Magazinë

Vdes Claudia Cardinale, një jetë e përkushtuar artit dhe kinemasë

Published

on

Claudia Cardinale, një nga ikonat më të njohura të kinemasë italiane dhe botërore, u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare në Nemours, pranë Parisit, Francë, ku kishte jetuar për shumë vite. Ajo u largua duke qenë pranë fëmijëve të saj.

Agjenti, Laurent Savry, e përshkroi si “trashëgimtare e shpirtit të një gruaje të lirë e të frymëzuar, si në jetën personale, ashtu dhe në art.”

E lindur më 15 prill 1938 në Tunis, nga prindër sicilianë që kishin emigruar gjatë periudhës së protektoratit britanik, Cardinale filloi karrierën në kinematografi në vitet 1950 dhe krijoi një rrugëtim artistik që zgjati më shumë se gjashtë dekada.

Gjatë karrierës, luajti në mbi 150 filma e bashkëpunoi me disa nga regjisorët më të mëdhenj të kohës, përfshirë Luchino Visconti, Federico Fellini, Sergio Leone, Mauro Bolognini dhe Werner Herzog. Roli i saj si Angelica në “Il Gattopardo” të Visconti-t, ku skena e vallëzimit me Alain Delon është tashmë legjendare, si dhe pjesëmarrja në “8½” të Fellinit, e vendosën atë në radhët e yjeve të kinemasë europiane.

Ndër filmat më të njohur:  “La ragazza con la valigia”, “C’era una volta il West”, “Fitzcarraldo”, “La pelle”, “La storia” “The Pink Panther”.

Përveç ekranit, Cardinale pati një përfshirje të madhe në teatër dhe mbështeti gjithmonë autorët e rinj. Ajo konsiderohej figurë e respektuar në skenën kulturore ndërkombëtare, duke qëndruar larg zhurmës mediatike, por gjithmonë aktive në art dhe çështje sociale.

U nderua me pesë çmime “David di Donatello”, pesë “Nastro d’Argento” me çmime për arritje jetësore nga festivalet e Venecias e Berlinit.

Claudia kujtohet jo vetëm për bukurinë dhe karizmën e saj në ekran, por edhe për integritetin dhe pasionin me të cilin e jetoi artin dhe jetën. /A.Z/UBT News/

Lajmet

Jessie J ndërpret koncertin pas përleshjes së fansave në turmë

Published

on

Këngëtarja britanike Jessie J ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj në Angli, pasi disa fansa në turmë u përfshinë në një përleshje.

Gjatë koncertit pranë Londrës, këngëtarja u kërkoi të pranishmëve të qetësoheshin dhe të mos përfshiheshin në konflikte.

“Ky është alkooli dhe egoja. Thjesht qetësohuni. Të grindesh është humbje kohe, sidomos të godasësh dikë. Dhe para fëmijëve, absolutisht jo”, u tha ajo fansave.

Jessie J u bëri thirrje të pranishmëve që të mos reagonin me agresivitet, edhe në rastet kur dikush tjetër po sillej keq.

Pasi situata nuk u qetësua, këngëtarja kërkoi që personat e përfshirë në konflikt të nxirreshin nga salla, në mënyrë që koncerti të vazhdonte.

“Shumë njerëz kanë shpenzuar para për këtë koncert për të më parë. Thjesht nxirrini jashtë që të vazhdojmë. Nuk më duhen këtu. Njerëzit kanë pritur me orë të tëra për të na parë”, tha ajo.

Reagimi i saj u prit pozitivisht nga fansat, të cilët e vlerësuan për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të vendosur se si e menaxhoi situatën./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bebe Rexha nominohet për herë të parë si artiste e pavarur në MTV VMA

Published

on

Bebe Rexha ka marrë nominimin e saj të parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur, falë këngës “New Religion”, në bashkëpunim me grupin britanik Faithless.

Kënga është nominuar në kategorinë “Best Dance” në edicionin e vitit 2026 të MTV VMA.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka shprehur entuziazmin për këtë arritje.

“REXHARS!!! Më në fund jemi nominuar për këngën tonë DHE si artiste e PAVARUR – NEW RELIGION”, ka shkruar Rexha.

“New Religion” është publikuar në mars të këtij viti dhe shënon bashkëpunimin e saj me grupin britanik Faithless./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Princi Harry dhe Meghan Markle planifikojnë rikthimin në Britani

Published

on

By

Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar në fund të këtij muaji për një qëndrim më të gjatë, ndërsa raportohet se fëmijët e tyre, Princi Archie dhe Princesha Lilibet, pritet të ndjekin shkollën në Britani.

Sipas burimeve për Page Six, Pallati Mbretëror është vënë në dijeni për planet e çiftit dhe Mbreti Charles III është informuar personalisht për këtë hap. Po ashtu, bëhet e ditur se vetë Mbreti 77-vjeçar është një nga arsyet kryesore të këtij rikthimi, pasi ai shpreson të kalojë më shumë kohë me Harryn dhe Meghanin në nivel privat.

Megjithatë, Mbreti e ka bërë të qartë se statusi i tyre mbetet i pandryshuar: Duka dhe Dukesha e Sussex-it do të vazhdojnë të jetojnë si persona privatë dhe anëtarë të familjes mbretërore pa detyra apo obligime zyrtare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Producenti Nicolas Altmayer dhe drejtuesja e Dior, Mathilde Favier, humbin jetën në aksident në Francë

Published

on

Producenti francez i filmit Nicolas Altmayer dhe bashkëshortja e tij, Mathilde Favier, drejtuese me përvojë në shtëpinë e modës Dior, kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Francë më 17 gusht.

Altmayer ishte 61 vjeç, ndërsa Favier 56. Vdekja e tyre ka tronditur industrinë franceze të filmit dhe modës.

Nicolas Altmayer ishte bashkëthemelues i kompanisë së prodhimit “Mandarin & Compagnie”, të cilën e krijoi në vitin 1996 së bashku me vëllain e tij, Eric Altmayer. Kompania ka prodhuar më shumë se 70 filma artistikë, mes tyre “Brice De Nice”, filmat “OSS 117”, “Chocolat”, “The First Day Of the Rest Of Your Life” dhe disa vepra të regjisorit François Ozon.

Në vitin 2017, Nicolas dhe Eric Altmayer u nderuan me çmimin “Daniel Toscan du Plantier” nga Akademia Franceze “César”, si producentët e vitit.

Ndërkohë, Mathilde Favier ishte një nga figurat e njohura të industrisë franceze të modës. Ajo kishte drejtuar marrëdhëniet me publikun në grupin LVMH dhe kishte mbajtur poste të rëndësishme në Dior Couture, duke u vlerësuar për përvojën dhe rrjetin e gjerë të kontakteve në këtë industri.

Aksidenti ka ndodhur në rajonin Deux-Sèvres, në Francën perëndimore. Sipas Prokurorisë së Niort-it, automjeti me të cilin udhëtonin Altmayer dhe Favier është përplasur me një automjet të rëndë transporti që po lëvizte në drejtim të kundërt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara