Lajmet

Nga sot, Shqipëria dhe Kosova me pikë të re kufitare

Published

on

Ishte njoftuar dhe nga Kryeministri shqiptar Edi Rama në mbledhjen e djeshme të qeverisë se Shqipëria dhe Kosova do të kenë një tjetër pikë kufitare tokësorë funksionale.

Në këtë mënyre dy vendet do të kenë në total 2 pika të tilla përfshirë dhe atë të Morinës.

Bëhet fjalë për pikën doganore të Shishtavecit që prej ditës së sotme do të jetë e mundur të jetë e kalueshme për çdo qytetar. Deri më sot kjo pikë kufitare ka qënë në dispozicion vetëm për banorët e zonave përreth me leje të vecantë.

Pika quhet Krushevë (Dragash) për anën kosovare – Shishtavec (Kukës) për anën shqiptare.

Marrëveshja midis dy shteteve u firmos dhe nga Kosova më 9 qershor të këtij viti.

Lajmet

Memli Krasniqi mbërrin për takim me presidenten Osmani

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mbërritur për të zhvilluar takimin me presidenten, Vjosa Osmani.

Krasniqi i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Osmanit për takime me liderët e partive politike për të tejkaluar ngërçin politik të krijuar në Kuvendin e Kosovës, shkruan KosovaPress.

Osmani para pak orësh zhvilloi takim edhe me liderin e LVV-së, Albin Kurti.

Kurti e cilësoi pozitiv takimin me Osmanin teksa tha se pret rezultatet edhe nga takimet e tjera të liderëve të partive politike shqiptare me presidenten.

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Do të bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të bëjë çmos për konstituimin e Kuvendit të Kosovës në frymën e bashkëpunimit, për të vazhduar më pas me formimin e Qeverisë së re.

Kurti i bëri komentet pas një takimi të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për të diskutuar mundësitë për dalje nga kriza institucionale.

Ai nuk tregoi nëse ka dalë me ndonjë propozim të ri, apo ndonjë detaj tjetër nga biseda me Osmanin.

Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse… Zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive të tjera politike. Mbase në fund do të mund të shohim nëse kemi bërë përparim”, tha Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Besoj se duhet t’u japim shans edhe takimeve të tjera, e më pas të shohim se cili është progresi”, shtoi ai para gazetarëve.

Përkundër plot 40 përpjekjeve, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ende ta konstituojnë institucionin ligjvënës.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.

Me një vendim të lëshuar javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh.

Që nga aktgjykimi janë mbajtur edhe dy seanca në Kuvend, por pa rezultat.

Përfaqësuesit e partive politike fajësojnë njëri-tjetrin për mungesë përgjegjësie.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, këmbëngul në emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

Por Haxhiu, për disa herë me radhë, nuk ka arritur t’i sigurojë 61 votat e domosdoshme për këtë pozitë.

Vetëvendosje insiston në votim të feshehtë, por partitë e tjera janë kundër, ndaj edhe refuzojnë kërkesën e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të propozuar përfaqësues për komisionin që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë.

Këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, tha më 30 qershor se ajo pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend të zbatojnë aktgjykimin e Kushtetueses dhe të përfundojnë seancën konstituive brenda afatit prej 30 ditësh.

“Nëse paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha Kupina.

Ekspertët e çështjeve ligjore-kushtetuese thonë se aktgjykimi i Kushtetueses duket se nuk solli zgjidhje për krizën institucionale në Kosovë, ndaj, sipas tyre, zgjidhja mund të vijë vetëm përmes një marrëveshjeje politike, ose me ndërhyrjen e presidentes./REL

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani takohet me Kurtin, përpjekje për tejkalimin e ngërçit

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës.

Ky është takimi i dytë që presidentja po zhvillon me subjektet politike, pas konsultimeve të para që ishin mbajtur në një format të përbashkët me të gjithë liderët partiakë. Ndryshe nga hera e kaluar, kësaj radhe takimet po mbahen ndaras me secilin lider.

Pas takimit me kryetarin Kurti, presidentja Osmani pritet të zhvillojë takime të ndara edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani: 2 Korriku i vitit 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi 2 Korrikun e vitit 1990 të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, duke vlerësuar se ishte akt historik.

2 Korriku i vitit 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës. Sot kujtojmë me krenari Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës para dyerve të këtij institucioni të mbyllura dhunshëm nga regjimi kriminal i Serbisë. Me këtë akt historik, i cili i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator, gra e burra, sfiduan regjimin dhe i dhanë zë vullnetit të popullit për Kosovën Republikë, duke e hapur rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë. Kjo ditë guximi dhe vizioni mbetet themel i shtetësisë sonë. Nderim i përhershëm për delegatët e 2 Korrikut, trasuesit e ëndrrës për Kosovën e lirë dhe sovrane’, shkroi në Facebook, presidentja Osmani .

Continue Reading

Të kërkuara