Kulturë

Liceu Francez i Korçës, 107 vjet nga themelimi!

Published

on

Në zemrën e Korçës, në një kohë të trazuar për vendin, lind një institucion që do të ndriçonte mendjet dhe do të formonte breza të tërë. Prej vitit 1916 deri në 1920, qyteti ishte nën kujdesin e autoriteteve ushtarake franceze, duke u shndërruar në një Republikë Autonome, ku nëpunësit vendas kishin mundësinë të drejtonin fatet e tij.

 

 

 

 

 

 

Kjo periudhë e veçantë u shoqërua me një angazhim të veçantë për arsimin. Në 25 tetor 1917, një vendim historik i qeverisë së Republikës Autonome të Korçës shpalli hapjen e Liceut Francez. Ky institucion, një farë shprese në errësirën e luftës, u bë një strehë për dijen, duke ofruar një arsim të kualifikuar në një kohë kur bota kishte nevojë për udhëheqës të mendjes.

Rrugëtimi i Liceut Francez ishte i mbushur me sfida, të cilat vinin si pasojë e turbulencave të Luftës së Parë Botërore. Megjithatë, ai arriti të kapërcejë pengesat, duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme për edukimin e të rinjve nga të gjithë Shqipëria. Në vitin 1921, ky institucion mori emrin e nderuar “Liceu Kombëtar i Korçës”, duke theksuar më tej rëndësinë e tij në formimin e identitetit kulturor dhe arsimor të vendit.

Veprimtaria e tij vazhdoi me sukses gjatë periudhës së parapushtimit italian, deri në vitin 1939, duke u mbajtur si një simbol i dritës dhe dijes në një kohë të vështirë për kombi. 107 vjet më vonë, Liceu Francez i Korçës qëndron si një monument i qëndresës, përkushtimit dhe pasionit për arsimin, një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë brezat e rinj./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Tri mbrëmje gala në El Salvador, Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen me “Carmina Burana”

Published

on

Tri mbrëmje gala të mbushura me emocione dhe art janë mbajtur në El Salvador, ku është realizuar një bashkëpunim i veçantë ndërmjet Baleti Kombëtar i Kosovës dhe Baleti Kombëtar i El Salvadorit në skenën e Teatri Kombëtar i El Salvadorit.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi kulturor, Baleti Kombëtar i El Salvadorit u prezantua me veprën “El Rastro Invisible”, ndërsa Baleti Kombëtar i Kosovës interpretoi veprën e njohur “Carmina Burana”, duke sjellë një performancë të fuqishme artistike për publikun vendas.

Shfaqjet janë pritur me interes të madh nga publiku salvadorian dhe janë vlerësuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme të bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve. Organizatorët kanë theksuar se këto tri netë gala shërbyen si një urë lidhëse mes dy kulturave, duke dëshmuar fuqinë e artit në afrimin e popujve dhe forcimin e marrëdhënieve kulturore ndërkombëtare.

Gjithashtu është shprehur mirënjohje për artistët dhe institucionet e përfshira në realizimin e këtij projekti, si dhe për mikpritjen e publikut në El Salvador gjatë gjithë ngjarjes.

Continue Reading

Lajmet

Nis projekti për zhvendosjen e rezervuarit të ujit nga Kalaja e Prizrenit

Published

on

Kalaja e Prizrenit pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të rëndësishme infrastrukturore, me qëllim ruajtjen afatgjate të këtij monumenti të trashëgimisë kulturore.

Gjatë një vizite në Kala, ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Artane Rizvanolli, u bë e ditur se është dakorduar financimi i projektit për zhvendosjen e rezervuarit të ujit jashtë mureve të Kalasë së Prizrenit.

Sipas njoftimit, rezervuari, i vendosur në këtë hapësirë që nga viti 1939, ka shkaktuar rrjedhje të vazhdueshme të ujit brenda mureve të Kalasë, duke dëmtuar gradualisht strukturat e lokalitetit dhe duke paraqitur rrezik edhe për vizitorët. Projekti për zhvendosjen e rezervuarit tashmë është hartuar dhe kap vlerën prej rreth 500 mijë eurosh, ndërsa procedurat për realizimin e tij pritet të nisin së shpejti.

Kjo ndërhyrje po konsiderohet si një hap i domosdoshëm për mbrojtjen dhe konservimin e një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Shqipëria prezantohen në Kanë me pavijon të përbashkët dhe premierën e filmit “Dua”

Published

on

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar hapjen e Pavijonit të Kosovës në kuadër të Marché du Film, tregut zyrtar të Festivalit të Filmit në Kanë. Ky prezantim shënon vazhdimësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë botërore të filmit.

Për të 15-in vit me radhë, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë po prezantojnë së bashku kinematografinë shqiptare përmes pavijonit të përbashkët Kosovë-Shqipëri, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të produksioneve nga të dy vendet.

Ky edicion shënohet edhe me një moment të veçantë: premierën botërore të filmit “Dua”, i cili është përzgjedhur në programin prestigjioz Semaine de la Critique, ku garon për katër çmime kryesore. Përzgjedhja në këtë program konsiderohet një nga vlerësimet më të rëndësishme për filma të rinj në Kanë.

Pjesëmarrja e përbashkët dhe prezantimi i filmit “Dua” pritet të forcojnë më tej praninë e kinematografisë shqiptare në skenën ndërkombëtare.

 

Continue Reading

Kulturë

Premiera botërore e filmit “DUA” sot në Festivalin e Cannes

Published

on

Filmi me metrazh të gjatë DUA, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, sot shënon premierën botërore në Festivalin e Cannes, në kuadër të programit prestigjioz Semaine de la Critique.

“DUA” është përzgjedhur mes vetëm shtatë filmave të gjatë të këtij edicioni dhe bëhet filmi i parë nga Kosova që merr pjesë në këtë seksion konkurrues, ku garon për katër çmime kryesore. I vendosur në Kosovën e viteve ’90 dhe i frymëzuar nga përvoja personale e regjisores, filmi rrëfen historinë e një adoleshenteje introverte në kërkim të identitetit në një periudhë të trazuar politike dhe shoqërore.

Në rolin kryesor luan Piena Matoshi, ndërsa producentë të projektit janë Valon Bajgora dhe Yll Uka nga Ikonë Studio.

Si bashkëproducentë marrin pjesë Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin nga Alva Film , si dhe Amaury Ovise nga Kazak Productions . Projekti mbështetet nga institucione dhe fonde të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë CNC, ARTE Cinema, Eurimages dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara