Kulturë

Notat e traditës: Festivali i Këngës risjell ngjyrat e Kosovës!

Published

on

Ka filluar edicioni i këtij viti i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës, duke ofruar një ngjarje që zgjat tri netë me mesazhe për unitet kombëtar. Megjithatë, krahasuar me vitin e kaluar, sivjet është vënë re një interesim më i ulët për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.

Përpara hapjes së Festivalit, u recituan poezi nga figura të njohura si Gjergj Fishta, Faik Konica, dhe Fan Noli, poezi që theksojnë tema aktuale dhe kërkojnë bashkim. Instrumentali “Për mëmëdhenë” shoqëroi këtë hapje, duke sjellë një atmosferë emocionuese.

Duke e parë festivalin si një ftesë më shumë se një garë, prezantuesit Genc Salihu dhe Drita Kabashi e ftuan publikun të përjetojë kënaqësinë e artit muzikor. Juria e festivalit përbëhej nga emra të njohur në fushën e muzikës dhe kulturës, ndërsa trofeu i festivalit, “Diamanti blu”, u prezantua me krenari.

Performancat muzikore nisën me “N’Shqipni” nga Dea Strica, duke vazhduar me interpretime nga artistë të ndryshëm si Greta Azizi dhe Agim Poshka, i cili solli një këngë me tekst të Ismail Kadaresë. Ka pasur momente të ngrohta dhe emocionuese, si dhe një incident kur kompozitori Reshat Randobrava u largua nga salla, duke protestuar për interpretimin e një kënge.

Një pjesë e rëndësishme e festivalit ishin temat sociale, siç ishte kënga “Unë – Ajo” nga Besmir Shishko, që trajton dhunën ndaj grave. Yll Limani surprizoi publikun me performancën e tij, duke sjellë një atmosferë të veçantë në skenë.

Pas një sërë interpretimesh, festivalin e mbështetën sponsorizues të shumtë, ndërsa përmendja e institucioneve të kulturës ishte minimale. Nata e parë përfundoi me një përmbledhje të suksesshme, me 16 këngë në garë. Festivali pritet të vazhdojë me një natë të dytë plot interpretime, për të përfunduar me natën finale, ku do të zgjidhen këngët fituese.

Ky festival, që synon të rilidhë traditën e “Akordeve të Kosovës”, përballet me sfida, por mbetet një ngjarje e rëndësishme në kalendarin kulturor të Kosovës, duke i hapur dyert për mundësi të reja dhe përfaqësim në skenën europiane./UBTNews/

 

 

Lajmet

54 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot shënohen 54 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili nisi më 20 nëntor 1972 në Tiranë, me pjesëmarrjen e albanologëve nga të gjitha trevat shqiptare.

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i këtij tubimi ishte përcaktimi i parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e një sistemi të njësuar të drejtshkrimit, me synimin e krijimit të një standardi të përbashkët të gjuhës shqipe.

Në këtë proces, rol të rëndësishëm luajti edhe delegacioni nga Prishtina. Kongresi u parapri nga një takim me rëndësi i mbajtur në Prishtinë, ku ishin diskutuar dhe përcaktuar disa nga standardet gjuhësore.

Kongresi i vitit 1972 shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e gjuhës shqipe dhe në përpjekjet për njësimin e saj në të gjitha trevat shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Reka dhe Çitaku diskutojnë promovimin e filmave kosovarë në garën për Oscar

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.

Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.

Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë, duke bërë të ditur se kjo hapësirë së shpejti do të jetë e gatshme për artistët dhe publikun.

Përmes një njoftimi, Bogujevci ka theksuar se rinovimi i teatrit ODA është pjesë e investimeve në infrastrukturën teatrore në vend.

Ajo ka përmendur edhe projektet e përfunduara, përfshirë rinovimin e teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë dhe të hapësirave teatrore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, si dhe ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë.

Sipas ministres, punimet po vazhdojnë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrin “Adriana” në Ferizaj, ndërsa Qendra për Arte në Rahovec ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Ndërkaq, Teatri i Operës dhe Baletit në Prishtinë është në fazën e fundit të projektimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Palimpsest”, projekt artistik që rikthen në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare

Published

on

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka prezantuar projektin artistik “Palimpsest”, i cili synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50.

Përmes krijimeve origjinale dhe përpunimeve të këngëve popullore, projekti sjell vepra të kompozitorëve Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja.

Në këtë mbrëmje artistike do të interpretojnë Ardita Bufaj në piano, Armando Likaj në bariton dhe Maida Resulbegoviç në soprano, ndërsa e ftuar speciale do të jetë pianistja Norena Gaxha.

Koncepti artistik, hulumtimi arkivor dhe mbledhja e partiturave janë realizuar nga pedagogia Ardita Bufaj.

Projekti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kuadër të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, me synimin për të promovuar vlerat e trashëgimisë muzikore dhe për t’i përcjellë ato te brezat e rinj./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara