Në moshën 106 vjeç, Eileen Kramer po vazhdon të jetë një balerinë, artiste, interpretuese dhe koreografe.
Ajo shkruan çdo ditë nga qendra e kujdesit për të moshuarit në Sidney ku qëndron, boton libra dhe gjithashtu ka hyrë në konkursin më prestigjioz të pikturës në Australi.
Pas dekadash që jetoi jashtë vendit, zonja Kramer u kthye në qytetin e saj të Sidneit në moshën 99-vjeçare. Prej nga ajo periudhë, ajo ka bashkëpunuar me artistë për të krijuar disa video që shfaqin talentin e saj dhe pasionin që ka pasur gjatë gjithë jetës: vallëzimin.
Ajo tregon se prej që është kthyer në Sidney ka qenë shumë e zënë duke interpretuar pjesë të mëdha kërcimi në Institutin Kombëtar për Artin Dramatik dhe teatrot e pavarura.
1953
“Kam marrë pjesë në dy festivale të mëdha vallëzimi në Adelaide dhe Brisbane, kam qenë në një film, kam dhënë shumë shfaqje më të vogla, kam shkruar tre libra dhe sot po kaloj një ditë të lirë duke folur me ju”, thotë ajo nga shtëpia e saj.
Diçka që ajo shpesh pyetet është nga buron e gjithë energjia e saj – dhe nëse ka ndonjë sekret për të kërcyer në moshë të shtyer.
Përgjigja e saj është se ajo ka ndaluar fjalët “e vjetër” dhe “moshë” nga fjalori i saj. “Unë them nuk jam e moshuar, thjesht kam qenë këtu për një kohë të gjatë dhe kam mësuar disa gjëra gjatë rrugës.Qëndrimi im për të krijuar gjëra është identik me atë kur isha fëmijë“, thekson Kramer.
E lindur në Mosman Bay të Sidney-t, zonja Kramer u trajnua si valltare, pastaj bëri një turne në Australi me Baletin Bodenwieser për një dekadë. Ajo udhëtoi në Indi dhe më vonë u vendos në Paris dhe më pas në New York – ku jetoi deri në moshën 99 vjeç.
Znj. Kramer (lart) dhe Jean Raymond në një performancë të vitit 1940 për Kompaninë Bodenwieser Dance
Karriera e saj e vallëzimit përfshin katër kontinente dhe një shekull.
“Duke qenë në shoqërinë e valltarëve gjithë jetën time, nuk jam ndjerë kurrë vetëm“, thotë ajo. “Ndryshe nga unë, disa u martuan dhe patën fëmijë ose u kthyen në Evropë. Unë i durova sifdat e jetës së balerinës”.
Duke jetuar në Paris për pjesën më të madhe të jetës së saj të hershme, zonja Kramer thotë se mënyra e vetme për të paguar qiranë ishte të ishe modelja e ndonjë artisti. Ndërsa kur u kthye në Australi, ajo ishte e kënaqur që disa gjëra nuk kishin ndryshuar – të tilla si të shihje njerëz që hanin peshk dhe patate të skuqura.
“Ne do të lëmë pas disa zemra të thyera!”, i kishte thënë Madame Bodenwieser, lidhur me jetesën gjithmonë në lëvizje të një balerine./UBTNews
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.
Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.
Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.
Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.
Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.
Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.
Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.
Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.
Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.
Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.
Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.
Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.
Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.
Ministrja Saranda Bogujevci dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi kanë pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.
Gjatë takimit u diskutua për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.
Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e mbështetjes evropiane dhe avancimit të projekteve në fushën e kulturës dhe turizmit.
Ndërkaq, ambasadori Schuebel ritheksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Kosovës, duke theksuar se mbështetja e BE-së përfshin edhe zhvillimin e kulturës dhe turizmit në vend.