Vendi

Ngjyrat që ngjallin hapësirat e braktisura të Prishtinës

Published

on

Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.

Figura e një gruaje dhe një merimange poshtë një ure në Prishtinë, që është realizuar nga një artist brazilian dhe britanik. 
Mural i realizuar në ndërtesën e Kinemasë ABC në Prishtinë, që gjendet në rrugën “Rexhep Luci”.
Portreti i këngëtares me famë botërore, me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, në një ndërtesë fasada e të cilit, është dëmtuar nga kushtet atmosferike.  
Punimet e shumë artistëve gjatë festivalit ‘Meeting of Styles Kosovo’ 2019. 
‘Iustitia’, mural i realizuar nga artisti holandez Simian Switch. 
“Dr. Miu”, i realizuar në ndërtesën e Fakultetit të Kimisë në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’. 
Grafite në stacionin e trenit në Prishtinë. 
Një fytyrë e gëzuar e vizatuar në një kuti, ku brenda saj janë të vendosura matësit elektrikë. 
Muri i urës poshtë rreth-rrotullimit kryesor në hyrje të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.
Punim i realizuar nga artistë italianë në vitin 2019, afër stacionit të trenit në Prishtinë. 
Grafite në Prishtinë të punuara nga artistë spanjollë. 
Punimet e artistëve të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë, që i dhanë jetë kësaj pjesë të hekurudhës në Prishtinë. Hekurudha mbeti e papërdorur pas mbarimit të luftës. 
Mural i një artisti suedez, afër stacionit të autobusëve në Prishtinë. 
Artisti francez, Tom Wild Sketch, më 2019 vizatoi portretin e një gruaje.
Një i ri ecën pranë një murali të punuar në vitin 2019. 

Burimi: Radio Evropa e Lire
Fotografite: Arben Hoti

Lajmet

FSK me përfaqësim në akademitë prestigjioze ushtarake në SHBA

Published

on

By

Një kadet i Qendrës për Studime Universitare (QSU) ka nisur studimet semestrale me bursë në Universitetin Norwich në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar kështu një moment historik për këtë institucion ushtarak.

Kjo është hera e parë që një student nga QSU fiton një mundësi të tillë akademikosh në SHBA. Përzgjedhja e kadetit vlerësohet si dëshmi e ngritjes së nivelit akademik e ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe barazimit të standardeve të saj me akademitë më prestigjioze botërore.

Nga institucioni është bërë me dije se ky hap reflekton vizionin e udhëheqjes ushtarake për zhvillimin profesional të kuadrove të reja, duke përfaqësuar një investim afatgjatë në gjeneratën e ardhshme të oficerëve të FSK-së.

Continue Reading

Lajmet

SHBA: Reorganizimi i trupave të KFOR-it do të jetë gradual dhe i koordinuar

Published

on

By

Aleanca e NATO-s ka nisur një proces gradual për optimizimin e pranisë së trupave të KFOR-it në Kosovë, proces ky që do të zhvillohet në bashkëpunim me të gjithë aktorët relevantë. Në një përgjigje për Telegrafin, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka bërë të ditur se prioritet kryesor i Uashingtonit mbetet stabiliteti rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Sipas zëdhënësit të ambasadës amerikane, gjatë kësaj periudhe pritet vazhdimi i bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë në Kosovë, KFOR-it, EULEX-it dhe partnerëve ndërkombëtarë. SHBA-ja vlerësoi përkushtimin e misionit të NATO-s për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet.

Ky zhvillim vjen në kohën kur KFOR-i po zbaton riorganizimin e trupave në terren, përfshirë edhe praninë te ura e Ibrit në Mitrovicë. Lidhur me hapjen e mundshme të urës për qarkullim, misioni ushtarak ka ripersëritur se ky vendim u takon institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

Published

on

By

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) kanë njoftuar se të enjten është arrestuar një person i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok.

Arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me këtë rast dhe sipas urdhrit të PSRK-së.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale ndaj të arrestuarit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tri aksidente fatale dhe mbi 2.300 gjoba në trafiktat 24-orëshe të Policisë së Kosovës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë regjistruar tri aksidente trafiku me pasoja fatale.

Gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur gjithsej 67 aksidente rrugore, prej të cilave 32 kanë qenë me të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale. Për shkelësit e rregullave të komunikacionit, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 2,391 tiketa gjobitëse.

Në kuadër të aktiviteteve operative për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, policia ka arrestuar 23 persona. Prej tyre, 13 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara