Kronikë e zezë

Një i arrestuar në Skenderaj pasi goditi viktimën me mjet pune 

Published

on

Një person është arrestuar të dielën në Skenderaj, pasi dyshohet se ka sulmuar dhe lënduar një tjetër pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, i dyshuari e ka goditur viktimën me një mjet pune, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

14 armë të sekuestruara dhe 4,855 gjoba në Rajonin e Prishtinës gjatë një jave

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës kanë realizuar gjatë javës së kaluar 65 urdhëresa të gjykatës, në lokacione të ndryshme dhe në aksione të ndara.

Prej tyre, 47 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe raste të tjera.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresat gjyqësore.

Gjatë së njëjtës periudhë, në Rajonin e Prishtinës janë sekuestruar 14 armë zjarri.

Policia ka shqiptuar gjithashtu 4,855 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Prej tyre, 466 janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe radarëve mobilë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një 49-vjeçar pasi ra nga lartësia gjatë punës në Veternik

Published

on

By

Një 49-vjeçar ka humbur jetën të hënën në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi ka rënë nga lartësia gjatë kohës sa po punonte.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës 10:00, raporton Ekonomia Online.

Sipas policisë, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, ku vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.  /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Në Malishevë, dyshohet se burri vrau gruan

Published

on

By

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku mbeti e vdekur një grua shtatzënë. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se i dyshuari për aktin është vetë bashkëshorti i viktimës, i cili po ashtu ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

Prokurori i Shtetit ka dalë në vendngjarje dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për autopsi.

Rasti nga organet e drejtësisë po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, në koordinim me Policinë e Kosovës, bëri të ditur se po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe grumbullimin e provave relevante. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna nga vetura në lëvizje dhe armë pa leje: Tre të arrestuar në Prishtinë, Podujevë e Drenas

Published

on

By

Policia e Kosovës ka iniciuar tri raste të ndara për “Përdorim të armës” dhe “Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve” gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës, Podujevës dhe Drenasit.

Në Drenas, policia ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri nga vetura e tij në lëvizje në orët e para të mëngjesit të së dielës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gaz dhe 88 fishekë. Me vendim të prokurorit, i arrestuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Në Podujevë, pas marrjes së informatës për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë identifikuar të dyshuarin, nga i cili kanë konfiskuar një pistoletë me gaz dhe 11 fishekë. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Prishtinë, gjatë një kontrolli rutinor, njësiti policor ka ndaluar një person i cili ka deklaruar se kishte me vete një armë zjarri. Policia ka konfiskuar pistoletën me 10 fishekë, pasi leja e armës kishte skaduar dhe e njëjta ishte e destinuar vetëm për shenjëtari. Edhe ky rast, me vendim të prokurorit, po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara