Lajmet

​Nagavci: Projektligji për tekstet shkollore do të rrisë cilësinë në arsim, opozita ta votojë

Nagavci tha se ky projektligj duhet të finalizohet sepse do të përmirësojë cilësinë e arsimit në vend.

Published

on

Në mbledhjen e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport projektligji për tekstet shkollore është votuar vetëm nga deputetët e pozitës, sepse opozita e ka bojkotuar mbledhjen. Sipas opozitës, ata nuk do të marrin pjesë në këtë komision për shqyrtimin e “Ligjit të kontrabanduar”.

Në këtë komision kanë kaluar vetëm disa amendamente të votuara nga mazhoranca, amendamente të cilat janë propozuar nga java e kaluar.

Ndërkaq pas dështimi të shqyrtimit të projektligjit për tekstet shkollore, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci tha se ky projektligj duhet të finalizohet sepse do të përmirësojë cilësinë e arsimit në vend.

Ministrja Nagavci ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të opozitës që të përkrahin këtë projektligj sepse është interes i përgjithshëm.

“Siç thashë unë pres që të gjithë deputetët të japin mbështetje, sepse është një ligj i munguar për sa vite. Ligji i cili është ekzistues ka më shumë se një dekadë që është në përdorim ka qenë shumë i mangët, nuk ka i përfshi gjithë zhvillimet dhe ndryshimet që janë rezultat i kohës….. unë apeloj që të gjithë të mbështesim projektligjin dhe të na ndihmojnë që reformat në arsim të cilat unë besoj që kemi ose duhet të kemi qëllim të përbashkëta të gjithë. Të na bashkohen në këtë pikë. .. Interesat e mia, janë interesa që i shërbejnë, të përgjithshmes, qëllimi dhe synimi im si ministre që të përmirësoj cilësinë e teksteve mësimore, nuk ka asnjë dyshim që tekstet kanë nevojë të përmirësohen dhe PDK apo kushdo çoftë tjetër që synon që të punojë për të mirën e fëmijëve tonë, duhet të paraqesin argumente e jo shpifje. Ajo çka ne kemi bërë me këtë ligj është që si qeveri kemi arritur që të finalizojmë një ligj që për së paku dhjetë vite, e kanë nisur si punë e nuk e kanë finalizuar asnjë herë. Është më mirë që të na tregojnë cilat janë arsyet e tyre, cilat janë arsyet konkrete dhe jo të pengojnë punën në interes të mirës së përgjithshme…Sigurisht që kjo është punë e administratës ë kuvendit dhe unë pres që deputetët të cilët e kanë votuar projektligjin përfshirë grupet parlamentare, sepse LDK-ja e tha edhe në seancë ka jap votën për këtë ligj,. Procedurat se si janë tutje duhet të trajtohen nga administrata, obligimi jonë si ministri dhe qeveri ka qenë që të finalizojmë këtë projekt ligj, të votojmë në qeveri të sjellim në kuvend dhe unë si ministre kam marrë pjesë në mbledhjen e komisionit edhe në grupin punues dhe ka jap përgjigje në mënyrë që t kontribuoj në cilësinë e projektligjit, është një projektligj i mirë i cili mundëson ndryshimet të rëndësishme në tekstet shkollore”, tha Nagavci.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola theksoi se ky projektligj ka pasur vonesa në lexim të parë. Gola tha se projektligji për tekstet shkollore është një vendim institucional dhe i plotfuqishëm.

“Ne si komision nuk guxojmë që të ndalim automatizimin e kësaj procedure po duhet të procedojmë në përputhje me obligimet të cilat vijnë nga seanca plenare ose nga vendimet që nxirren nga kryetari që e reflektojnë seancën e asaj dite. Ne nuk guxojmë të preokupojmë ankesat e ngritura dhe më tepër nuk jemi adresa e duhur për ti trajtuar, është kabineti kryetarit edhe administrata e cila duhet të sqarojë dhe unë shpresoj që çdo gjë të shkojë në përputhje me procedurën për shkak se ajo artikulon vullnetin politik të deputetëve dhe e përligj çfarëdo përmbajtje ligjore e cila materializohet përmes projektligjit… Ne komunikojmë zyrtarisht dhe është në autoritetin e tyre për të vlerësuar dhe nuk kemi asnjë kompetencë për të imponuar. … Për aq sa kam një vendim të plotfuqishëm çdo hamendësim na bllokon punën, hamendësimet edhe nëse ka ndonjë bazë për mua janë të parëndësishme, nëse kemi një vendim institucional i cili është i rregullt dhe reflekton në seancën e asaj ditë”, tha Gola.

Ndërsa, nuk u caktua ndonjë datë tjetër për mbledhjen e radhës së Komisionit për Arsim.

Vendi

Kuvendi voton sot për Ligjin e Speciales, BE-ja dhe ambasadat paralajmërojnë për obligimet ndërkombëtare

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën plenare në orën 11:00, ku në rend dite është votimi për rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, pasi seanca e djeshme u ndërpre për shkak të mungesës së deputetëve në sallë pas pauzës.

Në prag të këtij votimi, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ashpër, duke vlerësuar se ndryshimet e propozuara bien ndesh me obligimet ndërkombëtare të vendit dhe kërkojnë konsultime paraprake.

“Ndryshimet ngrisin shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, në veçanti pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrisin shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Shqetësimet e BE-së i ka mbështetur menjëherë edhe Ambasada Gjermane në Prishtinë.

“Ambasada Gjermane pajtohet plotësisht me shqetësimet e Bashkimit Evropian në Kosovë lidhur me mundësinë e votimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara”, thuhet në reagimin e saj.

Edhe Ambasada e Italisë në Kosovë ka dalë me një qëndrim të ngjashëm, duke paralajmëruar për pasojat e mungesës së konsultimeve.

“Ndryshimet e propozuara ngrehin shqetësime serioze lidhur me zotimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, veçanërisht pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe sigurimin e llogaridhënies efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrehin shqetësime sa i përket kushtetutshmërisë së tyre”, thuhet në reagimin e Ambasadës italiane, e cila shton: “Na vjen keq që këto konsultime ende nuk janë zhvilluar. Ligji aktual nuk do t’u shërbejë as interesave të Kosovës dhe as interesave të individëve që së fundmi janë dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës”.

Për këtë çështje, javën e kaluar gjatë prezantimit të Raportit të Progresit, edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se ndryshimet ligjore për Gjykatën Speciale paraqesin pengesë në procesin e integrimeve evropiane të Kosovës.

Ndryshe, ky projektligj u fut në rend dite me kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK-së. Ushtruesja e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga deputetët që të votohet rrëzimi i vetos së presidentes Justina Shiroka-Pula, duke u zotuar për amendamentim të shpejtë të ligjit.

“Kërkoj që ta miratohet ligji sot dhe menjëherë të hënën të fillojmë procedurën e amendamentimit. Këtij procesi për të treguar seriozitet t’i japim dy javë kohë. Zotohem publikisht që të hënën do të sjellim nismën e re ligjore dhe brenda dy javësh do të bëjmë ndryshimet e Ligjit në fjalë”, ka deklaruar Çitaku.

/Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë

Published

on

By

Moti në Kosovë pritet të jetë kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona parashihen edhe reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut.

Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9 gradë Celsius, kurse ato maksimale të ditës pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.

Ndërkaq, do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë. /E.A/

Continue Reading

Live

Ndërprerje globale e shërbimeve të Microsoft-it, preken përdoruesit në 74 shtete

Published

on

By

Gjiganti teknologjik Microsoft po përballet me vështirësi serioze në rregullimin e një ndërprerjeje globale të shërbimeve të tij, e cila ka lënë jashtë funksionit platformat kryesore si Teams, Outlook dhe softuerin e inteligjencës artificiale Copilot, për shkak të problemeve me lidhjen.

Sipas të dhënave nga faqet e monitorimit të rrjetit, kjo rënie e sistemit ka zgjatur për më shumë se 11 orë dhe ka prekur përdoruesit në 74 shtete të botës. Kompania, aplikacionet Microsoft 365 të së cilës përdoren nga mbi 430 milionë njerëz, bëri të ditur se përpjekjet e deritanishme për të zgjidhur problemin nuk po japin rezultatet e pritura.

Nga Microsoft-i kanë sqaruar se kjo ndërprerje nuk është shkaktuar nga ndonjë incident i sigurisë kibernetike. Megjithatë, kjo situatë ka nxitur reagime të ashpra në komunitetin teknologjik.

“Nëse ky nuk është një sulm kibernetik, atëherë është një paaftësi e pabesueshme”, deklaroi një ekspert i teknologjisë për BBC-në.

Pasojat e kësaj rënieje të rrjetit janë ndjerë edhe te kompani të tjera të mëdha të teknologjisë, ku gjigantët e inteligjencës artificiale, OpenAI dhe Anthropic, kanë raportuar po ashtu probleme në funksionimin e shërbimeve të tyre. /BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara