Lajmet

​Nis “Java Ndërkombëtare e Kadetëve” në kazermën “Adem Jashari”

Pjesëmarrës do të jenë edhe kadetë nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Kanada.

Published

on

Duke filluar nga sot (e premte), në kazermën “Adem Jashari” do të mbahet “Java Ndërkombëtare e Kadetëve”, ku pjesëmarrës do të jenë edhe kadetë nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Kanada.

Qëllimi i kësaj jave është që të njoftoj kadetët e shteteve të ndryshme të cilët janë në pjesëmarrje me sistemin e edukimit ushtarak që Forcat e Sigurisë të Kosovës. Majorja Mimoza Budeci, komandante e Qendrës për Studime Universitare në Akademinë e Mbrojtjes ka thënë se një mundësi si kjo për të ftuar shtete të ndryshme dhe të marrin eksperiencë dhe njohuri nga FSK-ja është një arritje e cila vlerësohet shumë dhe duhet të merret shembull edhe nga shtetet e tjera.

“Qëllimi i kësaj jave është që të njoftoj kadetët e shteteve të ndryshme të cilët janë pjesëmarrës në këtë ngjarje me sistemin e edukimit ushtarak që FSK tash dhe disa vite e ka ngritur… Është shumë e rëndësishme, për arsye se po e bënë njëfarë njohje të sistemit dhe zhvillimit të sistemit ushtarak të edukimit që FSK ka ngritur me vite. Mundësia jonë që të ftojmë shtete si SHBA, Turqia, Kanada, Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut, dhe të jenë sot prezent këtu, dhe prej neve të marrin eksperiencë dhe njohuri është një arritje e cila vlerësohet shumë dhe duhet te merret shembull edhe nga shtet e tjera”, ka thënë ajo.

Kadeti nga Forcat Hapësinore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aaron Whitlock, ka treguar se ai është këtu për të zgjeruar aftësitë e tij dhe të mësojnë nga njëri tjetri.

“Deri më tani, ata kanë qenë shumë mikpritës dhe ne jemi mirënjohës që jemi këtu dhe për të dëgjuar dhe mësuar nga një forcë shumë më e vogël…Për të përhapur njohuritë e mia, për bashkëpunimin e përbashkët me vende të tjera dhe… 08:12 aftësi të ndryshme, pra të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të mësojmë secilën prej aftësive tona dhe se si mund të integrohemi dhe mbrojmë në mënyrë efektive”, ka treguar Whitlock.

Ndërsa kadeti i vitit të katërt, Atdhe Ahmeti ka shtuar se kjo është një mundësi e mirë, siç tha ai për të njohur dhe ditur se çfarë bëjnë kadetët tjerë në akademitë e tyre.

“Ne gjatë kësaj jave shkëmbejmë njohuri dhe përvoja tona që kemi marr gjatë këtyre katër viteve të studimeve me kadetë të ndryshëm nga akademi të ndryshme. Kjo është një mundësi e mirë si për shkëmbim të njohurive ashtu edhe për shoqërim, për të njohur dhe ditur se çfarë kadetë të tjerë bëjnë në akademitë e tyre jashtë vendit”, ka shtuar ai.

Kadetja nga Turqia, Habibe është shprehur se po ndihet sikur në shtëpinë e saj, sepse janë gjërat e ngjashme sikur në shkollën e Forcave Ushtarake të Turqisë.

“Është hera e parë që jam në Kosovë. Janë gjëra të ngjashme që dhe ne i bëjmë në shkollën tonë atje dhe po ndihem sikur në shtëpinë time. Ky program internacional për një javë shumë i mirë dhe kemi qejf të vazhdojmë dhe në të ardhmen”, u shpreh ajo.

Përveç ligjëratave që do të mbajnë në klasë, ku do të marrin njohuri për sistemin e edukimit ushtarak, do të marrin pjesë në aktivitete të përbashkëta si aktivitete të repetimit në Pomozotin dhe hiking dhe do të njoftohen me kulturën tonë.

Lajmet

Tre persona arrestohen në Gjakovë, u gjenden dy thika dhe sprej OC

Published

on

Në Gjakovë, më 20 shtator 2026, rreth orës 17:35, janë arrestuar tre persona, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sprej OC.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk arrestohet në Prizren, i gjendet 4.31 gramë marihuanë

Published

on

Në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:17, është arrestuar një shtetas i Turqisë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 4.31 gramë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje me armë dhe të lënduar në Prishtinë, arrestohen tre persona

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja po hetosh për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Sulm”, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar dhe rasti ndaj tyre do të zhvillohet në procedurë të rregullt. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje në Pejë dhe Klinë, tre persona të arrestuar

Published

on

Policia ka raportuar për tri raste të dhunës në familje të regjistruara në Pejë dhe Klinë gjatë datave 19 dhe 20 shtator.

Në Pejë, më 19 shtator, është arrestuar një grua kosovare, e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua tjetër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është raportuar në Klinë më 20 shtator, rreth orës 12:00. Një burrë kosovar është arrestuar nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht një grua, shtetase të huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Po më 20 shtator, rreth orës 18:10, në Pejë është raportuar edhe një rast tjetër. Një grua kosovare dyshohet se ka tentuar të sulmojë një grua tjetër dhe, gjatë përpjekjes për ta larguar, ka sulmuar fizikisht një burrë kosovar.

Viktima mashkull ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara