Lajmet

Nesër nis mësimi alternativ në Kamenicë, Kastrati: Nuk tërhiqem nga reforma

Published

on

Vendimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për të organizuar mësimin alternativ të përshpejtuar për 441 nxënësit e fshatrave të Kamenicës, kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, po e quan “sjellje të papërgjegjshme dhe tendencioze” që të pengojë reformën e nisur në arsim.

Komuna e Kamenicës ndërmori një sërë veprimesh ku u bë mbyllja dhe fuzionomi i disa shkollave në disa fshatra të Kamenicës për shkak të numrit të ulët të nxënësve. Një gjë e tillë ishte kundërshtuar nga nxënës, prindër e mësimdhënës të cilët patën organizuar edhe protesta e greva.

Duke iu rikthyer vendimit të ministres Nagavci, Kastrati shprehet i bindur se i njëjti ka prapavijë politike, por që thotë se do të organizojnë një mësimin alternativ për nxënësit që nuk e kanë vijuar mësimin.

“Është një sjellje e papërgjegjshme, është tendencioze që mundohet të pengojë reformën në Komunën e Kamenicës, në veçanti riorganizimin e rrjetit të shkollave. Në fund edhe përbrenda vendimit ajo nuk e ka saktësuar, as nuk ka të drejtë të saktësojë, se si bëhet organizimi, se ajo është kompetencë e Komunës, por një prirje për të ndërhyrë në kompetencën e Komunës. Sidoqoftë, ministrja (Arbërie Nagavci) i ka kompetencat e saj dhe unë e ftoj që të qëndrojë vetëm brenda kompetencave dhe mandatit të saj, nuk lejoj të ndërhyjë në kompetenca të Komunës”, thotë ai.

I pari i Kamenicës thotë se do të organizojnë një mësim të tillë për shkak se këta nxënës pothuajse e kanë humbur vitin.

“Mësimin plotësues, ne ishim të gatshëm me ministrinë ta organizojmë, vetëm se ne i përcaktuam cilat janë objektet shkollore funksionale dhe mësimdhënësit të organizojmë dhe koston shtesë ta mbulojë ministria. Sidoqoftë, deri tash nuk po duket që ka vullnet prej ministrisë për ta bërë një zgjidhje, por ne jemi të gatshëm dhe duhet sepse këta fëmijë pothuajse e kanë humbur vitin”, thotë Kastrati.

Kastrati, që kur mori mandatin e të parit të Kamenicës ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se është i bindur se një vendim i tillë nga ministrja Nagavci është për qëllime politike, e krejt kjo thotë se po bëhet për ta dëmtuar atë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

“Për hir të së vërtetës këtë çështje ka dashur ta fillojë vetë Arbërie Nagavci kur ka qenë drejtoreshë në Komunën e Prishtinës, por dikur është tërhequr se nuk e ka konsideruar se ja vlen me i hy një sfide të tillë, gjithashtu ka qenë edhe program gjatë fushatës. Kështu që po, unë mendoj që kjo e ka komplet një qëllim të caktuar ku i kanë synim zgjedhjet lokale dhe mundohen me problematizu dhe problemin me e mbajt aktual deri në zgjedhje”, thotë ai.

Ndonëse nuk tregon nëse do t’i hyjë garës edhe për një mandat në krye të Kamenicës, Kastrati thotë se nuk do të zmbrapset nga reforma e nisur në komunën që tash e katër vite e drejton. Ai thotë se një riorganizim i tillë i shkollave është i domosdoshëm nëse synojnë të përmirësojnë cilësinë në arsim.

“Kjo nuk është një aventurë që unë i kam hyrë dhe të provoj a po bënë apo jo, do të thotë jam thellësisht i bindur që kjo është një e drejtë edhe e domosdoshme nëse dëshirojmë të rregullojmë arsimin në Kosovë. Përderisa unë kam të drejtë, që pothuajse të gjithë e pranojnë, edhe ministria vet ligjërisht e ka parapa të bëhet ashtu siç ne e kemi bërë, gjithashtu është edhe propozimi i Qeverisë Kurti të bëhet në këtë formë të tillë dhe ana legale ne kemi të drejtë, nuk ka arsye me u tërheq”, deklaron ai.

Kundërshtimi i reformës nga disa prindër të kësaj komune, Kastrati thotë se është bërë edhe për shkak se të njëjtit janë përballur me kërcënime dhe linçime për ta kundërshtuar reformën në arsim.

“Ne kemi bërë edhe anketa, për shembull 43 përqind e qytetarëve mendojnë se është gjithqysh e mirë pas probleme se paraprakisht kanë qenë 82 përqind. Pothuajse më shumë se gjysma e prindërve edhe në ato vende mendojnë që është e mirë, ka pasur kontakte dhe komunikim me psikologët, pedagogët dhe gjithë të tjerët mendojnë që mirë. Mirëpo, ata janë duke u ballafaquar me një stigmatizim, do të thotë me kërcënim, linçim e gjitha të tjerat dhe ky është problemi pse po pengohet secili. Tash nëse e dëgjon përgjithësisht opozita në mungesë të ideve, dijes, mundohet me kthye që ky është problemi i vetëm edhe konsideron që vetëm me këtë problem kishte me pas mundësi të fitojnë në zgjedhje”, potencon ai.

