Kronikë e zezë

Një e mitur raporton në polici se është ngacmuar seksualisht

Rasti është duke u hetuar.

Published

on

Një e mitur ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar në Prishtinë. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes.

Rasti për sulmin seksual për të cilin ka raportuar e mitura, kanë filluar hetimet.

“Prishtinë, 17.02.2022 – 16:30. Viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Aktualitet

​Aksident i rënë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Published

on

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, teksa janë parë qytetarët janë mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Nga Policia e Kosovës ende nuk ka njoftim zyrtar./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Aksident trafiku në qendër të Prishtinës, një i lënduar

Published

on

Një person është lënduar dje rreth orës 17:00 në Prishtinë ku ndodhi një aksident trafiku mes dy veturave.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, i cili theksoi se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.

Ky aksident dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një veture që doli nga korsia e majtë dhe goditi një makinë tjetër të ndalur në korsinë e kundërt./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

​Aktakuzë për vrasje të rëndë në Prizren

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.B, i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga muaji gusht për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, me datë 10 gusht të këtij viti, rreth orës 20:30, në lagjen “Tusus”, në rrugën “Lapidari” në Prizren, i pandehuri “me dashje dhe në mënyrë dinake duke shfrytëzuar besimin e viktimës H.Sh, të njëjtin e privon nga jeta”.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur pas organizimit të një përleshjeje mes qenve, ku pas përfundimit të saj, viktima ishte duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

I pandehuri e ka ndjekur atë dhe më pas, duke përdorur një mjet të mprehtë – thikë, e ka sulmuar papritur viktimën duke e goditur tri herë në pjesë të ndryshme të trupit”, sipas Prokurorisë.

Ekspertiza mjeko-ligjore e autopsisë e datës 22 shtator, tha se lëndimet kanë shkaktuar gjakderdhje të brendshme të rëndë në regjionin e majtë të kraharorit, e cila ka rezultuar me vdekjen e viktimës.

Ndër të tjera, Prokuroria tha se “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve” është duke u trajtuar nga Departamenti i Përgjithshëm, në kuadër të procedurave hetimore përkatëse, ndaj dy të dyshuarve tjerë, të cilët kanë organizuar përleshjen me qen.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./D.B/KP

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet 32-vjeçari në Fushë Kosovë, strehoi të dyshuarin që tentoi ta vras djalin e tij

Published

on

Një 32-vjeçar është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se strehoi të dyshuarin D.B, për plagosjen e djalit të tij në Stanoc të Vushtrrisë.

“I dyshuari, mashkull kosovar 32-vjeçar, është arrestuar  në qytetin e Fushë Kosovës, pasi dyshohet se ka strehuar dhe ndihmuar një person tjetër të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, e cila kishte ndodhur në muajin korrik 2025 në fshatin Stanovcë të Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndryshe, më 28 korrik rreth orës 18:00, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një 27-vjeçar kishte mbetur i plagosur dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Autoritetet konfirmuan se ai është jashtë rrezikut për jetë dhe në vendin e ngjarjes ishin gjetur katër gëzhoja,/S.K/EO/PK/

Continue Reading

Të kërkuara