Kulturë

Një pasqyrë e gjerë e Gjuhës Shqipe: Përpjekja për 120 mijë fjalë

Published

on

Fjalori i madh i gjuhës shqipe është në fazën përfundimtare të punësimit dhe pritet të publikohet online në fund të këtij viti, me një variant të shtypur që do të jetë në dispozicion në vitin e ardhshëm, bën të ditur Prof. Dr. Shezai Rrokaj, në një intervistë për RTSH 24.

Kjo përpjekje është e përqendruar në të rritur numrin e fjalëve në fjalor, duke pritur të arrijë rreth 120 mijë fjalë, shumë më shumë se numri i parashikuar fillimisht prej 90 mijë fjalësh.

Përpjekja për hartimin e këtij fjalori ka mbështetur nga një numër i madh i punonjësve shkencorë të niveleve të ndryshme, duke përfshirë punonjës nga Institutet e Albanologjisë dhe akademikë të shquar si Prof. Dr. Jani Thomai dhe Prof. Dr. Valter Memushaj. Puna është planifikuar të përfundojë në qershor të këtij viti, ndërsa pas kësaj do të kryhet një proces i shtimit të emërtimeve të njësive të caktuara për të përshpejtuar përfundimin e fjalorit.

Qëllimi i këtij fjalori është të reflektojë gjuhën shqipe sot, duke e përshkruar atë në një periudhë kohore prej vitit 2000 deri në 2030. Fjalori do të përmbajë një pjesëmarrje të konsiderueshme të fjalëve të gegërishtes, për të pasqyruar diversitetin gjuhësor të trevave shqiptare. Përveç kësaj, do të përfshijë edhe fjalë të huaja të përdorura nga folësit, por është vënë në dukje që përdorimi i tyre duhet të bëhet me kujdes për të ruajtur integritetin e gjuhës shqipe.

Përpjekja për hartimin e “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe” përshkruhet si një fotografim i gjuhës shqipe në këtë periudhë kohore, duke përforcuar normat dhe standardet e gjuhës së përdorur në shkrim dhe bisedë./UBTNews/

Continue Reading

Kulturë

Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar aktoren dhe profesoreshën në Fakultetin e Arteve në UBT, Fatlume Bunjaku, për suksesin e saj ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlinale, një nga platformat më prestigjioze evropiane për promovimin e aktorëve me potencial.

Në një takim të veçantë, Rama e nderoi aktoren për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Zbardhje” i Kaltrina Krasniqit merr mbështetje nga Fondi Hubert Bals

Published

on

Filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, “Zbardhje”, është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi Hubert Bals i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Filmi trajton mënyrat se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin formësojnë marrëdhëniet e përditshme mes grave që jetojnë në Prishtinë, në rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Skenari është nga Doruntina Basha, ndërsa prodhimi bëhet nga Ares Shporta për Vera Films, në bashkëprodhim me Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi). Xhirimet fillojnë këtë javë në Prishtinë.

Fondi Hubert Bals ka mbështetur mbi 1,400 projekte filmike ndër vite, shumë prej të cilave janë shfaqur në Festivalet e Kanës, Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production ka për qëllim të tërheqë bashkëprodhues evropianë dhe të lidhë projekte me kinemanë arthouse ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

Continue Reading

Kulturë

Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë

Published

on

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, në kryeqytet nisën punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica. Ky projekt jo vetëm që rikthen një objekt historik, por përçon edhe mesazhin e rezistencës qytetare përmes arsimit gjatë kohës kur mësimi në Kosovë ishte i ndaluar.

Shtëpia-shkollë e familjes Hertica ka qenë një hapësirë ku dija ruhej dhe transmetohej si formë mbijetese dhe dinjiteti. Muzeu synon të ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe ta bëjë të njohur tek brezat e rinj dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ky projekt është një dëshmi për guximin dhe sakrificën e atyre që e kuptuan arsimin jo vetëm si proces mësimor, por si akt politik, shoqëror dhe ekzistencial.

Siç u theksua, “aty ku dija mbrohet edhe në kushte të pamundura, aty fillon liria”.

Continue Reading

Të kërkuara