Lajmet

Netanyahu pranon se sulmi ‘i paqëllimshëm’ izraelit la të vdekur punonjësit humanitarë

Shtatë punonjës humanitarë të World Central Kitchen u vranë.

Published

on

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka pranuar se një sulm “i paqëllimshëm” izraelit vrau “njerëz të pafajshëm” në Gaza, pasi shtatë punonjës humanitarë të World Central Kitchen u vranë.

Netanyahu tha: “Për fat të keq, në 24 orët e fundit pati një rast tragjik të forcave tona që goditën pa dashje njerëz të pafajshëm në Rripin e Gazës. Ndodh në luftë, ne e kontrollojmë deri në fund, jemi në kontakt me qeveritë dhe do të bëjmë gjithçka që kjo gjë të mos ndodhë më”./UBTNews/

Vendi

Doktoresha Marianne Herzog sjell një ligjëratë inspiruese për studentët e psikologjisë në UBT

Published

on

Studentët e Psikologjisë në UBT patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë nga Doktoresha Marianne Herzog, e cila ofroi një perspektivë të re mbi mënyrën se si frika dhe trauma mund të transformohen në histori frymëzuese dhe të fuqishme.

Gjatë ligjëratës, Doktoresha Herzog ndau përvojat dhe njohuritë e saj mbi procesin e përballimit të sfidave të jetës dhe tejkalimit të pengesave personale. Ajo tregoi se çdo moshë ka mundësinë të shfrytëzojë potencialin e vet njerëzor dhe të kthejë vështirësitë në mundësi për rritje dhe zhvillim.

Një pjesë e veçantë e ngjarjes ishte prezantimi i librit të saj, i cili trajton historitë e dhimbshme dhe traumat që shpesh fillojnë që nga fëmijëria, duke ofruar qasje praktike dhe inspiruese për përballimin e frikës dhe zhvillimin e kapaciteteve personale.

Doktoresha Marianne Herzog, e ftuar nga profesoresha Anita Sadikaj u organizua në ambientet e UBT-së nga Doktoresha Xhida Lumi dhe ekipi i saj, duke mundësuar një përvojë të pasur dhe të drejtëpërdrejtë për studentët.

Continue Reading

Vendi

UBT-CERT trajnon studentët në ofensivën e sigurisë kibernetike me fokus në sistemet linux

Published

on

Divizioni UBT-CERT realizoi një trajnim të specializuar për studentët e nivelit Bachelor, me tematikë në ofensivën e sigurisë kibernetike. Trajnimi, i titulluar “Attacking Linux Systems”, përfshiu pjesën teorike dhe praktike, duke u bazuar në një cybersecurity drill të simuluar brenda laboratorëve virtualë të sigurise kibernetike të UBT-së.

Gjatë këtij trajnimi, studentët u njohën me tema kyçe si Linux kernel workflow, GNU Project, dhe operacionet ofensive ndaj sistemeve Linux, duke fituar një kuptim më të thellë mbi arkitekturën dhe përdorimin e sistemeve Linux.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të zbatojnë në praktikë njohuritë e fituara përmes një simulimi real të sigurisë, ku secili student përdori një laborator virtual për fazën e cybersecurity drill, duke aplikuar direkt konceptet e trajnuara.

Ky aktivitet është një tjetër shembull i angazhimit të UBT-së për të siguruar edukim praktik dhe të avancuar në fushën e sigurisë kibernetike, falë Laboratorit të Sigurisë Kibernetike të UBT-së, i cili ka mbi 400 laboratore virtuale që mbulojnë të gjitha shtyllat kryesore të sigurisë kibernetike në nivel praktik.

Ky trajnim jo vetëm që rrit aftësitë teknike të studentëve, por i përgatit ata edhe për sfidat reale profesionale në fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjisë informative.

Continue Reading

Lajmet

Ushqimet që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut

Published

on

Hudhra është një nga thesaret më të çmuar të natyrës dhe ka qenë e përdorur që në lashtësi për trajtimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve.

Vlerat e saj njihen gjerësisht në të gjithë botën, sidomos në praktikat e mjekësisë popullore, ku ajo konsiderohet si një mbrojtëse natyrale kundër sëmundjeve.

Hudhra ndihmon në luftimin e infeksioneve, uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut, si dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Ajo është e pasur me antioksidantë, minerale dhe vitamina, sidomos vitaminën B, e cila ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të tij.

Për këtë arsye, hudhra konsiderohet një nga ushqimet më të shëndetshme për zemrën.

Hudhra dhe lëngu i portokallit për qarkullimin e gjakut

Kombinimi i hudhrës me lëngun e portokallit mund të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin e gjakut.

Lëngu është i pasur me vitaminë C dhe fibra, të cilat janë të dobishme për shëndetin e enëve të gjakut.

Për të përgatitur këtë kurë ju nevojiten:

2 thelpinj hudhre

5 portokalle

Përgatitja:

Shtypni thelpinjtë e hudhrës për të çliruar alicinën, përbërësi aktiv më i rëndësishëm që pengon rritjen e qelizave kancerogjene. Shtrydhni portokallet dhe përzieni lëngun me hudhrën e shtypur.

Nëse nuk doni të ndjeni copat e hudhrës, mund t’i kaloni të dyja në mikser, kjo kurë duhet marrë çdo mëngjes me stomak bosh për të paktën dy javë.

Konsumimi i rregullt ndihmon në ushqyerjen e gjakut, ruajtjen e shëndetit të enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit.

Ekspertët rekomandojnë sasinë e hudhrës sipas formës së saj:

Hudhra e freskët: deri në 5 gramë në ditë

Ekstrakti i hudhrës: 600–1200 mg në ditë, pa e tejkaluar këtë sasi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

​Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU, në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës, më 10 dhjetor 2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Gjermania për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për vuajtjen e dënimit prej një viti burgim dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe atyre gjermane.

I dyshuari pas ekstradimit, i është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Continue Reading

Të kërkuara