Lajmet

Një pecetë për histori: Si një nënshkrim shënoi epokën e “Messit në Futboll”

Publikuar

Në moshën 13-vjeçare, Lionel Messi nënshkroi një kontratë me Barcelonën në një pecetë, duke vendosur themelet për fillimin e një aventure që më vonë do të ndryshonte përgjithmonë historinë e Barcelonës dhe futbollit botëror.

Për të nënshkruar kontratën u shkrua në një pecetë të thjeshtë në vitin 2000 dhe nënshkruesit ishin drejtori sportiv i atëhershëm i Barcelonës, Carles Rexach dhe agjentit Horacio Gaggioli, i cili kështu mori një garanci nga Barcelona se klubi do të nënshkruante një kontratë me Lionel Messin.

Shamia legjendare është tashmë në posedim të shtëpisë së ankandit Bonhams, e cila dje ka nxjerrë në ankand suvenirin e çmuar me një çmim fillestar prej 257,000 eurosh dhe pritet që çmimi të shkojë midis 300 dhe 600 mijë eurosh.

“Bojë blu në një letër standarde”, e përshkroi Bonhams artikullin dhe drejtori i marketingut të Bonhams, Marc Sands shpjegoi pse shamia vlerësohet kaq shumë.

“Kjo shami nuk ishte kurrë ligjërisht e detyrueshme, por emocionalisht përfaqëson rrënjën e thellë të marrëdhënies mes Barcelonës dhe Lionel Messit”, tha Sands.

Messi shënoi 674 gola në 782 paraqitje për Barcelonën dhe fitoi gjithsej 35 trofe si anëtar i gjigantit katalanas.

“Nëse e doni futbollin dhe nëse e doni Lionel Messin, ju e dini se si ky objekt e ka përcaktuar futbollin për breza. Nëse doni një pjesë të asaj historie, ky është objekti për ju”, tha Sands./UBTNews/

©️ D.E

Lajmet

Funerali i presidentit Raisi do të mbahet të martën

Publikuar

nga

Funerali i presidentit iranian, Ebrahim Raisi dhe ministrit të jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian do të mbahet të martën, raportoi gazeta iraniane Tasnim.

Një zyrtar iranian Hassan Hakikian tha se do të zhvillohet në qytetin e Tabrizit, në Iranin veriperëndimor.

Para se të bëhet varrimi do të bëhet ekspertiza mjekoligjore./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Të reshurat e shiut shkaktojnë dëme në Prishtinë, komuna me thirrje për qytetarët

Publikuar

nga

Të reshurat e shiut kanë shkaktuar dëme materiale në disa zona të kryeqytetit. Ekipet e zjarrfikësve në bashkëpunim me policinë e Kosovës janë duke i sanuar të gjitha dëmet.

Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve që të kenë durim deri në sanimin e të gjitha dëmeve.

“Pas shiut të rrëmbyeshëm të mëngjesit të hershëm, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale, të cilat ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar. Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hamasi në solidaritet me Iranin pas vdekjes së presidentit

Publikuar

nga

Hamasi ka shprehur solidaritetin e tij me shtetin e Iranit, pas përplasjes së helikopterit ku mbetën të vdekur presidenti, ministri i Jashtëm dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë. Grupi militant tha se ndan dhimbjen me vëllezërit iranianë.

Grupi tha “se përplasja e helikopterit ka lënë të vdekur disa prej liderëve më të mirë iranianë që kishin një karrierë të shquar në rilindjen e Iranit”.

Grupi militant është në luftë me Izraelin që nga 7 tetori pas sulmit të tij tronditës në Izraelin jugor. Hamasi është një nga grupet e shumta militante të mbështetur dhe financuar nga Teherani, i cili ofron fonde, armë dhe trajnime./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti: 600 mijë euro për Onkologjinë, investim substancial

Publikuar

nga

600 mijë euro është kostoja e renovimit të Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Bashkë me renovimin është shtuar edhe numri i shtretërve.

Në ceremoninë e përurimit të renovimeve të kësaj klinike, i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Kryeministri Kurti, ka thënë se janë bërë renovime substanciale prej rreth 600 mijë eurosh në këtë klinikë dhe se krahas renovimeve, është shtuar edhe buxheti për blerjen e barnave.

“Kemi një investim substancial prej 600 mijë euro që e ka transformuar në mënyrë fort domethënëse për mjekët, infermierët, stafin mbështetës që janë gjithsej 70 por para së gjithash për pacientët. I kanë pasur 45 shterët e tash i kanë 60 shtretër. Dhe së shpejti do të jenë 110. Me aksliratorin e ri të cilin e kemi instaluar lista e pritjes është zero. Ky investim kap shifrën 1 milion e 444 mijë euro. Unë jam i lumtur që mora vesh se procesi i dhënies së vaksinës HPV-së i sëmundjes së kancerit të mitrës është duke shkuar mirë, lista esenciale e barnave është zgjedhuar dhe se buxheti është shtuar. Nga 24 milion euro në 60 milion euro. Në Kosovë qytetarët e Republikës blejnë 120 milion euro barna gjysmën e blejnë ata e gjysmën tjetër paguan shteti. Nga dy rezonanca magnetike vetëm këto tri vite janë edhe tri rezonanca të reja. Terapia tabletare tash ipet edhe në Prizren. Është një ditë e veçantë për pacientët, mjekët e stafin të cilët i falënderoj nga zemra”, ka thënë Kurti.

Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se është shumë i lumtur pasi që tash pacientët marrin shërbime pa listë të pritjes.

“Shumë i lumtur e i gëzuar që një Klinikë kaq vitale për një grup të pacientëve tash e tutje do të marrin shërbime pa listë të pritjes. Falënderoj stafin e Klinikës së Onkologjisë të cilët kanë ndihmuar të rinovimin rrënjësor. Uroj të ketë më pak sëmundje të tilla. Rrallë kund edhe në rajon i kanë mundësitë të marrin shërbime të tilla modern”, ka thënë Vitia.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara