Lajmet

Një 36-vjeçar u godit për vdekje nga treni në Aqarevë të Skenderajt

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga treni në Aqarevë të Skenderajt. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 06:43.

Të gjitha njësitë kompetente kane dalë në vend të ngjarjes e po ashtu edhe mjeku kujdestar nga QKMF Skenderaj, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës D.H., 36-vjeçar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Trafiku Rajonal, hetimet dhe krim-teknika rajonale si dhe mjekësia ligjore, trupi i pajete është dërguar për obduksion.

Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhrin e tij rasti ёshtё hapur dhe është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

Lajmet

Pesë rastet të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjes në disa qytete të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë është raportuar se një viktimë grua është kanosur verbalisht nga një i dyshuar burrë, i cili tashmë ndodhet në kërkim policor.

Në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje, një viktimë grua është sulmuar nga një i dyshuar mashkull, i cili me vendim të prokurorit është liruar pasi ka pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu në Prishtinë është regjistruar edhe një rast tjetër i dhunës në familje ndaj një viktime grua, ku pas intervistimit të palëve, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Viti është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy personave. I dyshuari, me rekomandim të specialistit dhe vendim të prokurorit, është dërguar për trajtim mjekësor nën mbikëqyrje të policisë.

Ndërsa në Klinë, njësitë policore kanë arrestuar dhe dërguar në mbajtje një të dyshuar burrë për veprat penale kanosje dhe dhunë në familje ndaj një viktime burrë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari në Podujevë për vrasje në tentativë

Published

on

By

Në Podujevë është arrestuar një person si i dyshuar për veprën penale – vrasje në tentativë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri, por i njëjti nuk kishte qëlluar, ndërsa në vendin e ngjarjes organet e rendit kanë gjetur një gëzhojë.

Ndërsa pas mbledhjes së provave materiale, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, deri sa janë kryer edhe kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit, por që nuk është gjetur diçka e dyshuar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Katër të vrarë dhe rreth 15 të plagosur nga të shtënat në tri lokacione në Dallas

Published

on

Katër persona janë vrarë dhe rreth 15 të tjerë janë plagosur pas tri incidenteve me armë zjarri gjatë natës në lagjen “Deep Ellum” të Dallasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas policisë, të shtënat ndodhën në tri lokacione të ndryshme në këtë lagje, e njohur për jetën e natës, baret, restorantet dhe ambientet me muzikë live. Në disa lokale të zonës ishin organizuar ngjarje për festën e Halloween-it.

Shefi i Policisë së Dallasit, Daniel Comeaux, deklaroi gjatë një konference për media se ende nuk dihet nëse të shtënat ndodhën brenda ndonjë biznesi apo në rrugë. Ai bëri të ditur se hetimet paraprake nuk kanë zbuluar ndonjë lidhje mes tri incidenteve.

Sipas njoftimit të policisë, të shtënat e para ndodhën rreth orës 00:20, të dytat pak pas orës 01:00, ndërsa incidenti i tretë u raportua rreth gjysmë ore më vonë.

Comeaux paralajmëroi se numri i të plagosurve mund të ndryshojë, pasi disa persona janë paraqitur vetë në institucionet shëndetësore për të marrë ndihmë mjekësore.

Disa persona janë arrestuar dhe po merren në pyetje, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse personat e arrestuar kanë lidhje me të shtënat.

Tri incidentet ndodhën brenda një distance prej rreth 800 metrash nga njëri-tjetri, në një zonë ku kishte prani të madhe të qytetarëve për shkak të aktiviteteve të Halloween-it.

Shefi i policisë bëri të ditur se numri i zyrtarëve policorë në terren ishte shtuar paraprakisht, për shkak të pritjes së turmave të mëdha gjatë festës.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

“The Odyssey” thyen rekordin e “Furious 7”, bëhet filmi më i suksesshëm i Universal jashtë SHBA-së

Published

on

Filmi “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan, është bërë filmi më i suksesshëm në historinë e studiove Universal Pictures në tregjet ndërkombëtare, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga “Furious 7”.

Sipas Universal Pictures, të ardhurat nga shfaqja e filmit jashtë Shteteve të Bashkuara kanë tejkaluar 1.17 miliardë dollarë.

Veronika Kwan Vandenberg, presidente e shpërndarjes ndërkombëtare në Universal Pictures International, e ka cilësuar këtë rezultat si dëshmi të popullaritetit global të Nolanit dhe të ambicies së regjisorit dhe producentëve për ta sjellë në ekran epikën e Homerit.

“The Odyssey” rrëfen udhëtimin dhjetëvjeçar të Odiseut drejt shtëpisë së tij, një histori që ka frymëzuar përshtatjen e re kinematografike të Nolanit. Filmi pati hapjen më të suksesshme ndërkombëtare të karrierës së regjisorit, duke kryesuar listat e arkëtimeve në 77 vende.

Produksioni ka shënuar rezultate të larta edhe në 78 tregje, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën, Francën, Gjermaninë, Italinë, Meksikën dhe Brazilin.

Në film luajnë emra të njohur të kinematografisë, përfshirë Matt Damon, Tom Holland, Anne Hathaway, Robert Pattinson, Charlize Theron dhe Zendaya. Filmi është prodhuar nga Christopher Nolan dhe Emma Thomas përmes kompanisë së tyre, Syncopy.

Ndërkohë, Universal Pictures ka regjistruar 3.37 miliardë dollarë të ardhura ndërkombëtare gjatë vitit 2026, më shumë se çdo studio tjetër e Hollivudit. Sipas raportimit, studioja ka kaluar gjithashtu pragun prej pesë miliardë dollarësh të të ardhurave globale për këtë vit.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara