Lajmet

Një gjerman u vaksinua 217 herë kundër COVID-19

Nuk pati pasoja.

Publikuar

Një gjerman u vaksinua kundër COVID 217 herë, pavarësisht këshillave mjekësore, por studiuesit nga Universiteti i Erlangen-Nurnberg pohojnë se kjo sasi imunizimi nuk e dëmtoi atë.

Burri u vaksinua privatisht brenda 29 muajve dhe ky rast u regjistrua në revistën mjekësore “The Lancet Infectious Diseases”, raporton BBC.

Dr. Kilian Schober, nga Departamenti i mikrobiologjisë i Universitetit të Erlangen-Nurnberg, kontaktoi burrin për të testuar pështymën, si dhe mostrat e gjakut të freskët dhe të ngrirë.

Lajmet

Tahiri: 30 maji është data e fundit kur duhet të shpërndahet Kuvendi

Publikuar

nga

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka nënvizuar sërish se nuk do të përkrahin iniciativën për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se e vetmja formë për shkuarjen e zgjedhjeve të parakohshme duhet të jetë përmes dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit Albin Kurti.

Ai tha se më debatin e së premtes për tri vjet qeverisje të Kurtit do të shpalosin edhe një mocion për shkarkimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Funerali i presidentit Raisi do të mbahet të martën

Publikuar

nga

Funerali i presidentit iranian, Ebrahim Raisi dhe ministrit të jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian do të mbahet të martën, raportoi gazeta iraniane Tasnim.

Një zyrtar iranian Hassan Hakikian tha se do të zhvillohet në qytetin e Tabrizit, në Iranin veriperëndimor.

Para se të bëhet varrimi do të bëhet ekspertiza mjekoligjore./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Të reshurat e shiut shkaktojnë dëme në Prishtinë, komuna me thirrje për qytetarët

Publikuar

nga

Të reshurat e shiut kanë shkaktuar dëme materiale në disa zona të kryeqytetit. Ekipet e zjarrfikësve në bashkëpunim me policinë e Kosovës janë duke i sanuar të gjitha dëmet.

Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve që të kenë durim deri në sanimin e të gjitha dëmeve.

“Pas shiut të rrëmbyeshëm të mëngjesit të hershëm, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale, të cilat ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar. Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hamasi në solidaritet me Iranin pas vdekjes së presidentit

Publikuar

nga

Hamasi ka shprehur solidaritetin e tij me shtetin e Iranit, pas përplasjes së helikopterit ku mbetën të vdekur presidenti, ministri i Jashtëm dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë. Grupi militant tha se ndan dhimbjen me vëllezërit iranianë.

Grupi tha “se përplasja e helikopterit ka lënë të vdekur disa prej liderëve më të mirë iranianë që kishin një karrierë të shquar në rilindjen e Iranit”.

Grupi militant është në luftë me Izraelin që nga 7 tetori pas sulmit të tij tronditës në Izraelin jugor. Hamasi është një nga grupet e shumta militante të mbështetur dhe financuar nga Teherani, i cili ofron fonde, armë dhe trajnime./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara