Lajmet

​Rritet importi dhe eksporti i Kosovës

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin korrik të këtij viti, ku thuhet se eksporti i mallrave kishte vlerën 62.3 milionë euro, ndërsa importi 430.0 milionë euro, që është një rritje prej 46.2% për eksport, si dhe 40.4% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Sipas ASK-së, të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 39.5% në muajin korrik, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 367.7 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 263.6 milionë eurosh në vitin 2020.

“Eksporti mbulon importin me 14.5%. Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 38.0% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 16.1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 10.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.1% e përbëjnë produktet minerale; 5.0% e përbëjnë produktet bimore; 3.6% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.0% e përbëjnë produktet minerale; 13.4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 13.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.7% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 8.0% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.4% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj. Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 20.3 milionë euro, ose rreth 32.7% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 13.3%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Italia (9.8%), Gjermania (8.0%), Holanda (3.1%), etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 194.1 milionë euro, ose 45.1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 39.8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.4%), Italia (6.0%), Greqia (4.9%), Polonia (3.0%), etj”, thuhet në një komunikatë.

Më tej theksohet se në muajin korrik, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 26.9 milionë euro, ose 43.3% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 58.1%.

“Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (17.8%), Maqedonia e Veriut (12.9%), Serbia (6.3%), dhe Mali i Zi (4.7%). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin korrik 2021, arritën në 84.1 milionë euro, ose 19.6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 29.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.9%), Shqipëria (5.6%) dhe Maqedonia e Veriut (5.3%). Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 14.9 milionë euro, ose 24.0%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (12.3%), dhe Zvicra (7.2%). Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 151.7 milionë euro, ose 35.3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.0%) dhe Kina (9.9%)”, thuhet në njoftim.

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara