Lajmet

Pse përvojat afër vdekjes janë reale dhe nuk janë ëndrra?

Krahasuar me procesin e ëndërrimit, si janë përvojat afër vdekjes?

Published

on

Nga Gabriele Lagana

A është vdekja fundi i gjithçkaje apo ka një jetë përtej jetës tokësore? Njerëzit e të gjitha moshave ia kanë bërë vetes këtë pyetje të paktën një herë gjatë ekzistencës së tyre. Për këtënuk ka ende një përgjigje përfundimtare. Dhe ndoshta nuk do të ketë kurrë. Shkenca nuk ka siguri për atë që ndodh kur pushon së rrahuri zemra jonë.

Megjithatë në dekadat e fundit, disa studiues kanë nisur të studiojnë një fenomen që ndodh kur dikush është afër vdekjes: Near Death Experiences, NDE (Përvoja pranë vdekjes). Këto janë dukuri të përshkruara nga njerëz që kanë rifituar funksionet vitale pas një periudhe tëkaluar në koma ose pasi janë shpallur klinikisht të vdekur.

Libri i mjekut dhe shkrimtarit amerikan Rejmond Mudi “Jeta përtej jetës”, botuar për herë tëparë në vitin 1975, u bazua tek dhjetëra dëshmi mbi këto përvoja. Që atëherë, shumë mjekë të tjerë i kanë kushtuar një pjesë të kohës së tyre studimit të NDE-ve, duke dhënë kontribute interesante.

Ndër figurat më të famshme në këtë fushë, sa për të përmendur vetëm disa, spikasin Pim Van Lomel, Sam Parnia (që drejton projektin AËARE, me studimin më të gjerë të kryer ndonjëherë që përfshin 25 spitale në mbarë botën), Brus Grejzën dhe italiani Enriko Fako.

Në një intervistë për ”Il Giornale”, Fako, ekspert në anesteziologji dhe reanimacion dhestudiues në departamentin e Neuroshkencave të Universitetit të Padovës, thotë se përkundër skepticizmit të disa njerëzve këto përvoja janë reale.

A janë përvojat afër vdekjes dukuri sporadike apo ngjarje të shpeshta?

NDE-të janë ngjarje relativisht të shpeshta, të cilat ndodhin gjatë gjendjeve shëndetësore kritike që shoqërohen me humbje të vetëdijes.

A mund të na thoni përqindjen?

Në studime të ndryshme, thuhet se kjo ndodh në 5 dhe 18 për qind të rasteve tek pacientët qëpësojnë arrest kardiak.

Si mund të përkufizohet një NDE?

Ato janë përvoja subjektive intensive dhe të thella me një aspekt transhendental, që ndodhin në gjendje shëndetësore kritike, të shoqëruara me humbje të vetëdijes (si arresti kardiak, trauma në kokë, gjendje shoku etj) dhe që karakterizohen nga perceptimi i qartë i të qenit në një dimension të ndryshëm nga i zakonshmi i jetës tokësore, nga braktisja e trupit fizik dhe shkuarja përtej kufijve të vetvetes dhe dimensionit hapësinor-kohor të botës së zakonshme fizike.

A mund të jenë përvojat afër vdekjes forma deliri, ndryshime organike kalimtare të trurit apo edhe anoksi?

Interpretimet shkencore të propozuara deri më tani, janë të natyrës mekaniko-reduksioniste dhe kanë hipotetizuar se ato e kanë origjinën nga çrregullimi cerebral i prodhuar nga goditja në tru. Megjithatë janë hipoteza pa ndonjë konfirmim. Madje disa prej tyre, mund të hidhen poshtë në bazë të fakteve të tjera të njohura që i bëjnë ato të pamundura.

A ka vetëm elementë të përbashkët në NDE-të apo edhe të tjera subjektive?

NDE-të janë mjaft komplekse dhe përfshijnë elemente individuale dhe elemente të përbashkëta. Aspektet themelore të përvojave janë universale dhe mund të gjenden në të gjitha kulturat. Po ashtu ka gjithashtu tregues të saj në letërsinë e të gjitha kohërave, nga Homeri te Platoni, tek Dikensi, deri tek Libri i të Vdekurve i tibetianëve.

Krahasuar me procesin e ëndërrimit, si janë përvojat afër vdekjes?

Ëndrrat kanë një gjuhë shumë të ndryshme, që karakterizohet nga mbivendosja e shumë elementeve të ndryshme, të cilët e bëjnë të vështirë ose të pamundur kuptimin e menjëhershëm. Ato ishin objekt i një pune të gjatë interpretuese të Sigmund Frojdit.

Pse nuk raportojnë që të gjithë se kanë përjetuar një NDE?

Për dy arsye thelbësore. Së pari, jo të gjithë i përjetojnë ato. Së dyti, duke qenë përvoja të një aspekti transhendental dhe me një përmasë mistike, ato vendosen jashtë asaj që pranohet në mënyrë konvencionale nga pikëpamja e sotme mbizotëruese. Ndaj ekziston një rrezik i madh që ato të keqkuptohen, dhe kushdo që i ka përjetuar të konsiderohet si vizionar apo që vuan nga një problem mendor pas insultit cerebral.

Për shembull skeptikët argumentojnë thonë se vizioni i dritës që shihet në një NDE,është në fakt ai që shihet në dhomën e spitalit. Është e mundur?

Është vetëm një hipotezë pa asnjë konfirmim. Drita e perceptuar në NDE, ka karakteristika shumë të ndryshme nga ato të dritës artificiale, dhe është vetëm një element i vetëm i një përvoje shumë më të pasur dhe më komplekse. Në rastin më të mirë mund të jetë një lloj shkas i kësaj përvoje, e cila ka një natyrë dhe implikime shumë më të gjera.

A janë NDE-të vetëm pozitive apo ka raporte për përvoja negative?

Ka përvoja negative, edhe pse në një përqindje më të vogël të rasteve. Ndonjëherë pjesa negative është një element i përvojave që përfshijnë elemente negative dhe pozitive. Në raste të tjera ajo që përjetohet është skenari pozitiv NDE, por i përjetuar në mënyrë negative. Ose një situatë që është në vetvete neutrale (p.sh të qenit në një gjendje boshllëku apo errësirë), por e përjetuar si shumë stresuese. Shumë më rrallë raportohen përvoja të skenarëve shqetësues (ka nga ata që i përkufizojnë si “djallëzore”).

Kush është i prirur të ketë përvoja negative afër vdekjes?

Nuk është ende e qartë nëse dhe cilët njerëz mund të jenë në gjendje të favorizojnë përvojat negative./“Il Giornale” – Bota.al

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara