Lajmet

Nga dritaret e Parisit në arkivat e Tiranës: Arkivimi i dorëshkrimeve në tempullin e kulturës shqiptare

Published

on

Fondi i veprave letrare të shkrimtarit të madh Ismail Kadare është tani në duar të sigurta në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave (DPA). Më 22 gusht 2024, familjarët e Kadaresë dorëzuan për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij të vyer letrar në një ceremoni të veçantë që theksoi rëndësinë e këtij arkivi për kulturën shqiptare.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se dorëshkrimet e Kadaresë, përfshirë veprat e pabotuara, skicat e ideve dhe drafte të punimeve të tij, do të ruhen në një pavijon të veçantë të DPA-së. Ky hap është një mundësi për të siguruar që pasuria kulturore e Kadaresë të mbetet e ruajtur dhe e aksesueshme për studiuesit dhe publikun e gjerë, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, dhe vajza e shkrimtarit, Gresa Kadare, ndanë mendimet e tyre mbi rëndësinë e këtij arkivi. Bido shprehu kënaqësinë dhe nderin që ndjejnë për pasurimin e DPA-së me këtë koleksion të veçantë. Ai theksoi se dokumentet e Kadaresë, të cilat ai i ruante me kujdes gjatë jetës së tij, tani do të jenë në një ambient të përshtatshëm për ruajtje dhe studim.

“Është një nder dhe kënaqësi për DPA që të ketë në përbërjen e saj dorëshkrime të rralla dhe të rëndësishme të shkrimtarit tonë të madh kombëtar. Këto dokumente, të cilat janë ruajtur me shumë dashuri dhe kujdes, do të jenë tani në duar profesionale që do të sigurojnë ruajtjen e tyre për brezat e ardhshëm,” tha Bido. Ai gjithashtu falënderoi Gresa Kadarenë dhe familjen e shkrimtarit për besimin dhe përkushtimin ndaj ruajtjes së këtij arkivi të çmuar.”

Gresa Kadare, e cila luajti një rol kyç në dorëzimin e arkivës, ndau arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi. Ajo përmendi se disa institucione të huaja kishin shprehur interes për të marrë arkivën e Kadaresë, përfshirë Universitetin e Sorbonës dhe Universitetin Princeton. Megjithatë, Ismail Kadare kishte hezituar të merrte një vendim të prerë për destinacionin e arkivës, dhe kjo e pengonte atë, shkruan ATA.

“Ismaili ishte në mëdyshje për të vendosur se ku do të dërgohej arkiva e tij. Pas diskutimeve dhe reflektimeve, vendosa të realizoj amanetin e tij dhe të besoj këtë pasuri kulturore në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave,” tha Gresa Kadare.

Ajo gjithashtu shprehu emocionin e saj që dorëshkrimet e Kadaresë do të prehen pranë Kodikëve të Beratit, duke e konsideruar këtë si një mënyrë për të ndihmuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Mes materialeve të dorëzuara përfshihen dorëshkrimet e veprave si “Spiritus”, “Darka e gabuar”, “Ra ky mort e u pamë”, dhe “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”, si dhe blloqe shënimesh, albume me foto familjare dhe dekreti i shtetësisë së Republikës së Kosovës. Ky arkiv është një aset i vyer për historinë letrare dhe kulturore shqiptare dhe do të ofrojë mundësi të reja për studimin e krijimtarisë së Kadaresë në të ardhmen./UBTNews/

Lajmet

Liverpooli në krizë para sfidës me Interin

Published

on

Liverpooli po përjeton momente të nxehta në prag të ndeshjes së rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Interit, ndërsa e ardhmja e Mohamed Salahit për këtë duel mbetet e paqartë.

Sulmuesi egjiptian mund të mos udhëtojë fare drejt Milanos, pasi klubi është duke shqyrtuar masa disiplinore ndaj tij pas komenteve të ashpra që ai ka bërë kundër trajnerit Arne Slot.

Sipas burimeve të brendshme, drejtuesit e Liverpoolit janë të shqetësuar nga sjellja e Salahut dhe po diskutojnë nëse veprimet e tij cenojnë autoritetin e trajnerit dhe atmosferën në ekip. Vendimi përfundimtar pritet të merret sot, pak para se Slot të dalë në konferencën e planifikuar për shtyp.

Ndeshja kundër Interit është një test i madh për Liverpoolin, por tensionet e brendshme po e errësojnë përgatitjen e skuadrës.

Nëse Salah përjashtohet, kjo do të krijonte tronditje të madhe brenda klubit dhe te tifozët, duke shtuar presionin mbi trajnerin dhe ekipin në një moment kritik të sezonit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dëshmitari: U pajtova të ndërpritet tregtimi i energjisë me HSE, marrë parasysh faktin se ZRrE kishte fuqi ligjore të marrë masa ndëshkuese

Published

on

By

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dëshmitari Edmond Nulleshi, të hënën deklaroi se nuk ishte pajtuar me argumentet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), për të mos blerë rrymë nga kompanitë që nuk ishin të licencuara. Por, meqenëse ZRrE-ja kishte autoritet shqiptimin e masave ndëshkuese, u pajtua që të respektohet qëndrimi i saj.

Nulleshi ka qenë në cilësinë e këshilltarit të drejtorit ekzekutiv të shërbimeve të KEK gjatë viteve 2022-2023, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Përkundër faktit se nuk pajtoheshim me argumentet e ZRrE-së, marrë parasysh se ka fuqi ligjore për të marrë masa ndëshkuese, isha pajtuar që të ndërpritet tregtimi me këtë kompani (HSE) dhe të respektohet qëndrimi i ZRrE-së”, tha Nulleshi.

Dëshmitari sqaroi se kontrata për blerje të rrymës me kompaninë sllovene HSE ishte bërë bazuar në parimin e reciprocitetit, pa pasur nevojë për licencë të kësaj kompanie, me arsyetimin se Sllovenia si shtet nuk i kërkon licencat për kompanitë që tregtojnë rrymë.

Më tutje, Nulleshi theksoi se për procesin e licencës janë të parapara dy mënyra- e para që kompanive që tregtojnë rrymë u kërkohet licencam ndërkaq e dyta që në rast se shteti nga vjen kompania tregtuese e rrymës nuk kërkon licencë- zbatohet parimi reciprocitetit, duke mos kërkuar as ne si shtet licencën.

Sipas tij, në rastin konkret kompania HSE që vinte nga Sllovenia, duhej të funksiononte bazuar në parimin e reciprocitetit.

Nulleshi tha se kompanitë KESCO, KEDS, dhe KOSST, kishin zbatuar rekomandimin e ZRrE-së që me këtë kompani të mos tregtonin rrymë, me arsyetimin se nuk kishte licencë.

Ai gjithashtu shtoi se ZRrE-ja e kishte monitoruar një periudhë kohore punën e Korporatës Energjetike të Kosovës, për çka kishte lëshuar rekomandime, për të cilat me qëllim të adresimit të tyre brenda KEK-ut ishte formuar grupi punues.

Nga të gjeturat e grupit punes, Nulleshi tha se është përpiluar një draft-raport që i ishte dorëzuar Zyrës për tarifa dhe Zyrës ligjore, që në kuadër të tij shënohej fjalia se pavarësisht argumenteve të ZRrE-së, të njëjtat duhet të respektohen.

Por, sipas Nulleshit, kur ishte dërguar si dokument nga KEK-u te ZRrE-ja ishte hequr si fjali, e që tha se nuk është i sigurt se kush e ka hequr atë.

Nulleshi deklaroi se sa ishte këshilltar, veprimet i kishte ndërmarrë bazuar në kompetencat ligjore që ka gëzuar. Tha se çmimi i rrymës atëkohë ndërronte brenda ditës dhe se kompania HSE ishte me peshë në tregun e rrymës elektrike.

Lidhur me kompaninë HSE, dëshmitari Nulleshi tha se nga ajo që ka dijeni, është se si kompani ishte agjent për import të energjisë elektrike të KESCO-s.

Pas përfundimit të dëshmisë së Nulleshit, seanca u ndërpre dhe e radhës pritet të vazdojë në janar 2026./BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Lajmet

​Osmani viziton klubin e futbollit “Drita”

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një ditë të ngarkuar me energji pozitive dhe aktivitete frymëzuese në Gjilan, ku u prit nga Kryetari Alban Hyseni, të cilin e uroi për mandatin e tij të dytë.

Gjatë takimit, të dy diskutuan për projektet që pritet t’i sjellin qytetit më shumë zhvillim, mundësi të reja dhe perspektiva të qarta për komunitetin lokal.

Vizita vazhdoi edhe te klubi i futbollit “Drita”, ku Osmani i përgëzoi futbollistët dhe stafin për rezultatet e arritura si në nivel vendi, ashtu edhe në garat evropiane, ku paraqitjet e tyre kanë bërë krenarë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në përfundim të vizitës, Presidentja shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe energjinë e qytetit, duke theksuar se Gjilani mbetet një shembull i bashkëpunimit dhe përkushtimit për të ardhmen./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Jordan, ku është pritur nga Mbreti Abdullah II bin Al-Hussein.

Rama u shpreh i nderuar nga pritja e monarkut jordanez, duke e cilësuar atë si një mik të çmuar dhe një ndër figurat më të respektuara në arenën ndërkombëtare.

“Aman, Jordani – I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Takimi vjen në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jordanisë, duke hapur rrugën për bashkëpunime të reja në fusha të ndryshme./S.K/KP/Rtsh/

Continue Reading

Të kërkuara