Në bazë të vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nga data 5 maj do të fillojë mësimi alternativ i përshpejtuar për 441 nxënësit e pesë fshatrave të Kamenicës.

Mësimi alternativ i përshpejtuar do të organizohet për nxënësit e SHFMU “Hasan Prishtina” në fshatin Busavatë, SHFMU “Asllan Thaqi” në fshatin Karaçevë e Poshtme, SHFMU “Xhelal Sopi” në fshatin Petrocë, për nxënësit e Paraleles fizike në fshatin Shipashnicë e Poshtme si dhe, për nxënësit e paraleles fizike në fshatin Kopernicë.

Lajmet

Policia e Kosovës apelon për kujdes nga mesazhet mashtruese dhe dokumentet e falsifikuara

Published

on

By

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar pasi janë diktuar mesazhe mashtruese dhe dokumente të falsifikuara, të cilat po qarkullojnë duke keqpërdorur në mënyrë të paautorizuar emrin, logot, vulat dhe nënshkrimet e institucioneve vendëse.

Autoritetet sqarojnë se dokumentet e tilla nuk përfaqësojnë njoftime zyrtare të Policisë së Kosovës, ndaj u kërkohet qytetarëve që të mos u përgjigjen kërkesave të dyshimta, të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare dhe të mos dërgojnë informacione përmes adreshash të paverifikuara.

Aktualisht, Policia po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin e rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës, ndërsa rikujton se çdo informacion zyrtar duhet të merret vetëm përmes kanaleve zyrtare institucionale.

Këshillat e Policisë për qytetarët:

Udhëzime të menjëhershme: Shmangni klikimin në linqe të dyshimta, mos jepni të dhëna bankare apo personale dhe mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.

Veprimet në rast se pranoni mesazhe të tilla: Fshijeni mesazhin menjëherë, raportojeni te autoritetet dhe kontaktoni bankën tuaj nëse keni ndarë të dhëna financiare.

Rastet e mashtrimeve mund të raportohen në polici përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin pa pagesë 192.

 

Continue Reading

Lajmet

Zbulime të reja arkeologjike në Bostan të Novobërdës

Published

on

Gërmimet arkeologjike që po zhvillohen në Bostan të Novobërdës po sjellin të dhëna të reja për këtë lokalitet të lashtë, i cili lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Hulumtimet e zhvilluara gjatë viteve të fundit kanë konfirmuar praninë e një vendbanimi të fortifikuar, ku janë evidentuar gjurmë të një muri rrethues, një kulle dhe një porte.

Materialet arkeologjike të zbuluara dëshmojnë për rëndësinë e këtij lokaliteti gjatë periudhës klasike dhe helenistike.

Të dhënat e deritanishme e rendisin Bostanin ndër lokalitetet me rëndësi për studimin e jetës, ekonomisë dhe organizimit të vendbanimeve në Dardani gjatë periudhës së Mbretërisë Dardane./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës merr pjesë në takimin vjetor të ISBN-së në Madrid

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës po merr pjesë në Takimin e Përgjithshëm Vjetor të Agjencisë Ndërkombëtare të ISBN-së, i cili po mbahet në Madrid të Spanjës.

Takimi mbledh përfaqësues të agjencive kombëtare të ISBN-së nga vende të ndryshme të botës, me qëllim të diskutimit të zhvillimeve të reja në sistemin ndërkombëtar të identifikimit të botimeve.

Në fokus të takimit është edhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për sistemin ISBN dhe shkëmbimi i përvojave në këtë fushë.

Pjesëmarrja e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në këtë takim kontribuon në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në ndjekjen e zhvillimeve të reja në standardizimin dhe identifikimin e botimeve./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tubimet e 16 shtatorit, Franca u kërkon shtetasve të shmangin lëvizjet

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës u ka rekomanduar shtetasve francezë në Kosovë që të tregojnë vigjilencë më 16 shtator, pasi në të gjitha qytetet e vendit janë planifikuar tubime të mëdha me karakter politik.

Në një njoftim për sigurinë, autoritetet franceze u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që t’i shmangin protestat dhe lëvizjet jo të domosdoshme gjatë ditës.

“Më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, në të gjitha qytetet e vendit janë planifikuar tubime të mëdha me karakter politik”, thuhet në njoftim.

Shtetasve francezë u rekomandohet të qëndrojnë larg këtyre tubimeve dhe të shmangin çdo lëvizje jo të domosdoshme në qytete dhe në të gjithë vendin deri në fund të ditës.

Një ditë më parë, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë lëshoi një njoftim për sigurinë, duke paralajmëruar për protesta të mëdha që pritet të zhvillohen më 16 shtator në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera të Kosovës.

Sipas Ambasadës amerikane, disa organizata kanë planifikuar demonstrata të mëdha, të cilat mund të shkaktojnë grumbullime të shumta të qytetarëve, mbyllje të rrugëve dhe pengesa serioze në qarkullimin rrugor./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara