Kronikë e zezë

Ngrihet aktakuzë për vrasjen që ndodhi më 24 qershor në një kafiteri në Gjilan

Ngjarja kishte ndodhur më 24 qershor të këtij viti.

Published

on

Është ngritur aktakuzë për vrasjen e I.C që ndodhi me 24 qershor në një kafiteri në Gjilan. Prokuroria Themelore në Gjilan, departamenti për Krime të Rënda ka treguar aktakuza është ngritur kundër të pandehurit B.Z përshkak të veprës penale “Vrasja e rëndë”.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Z., për shkak të veprës penale ‘Vrasja e rëndë’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili me kërkesë të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 24 Qershor 2021. Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Z., më 24 qershor 2021, rreth orës 13:10 minuta, në kafiterinë ‘VivaLa’, në Gjilan, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin I.C., në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje verbale, i njëjti e ka goditur me thikë, ku për shkak të plagëve të marra i ndjeri nuk ka mbijetuar dhe rrugës për në Spitalin Regjional të Gjilanit ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se “Me këto veprime, i pandehuri B.Z., ka kryer veprën e sipërshënuar penale”.

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për dhunim në Vushtrri

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për dhunim, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë dhunuar një grua, e cila është dërguar për trajtim mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.

Rasti është raportuar më 24 dhe 25 shkurt 2026

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste të falsifikimit të parave, policia nis hetimet

Published

on

By

Dy raste të dyshuara për falsifikim të parasë janë raportuar në Graçanicë dhe Lipjan, sipas raportit të Policisë se Kosovës.

Në Graçanicë, një zyrtar banke ka njoftuar se një klient ka deponuar rreth 766.50 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq, në Lipjan, gjithashtu një zyrtar banke ka raportuar se një klient ka deponuar një monedhë prej 500 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është sekuestruar dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Tri raste të ndara të dhunës në familje janë raportuar në Gjilan, Pejë dhe Skenderaj, sipas raportit 24-orësh të Policisë se Kosovës.

Në Gjilan, dy vëllezër janë arrestuar pasi, pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur fizikisht mes vete. Gjatë kontrollit policor, tek ta është gjetur dhe sekuestruar një revole me leje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër në Pejë, është arrestuar një grua e dyshuar se ka ushtruar dhunë psikike dhe ka tentuar ta sulmojë vëllain e saj. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Skenderaj është raportuar se një grua ka pësuar dhunë nga i dyshuari burrë, me të cilin kishte bashkëjetuar. Për rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë në zhvillim.

Rastet janë raportuar më 24 shkurt 2026.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Pejë, arrestohet një i mitur

Published

on

By

Një i mitur është arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë”, sipas raportit 24-orësh të Policisë se Kosovës.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:10, pas një mosmarrëveshjeje mes dy të miturve. I dyshuari dyshohet se ka therur me thikë viktimën, po ashtu të mitur.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitali i Pejës, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të tjera.

Continue Reading

Të kërkuara