhmja e transportit të gjelbër dhe të qëndrueshëm”, e cila ka të bëjë për rregullimin e infrastrukturës rrugore.

Drejtori i Divizionit të Trafikut nga Policia e Kosovës, nënkolonel Jeton Rexhepi, tha se numri i aksidenteve rrugore me fatalitet viteve të fundit është shqetësues.

Ai përmendi se vetëm vitin e kaluar në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën 111 persona.

“Kanë qenë 111 persona të vdekur, 46 ose 41.4 për qind kanë qenë shoferë, ku prej tyre kanë qenë pesë çiklistë, dy motoçiklistë dhe dy traktoristë, 35 apo 31.5 për qind pasagjerë dhe 30 apo 27 për qind kanë qenë këmbësorë”, ka thënë ai.

Rexhepi ka folur edhe rreth planeve që ka Policia e Kosovës për vitin 2022 lidhur me parandalimin e aksidenteve, siç janë radarët mobil, lëshimi në mënyrë elektronike të gjobave.

Susanna Zammataro, drejtoreshë e përgjithshme e Federatës Ndërkombëtare të Rrugëve në Zvicër, tha se si organizatë janë duke punuar për rregullimin e infrastrukturës, e cila do të ulë numrin e aksidenteve me fatalitet.

“Ne bëjmë mbledhjen e të dhënave dhe të gjitha këto detaje sa i përket sigurisë. Statistikat i kemi për 64 vende dhe të dhënat përdoren nga organizata të ndryshme. Shtylla e aktiviteteve është siguria në rrugë” ka thënë ajo.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku tha se dëmet si pasojë e aksidenteve po u shkaktojnë dëme të mëdha. Ai shtoi se në bashkëpunim me Kolegjin Tempulli dhe Policinë e Kosovës këtë vit do të organizojnë kampanja të shumta për parandalimin e aksidenteve.

Vendi

Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Kosovë deri në orën 15:00 arrin në 25.30 për qind

Published

on

Zgjedhjet lokale që po mbahen sot në gjithë territorin e Kosovës po zhvillohen me një pjesëmarrje mesatare prej 25.30% deri në orën 15:00, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas raportimeve zyrtare, nga gjithsej 2,025,105 qytetarë të regjistruar në listën e votuesve, deri në këtë orë kanë votuar 512,331 qytetarë. Deri tani janë përpunuar 94.32% të vendvotimeve, respektivisht 2,425 nga 2,571 gjithsej.

Komunat me pjesëmarrjen më të lartë janë:

  • Mamushë me 54.60%,
  • Zveçan me 49.69%,
  • Zubin Potok me 49.61%,
  • Ranillug me 48.38%,
  • Novobërdë me 44.04%.

Komunat me pjesëmarrjen më të ulët deri në orën 15:00 janë:

  • Rahovec me 18.05%,
  • Skënderaj me 18.95%,
  • Prizren me 19.17%,
  • Dragash me 19.64%,
  • Gjakovë me 20.75%.

Në kryeqytet, Prishtina ka regjistruar një pjesëmarrje prej 29.52%, ndërsa në qytetet e mëdha si Ferizaj (23.18%), Pejë (22.37%), Gjakovë (20.75%) dhe Prizren (19.17%), pjesëmarrja mbetet nën mesataren kombëtare.

KQZ thekson se këto të dhëna përfshijnë vetëm votimet në vendvotimet e rregullta, duke mos përfshirë votimet me kusht, votimin e personave me nevoja të veçanta dhe votimin me postë.

Continue Reading

Vendi

Deri në orën 13:00 votuan 16.53 për qind e qytetarëve

Published

on

Deri në këto momente në Kosovë kanë votuar 334 mijë 677 qytetarë, më saktë 16.53 për qind prej 2,025,105 sa është numri total i votuesve në të gjithë Kosovën.

Sipas Komisioni Qendror Zgjedhor, në qytetet ku ka pasur më shumë fluks të qytetarëve që kanë dal për të votuar prin kryeqyteti me 40,190 votues deri në këto orë.

Me Prizrenin, të dytin me 20,799 votues deri më tani.

Poashtu, fluks i madh i votuesve është edhe në Ferizaj, atje ku deri më tani kanë votuar 19,235.

Në Gjilan deri më tash kanë votuar 17,128, në Pejë 17,830 votues, në Podujevë 14,625 votues, Mitrovicë e Jugut 14,379 votues, dhe Fushë Kosovë 9,254 votues.

Në Zveçan nga 6,872 votues, deri në këtë orë kanë votuar 2,623 prej tyre. Në Zubin Potok kanë votuar 2,406 nga gjithsej 6,486.

Continue Reading

Rajoni

UBT fiton çmimin e parë në Ballkanin Perëndimor për projektin më të mirë në kuadër të projekteve të financuara nga Regional Challenge Fund

Published

on

UBT është shpallur fitues i çmimit të parë në Ballkanin Perëndimor nga Regional Challenge Fund (RCF) në kuadër të iniciativës “Update & Shine – Net4VET Challenge”, për projektin më të mirë inovativ “Developing Software Developer Skills by Integrating Artificial Intelligence”.

Projekti i UBT-së u dallua për qasjen vizionare në zhvillimin e aftësive të programuesve të rinj, përmes integrimit të inteligjencës artificiale në procesin e të mësuarit dhe trajnimit praktik.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit morën pjesë Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional, Prof. Dr. Besnik Skenderi.

UBT konfirmon lidershipin në rajon në fushën e teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe edukimit profesional, duke dëshmuar se është një model i ekselencës dhe inovacionit ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi i ftuar të flasë në Konferencën Rajonale Vjetore të RCF-së në Budva

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ftesë nga Regional Challenge Fund po merr pjesë në Konferencën Rajonale Vjetore të RCF-së 2025, e cila këtë vit po zhvillohet në Budva dhe ka mbledhur personalitete të njohura nga fusha e arsimit, biznesit dhe politikëbërjes në Ballkanin Perëndimor.

Ky aktivitet rajonal trajton çështje kyçe që lidhen me zhvillimin ekonomik, qeverisjen e mirë, qëndrueshmërinë dhe ndërtimin e kapaciteteve konkurruese në epokën e inteligjencës artificiale dhe automatizimit.

Në këtë ngjarje përveç Rektorit Hajrizi, po merr pjesë edhe Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, Prof. Dr. Besnik Skenderi.

Në panelin me temë “AI, Automation & Skills: Is the Western Balkans Ready?”, Rektori Hajrizi prezantoi vizionin e tij dhe të UBT-së mbi mënyrat se si rajoni mund të përfitojë nga integrimi i inteligjencës artificiale në sistemin arsimor dhe në sektorin e biznesit.

Ai theksoi se përgatitja e kuadrove profesionale për epokën digjitale kërkon një bashkëpunim më të ngushtë mes universiteteve, institucioneve publike dhe sektorit privat, duke krijuar ura që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe punësim cilësor për të rinjtë.

Sipas tij, inteligjenca artificiale duhet të shihet si një mjet që fuqizon njeriun dhe shoqërinë, duke mundësuar vendimmarrje më të mençur, procese më efikase dhe rritje të përgjegjshme ekonomike.

Konferenca RCF 2025 sjell së bashku akademikë, liderë të biznesit dhe vendimmarrës politik, duke krijuar një platformë gjithëpërfshirëse për shkëmbim idesh, zhvillim strategjish dhe ndërtim partneritetesh.

Continue Reading

Të kërkuara