Lajmet

Njihuni me ishullin në të cilin jetojnë vetëm 62 persona

Banorët janë shumë mikpritës të vizitorëve dhe i ftojnë ata të qëndrojnë në shtëpitë e tyre personale.

Published

on

Ishulli Palmerston ndodhet 2 mijë milje në veriperëndim të Zelandës së Re. Destinacioni me rërë të bardhë është shtëpia e 62 personave, 59 prej të cilëve janë pasardhës të drejtpërdrejt të një njeriu të quajtur William Marsters.

Nuk ka dyqane apo tregje në Palmerston sepse komuniteti nuk përdor para, përveçse për të blerë pajisje nga bota e jashtme. Palmerston zakonisht vizitohet nga një anije furnizimi dy herë në vit, por nuk është e rrallë që banorët të kalojnë deri në 18 muaj pa një dërgesë.

Banorët janë shumë mikpritës të vizitorëve dhe i ftojnë ata të qëndrojnë në shtëpitë e tyre personale. Ka dy telefona në ishull, si dhe 6 orë në ditë energji elektrike dhe 4 orë qasje në internet.

Lajmet

​Sulmohet një infermier në QKMF-në e Mitrovicës

Published

on

By

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës më 06.10.2025, në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicën e Jugut, ku një qytetar dyshohet se sulmoi fizikisht një infermier gjatë orarit të punës.

Ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje verbale mes palëve rreth një trajtimi mjekësor, duke eskaluar në dhunë ndaj personelit shëndetësor.

Në rrugën ‘Bislim Bajgora’, Mitrovicë e Jugut, më 06.10.2025 rreth orës 19:30, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ishte në vendin e punës në emergjencën e qytetit, një i dyshuar mashkull kosovar, pasi kishin një fjalosje rreth një trajtimi mjekësor, e ka sulmuar fizikisht viktimën,” – është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në njoftimin e Policisë theksohet se viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta nga institucionet shëndetësore lokale, të cilat e kanë cilësuar aktin si të papranueshëm dhe kërkojnë ndëshkim të merituar sipas ligjit.

Mjekët dhe stafi i Urgjencës në QKMF janë në dispozicion të qytetarëve 24 orë në ditë, duke u angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të secilit pacient. Megjithëse raste të tilla të dhunës janë të rralla, ato vështirësojnë punën e stafit mjekësor dhe rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve. Për këtë arsye, institucionet kërkojnë që ngjarje të tilla të trajtohen me rigorozitet të plotë dhe në përputhje me ligjet në fuqi,” – thuhet në reagimin e drejtorit të Shëndetësisë, Fahri Shabani.

Ai ka rikujtuar se në të gjitha qendrat mjekësore funksionojnë mekanizma të ankesave dhe linja të hapura për komunikim me pacientët, përmes të cilave qytetarët mund të adresojnë çdo pakënaqësi apo vërejtje në mënyrë institucionale dhe të rregullt.

Edhe Këshilli i Pacientëve në Mitrovicë ka shprehur indinjatën e thellë për rastin, duke theksuar se dhuna ndaj punëtorëve shëndetësorë është e patolerueshme dhe e dëmton rëndë marrëdhënien mes pacientit dhe mjekut.

Të gjithë pacientët kanë të drejtë të kërkojnë trajtim shëndetësor me cilësi dhe dinjitet, por kjo e drejtë nuk guxon të keqpërdoret për të arsyetuar sjellje të dhunshme ndaj atyre që punojnë për të shpëtuar jetë,” – thuhet në njoftimin e Këshillit të Pacientëve./D.B/KP

Continue Reading

Rajoni

Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Vlorë, priten takime për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e turizmit

Published

on

By

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, së bashku me një delegacion amerikan, ka mbërritur mesditën e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.

Ai është shoqëruar nga forca të shumta sigurie dhe ekipe të posaçme të ambasadës amerikane.

Delegacioni ka ndaluar fillimisht në Vilën qeveritare në Ujin e Ftohtë, ndërsa më vonë pritet që Adams të vizitojë edhe zonën e Orikumit.

Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të kësaj vizite në qytetin bregdetar, por sipas mediave ndërkombëtare, qëllimi i udhëtimit të kryebashkiakut të Nju Jorkut në Shqipëri lidhet me forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e turizmit.

Burime pranë organizatorëve bëjnë me dije se Adams do të zhvillojë takime joformale me përfaqësues vendorë dhe sipërmarrës të zonës./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me policinë e Belgjikës

Published

on

By

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në takim ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden dhe ministren e Migrimit dhe Azilit, Anneleen Van Bossuyt.

Gjatë takimit, drejtori Hoxha i informoi mysafiret për strukturën organizative të Policisë së Kosovës, sukseset e arritura në luftimin e krimit dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe sfidat me të cilat është përballur Policia gjatë viteve të fundit.

Sipas njoftimit të Policisë, në fokus të diskutimit ishte edhe bashkëpunimi ndërkombëtar policor, ku u theksua nevoja për konkretizimin e një marrëveshjeje mirëkuptimi ndërmjet dy policive, që do të mbulojë fusha të rëndësishme si luftimi i krimit të organizuar, kontrabanda, trafikimi me qenie njerëzore, migrimi i paligjshëm dhe krimet kibernetike.

Takimi u përmbyll me zotimin e ndërsjellë për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit në funksion të forcimit të sigurisë dhe luftimit të formave të ndryshme të kriminalitetit që prekin të dy vendet./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Ndalohen pajisje për transplant të flokëve në Aeroportin ”Adem Jashari”

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, të cilat janë zbuluar gjatë skanimit të bagazheve të një udhëtari që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit mallrat në fjalë përbëhen nga pajisje profesionale të përdorura për ndërhyrje estetike në fushën e transplantit të flokëve, duke përfshirë instrumente mjekësore, pajisje ndihmëse, materiale sterile, preparate për trajtim pas ndërhyrjeve dhe mjete të tjera përkatëse.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave përkatëse./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara