

Teknologji
Një tjetër gjigant dëshiron të blejë Google Chrome
Published
3 weeks agoon
Kompania e internetit Yahoo është e interesuar të blejë shfletuesin Google Chrome, nëse një gjykatës federal amerikan vendos që Google duhet ta shesë atë.
Google mund të detyrohet ta bëjë për të shmangur akuzat për monopol, dhe CEO i Yahoo, Brian Provost, tha në seancë gjyqësore se Yahoo është e interesuar.
Sipas tij, Yahoo vlerëson se Chrome do të shitet me një çmim prej disa dhjetëra miliardë dollarësh, raporton Bloomberg.
Yahoo ishte lojtari kryesor në tregun e kërkimit online në fillim të shekullit të 21-të, por më vonë humbi pozicionin e tij pasi Google u bë shumë i suksesshëm.
Yahoo është shitur disa herë dhe që nga viti 2021 është në pronësi të Apollo Global Management.
OpenAI është gjithashtu e interesuar për shfletuesin Chrome, tha menaxheri i produktit Nick Turley në një seancë gjyqësore javën e kaluar.
ChatGPT tashmë ka një zgjerim për Chrome të disponueshëm për shkarkim, por Tarli beson se integrimi më i thellë do të krijonte një produkt më të mirë.
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara beson se Google e ka monopolizuar tregun dhe po kërkon që kompania të shesë një pjesë të biznesit të saj, përfshirë Chrome, për të lejuar konkurrencë më të madhe.
Google argumenton se propozimi i qeverisë dëmtonn konsumatorët, do degradonte produktet e përditshme e do minonte lidershipin e SHBA në teknologji.

Prej 27 vitesh, Google u ka ofruar përdoruesve mundësinë që në faqen kryesore të tij të përdorin butonin “I’m Feeling Lucky” (“Ndjehem me fat”).
Megjithatë, duket se kompania mund ta heqë këtë funksion e ta dërgojë në histori. Ky gjigant teknologjik po teston integrimin e chatbot-it me inteligjencë artificiale në faqen kryesore. Një nga opsionet që po shqyrtohet është zëvendësimi i butonit “Lucky” me një të ri të quajtur “AI Mode” (“Režimi AI”).
Duke zgjedhur këtë regjim, përdoruesi hyn në ndërfaqe bisedore për kërkim, duke eliminuar nevojën për të parë një listë të gjatë rezultatesh.
Google e ka shpallur zyrtarisht këtë funksionalitet më herët këtë muaj.
Për ata që e përdorin rrallë, kujtojmë funksionin e butonit “I’m Feeling Lucky”: në thelb, ai e anashkalon listën standarde të rezultateve të kërkimit në versionin për desktop dhe të çon direkt te faqja që përputhet më së miri me kërkimin tënd. Të dhënat statistikore për përdorimin e këtij butoni janë të pakta, por që më 2007, ish-drejtoresha e Google, Marissa Mayer, vlerësonte se rreth 1% e të gjitha kërkimeve realizoheshin nëpërmjet tij.
Duke marrë parasysh rritjen e numrit të përdoruesve që kërkojnë përmes pajisjeve mobile është e mundur që përqindja e përdorimit të jetë edhe më e ulët.
Ende nuk është fundi për këtë funksion, pasi Google po shqyrton edhe një mundësi, vendosjen e një kartele për regjimin AI në skajin e djathtë të fushës së kërkimit. Nëse kjo ide implementohet, butoni legjendar “Lucky” mund të mbijetojë. Nuk është hera e parë që fati i “Lucky” vihet në pikëpyetje.
Në vitin 2010, Google prezantoi funksionin Google Instant, i cili shfaqte rezultatet e kërkimit në kohë reale ndërsa përdoruesit shkruanin kërkesat, me qëllim që të përshpejtohej dhe të bëhej më intuitive kërkimi, raportoi faqja Digital Trends.
Edhe pse butoni mbeti në vendin e tij, ai mbulohej nga rezultatet që shfaqeshin gjatë shtypjes. Google e hoqi Google Instant në vitin 2017, dhe butoni “Lucky” u bë sërish i dukshëm për të gjithë. Por këtë herë, “kërcënimi” duket më serioz.
Teknologji
Nga foto në video, Honor 400 sjellë risin e re me intelegjencën artificiale
Published
6 days agoon
May 14, 2025
Honor ka zbuluar një funksion të ri që pritet të jetë revolucionar për përdoruesit e telefonave të saj. Me serinë e re Honor 400 dhe Honor 400 Pro, kompania po sjellë një veçori që për herë të parë e shndërron një foto të zakonshme në një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale.
Funksioni quhet “Foto në Video” dhe është zhvilluar në bashkëpunim me Google Cloud.
Ai do të jetë i integruar direkt në aplikacionin “Gallery”, ku përdoruesit do të shohin një opsion të ri në krye të ekranit me emrin “AI Image to Video”.
Ky funksion mundëson që fotografitë e vjetra të marrin jetë, duke i kthyer ato në video të shkurtra që rikrijojnë momentin e kapur. Kjo është hera e parë që një funksion i tillë ofrohet pa nevojë për aplikacione të jashtme.
Honor synon që me këtë teknologji, seria 400 të jetë telefoni më i mirë me kamera AI në segmentin e vet të çmimit.
Prezantimi zyrtar i pajisjeve do të bëhet më 22 maj në një ngjarje në Londër, ku do të zbulohen të dy modelet: Honor 400 dhe Honor 400 Pro. Gjithashtu, kompania nuk e ka përjashtuar mundësinë që ky funksion të vijë edhe në pajisjet flagship si Magic7 Pro dhe Magic V3 në të ardhmen.

Dominimi i Teslas në tregun evropian të automjeteve elektrike po zbehet. Në fillim të vitit 2025, shitjet e prodhuesit amerikan kishin rënë me 43% nga viti në vit.
Në Gjermani, tregun e saj më të madh evropian, shitjet ranë me 70% vetëm në shkurt.
Rënia nuk është uniform: konkurrentët po fitojnë terren dhe marka Tesla, e cila ka përfituar prej kohësh nga avantazhi i saj teknologjik dhe statusi i lëvizjes së parë, është nën presion .
Një nga faktorët është imazhi gjithnjë e më i politizuar i Elon Musk. Mbështetja e tij për presidentin amerikan Donald Trump dhe të djathtën ekstreme evropiane ka larguar disa blerës, veçanërisht në tregje si Gjermania.
Megjithatë, sektori evropian i automjeteve elektrike mbetet i fortë. Shitjet e automjeteve elektrike me bateri u rritën me 28.4% në dy muajt e parë të 2025. Rënia e Tesla duket të jetë specifike për kompaninë, dhe jo për tregun.
Duke pasur parasysh trazirat e Tesla-s, cilët prodhues makinash dhe automjetesh elektrike po përfitojnë nga popullariteti i saj në rënie në Evropë.

Grand Theft Auto 6, një nga lojërat më të pritura, nuk do të dalë këtë vit siç ishte planifikuar fillimisht. Rockstar Games ka konfirmuar se loja publikohet në maj të vitit 2026, duke theksuar se nevojitet më shumë kohë për të arritur cilësinë që fansat presin dhe meritojnë.
Pritet të jetë një nga lansimet më të mëdha në historinë e industrisë së lojërave.
GTA 5, seria e fundit që doli më 2013, është fenomen global. Me më shumë se 185 milionë kopje të shitura, renditet si loja e dytë më e shitur e të gjitha kohërave e vazhdon të jetë e luajtur në versionin online.
Prezantimi i parë zyrtar i GTA 6 erdhi në dhjetor 2023 me trailer 90-sekondësh, që u bë viral e kaloi 100 milionë shikime në pak ditë.
Videoja zbuloi dy personazhe kryesorë dhe qytetin e ri të lojës – Leonida – një vend fiktiv i frymëzuar nga Florida.
Në deklaratë, Rockstar ka thënë se ishte “thellësisht e prekur” nga reagimi i fansave dhe theksoi se po punon për ta bërë lojën sa më të përsosur.
Rockstar njihet për procesin e zhvillimit, nuk është hera e parë që shtyn publikimin e një loje të madhe, njësoj ndodhi dhe me “Red Dead Redemption 2” në vitin 2018, por kompania është e njohur për cilësinë e jashtëzakonshme të lojërave.
Straus Zelnick, shefi i Take-Two Interactive, ka deklaruar se çdo projekt i ri i Rockstar “duhet të jetë që se keni përjetuar kurrë më parë”.

UBT do të ndajë çmimin më të lartë institucional për Tony Clement

Rektori Hajrizi merr pjesë në Javën Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Akademik në TU-Sofia të Bullgarisë

Rektori Hajrizi takon drejtuesit e Interporto S.p.A për partneritet në logjistikë dhe infrastrukturë

UBT afron Kosovën me qendrat kërkimore më të avancuara në Evropë

Rektori Hajrizi në Itali: Viziton Bologna Business School, drejt bashkëpunimeve akademike dhe shkencore

Shkenca, teknologjia dhe arsimi i lartë në qendër të vizitës zyrtare të Rektorit Hajrizi në Itali

UBT forcon partneritetet globale përmes bashkëpunimit me Universitetin Muş Alparslan nga Turqia

UBT nis kampanjën për maturantët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës – Fillimi i një rruge drejt suksesit akademik

Kurti pyetet për ngërçin institucional, flet për projektin e banimit në Podujevë
Të kërkuara
-
Lajmet1 month ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesorët Besnik Skenderi, Safet Zejnullahu, Diamanta Skenderi dhe Ferid Selimi publikojnë punimin shkencor mbi AI në arsim
-
Kulturë2 months ago
Shkëlqeu me rolin e tij në ‘Kontesha Arduini’, intervistë me Mirsad Ferati