Lajmet

Shembet mbikalimi i metrosë, 20 të vdekur

Publikuar

Të paktën 20 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas shembjes së një mbikalimi të metrosë në Meksikë, teksa një tren po udhëtonte.

Disa pjesë të trenit ranë në tokë, duke shtypur të paktën një veturë, e cila ishte në një rrugë poshtë.

Zjarrfikësit dhe punëtorët e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuarit e aksidentit./UBTNews

Lajmet

Gjykata Speciale, kryetarja cakton Trupin Gjykues l në çështjen Mustafa

Publikuar

nga

Më 5 maj 2021, Kryetare Ekaterina Trendafilova caktoi gjykatësit Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë) në Trupin Gjykues I.

Ky caktim u bë pas njoftimit prej Gjykatësit të Procedurës Paraprake se dosja e plotë e çështjes Prokurori i Specializuar k. Salih Mustafës (KSC-BC-2020-05) do të jetë gati për t‘iu kaluar Trupit Gjykues më 7 maj 2021.
Në pajtim me rregullën 116 dhe rregullën 117 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, pas marrjes së dosjes së çështjes, Trupi Gjykues mban pa vonesë një konferencë përgatitore për gjykimin me palët, pas së cilës përcakton afatin për mocionet që mund të dorëzohen prej tyre para nisjes së gjykimit.
Çështja kundër z. Salih Mustafa është e para që do t‘i kalohet një trupi gjykues, njofton kjo gjykatë.UBTNEWS

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hamza, PDK: Vendimi i Qeverisë Kurti për pagesën e energjisë prej 11 milionë eurove për serbët e veriut është i jashtëligjshëm

Publikuar

nga

Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media ka kritikuar partitë në pozitë për votimin e vendimit që pagesa prej 11 milionë eurosh për shpenzimet e rrymës nga serbët e veriut të kryhet me paratë e buxhetit të Kosovës.

Hamza ka thënë se ky veprim nuk ka bazë ligjore sepse Kuvendi nuk ka drejtë që mbi bazën e legjislacionit në fuqi të ndërhyjë në menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje.

“Kjo është në kundërshtim me ligjin nuk ka bazë ligjore për shkak se KOSTT është ndërmarrje publike dhe 100 për qind pronë e Republikës së Kosovës ku aksionari i ushtron të drejtat e veta përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kjo është shkelje edhe e qeverisjes korporative sepse kjo ndërmarrje e ka bordin dhe Kuvendi nuk ka drejtë mbi bazën e legjislacionit në fuqi të ndërhyjë në menaxhimin dhe në afarizmin e kësaj ndërmarrjeje.”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se ky veprim i partive politike në pushtet për të përkrahur një kërkesë që të shpenzohen 11 milionë  euro për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore dëmton qytetarët e Kosovës, që janë taksapagues të shtetit.

“Nuk është e drejtë dhe nuk është ligjore që qytetarët komunave tjera të Kosovës të ngarkohen me pagesën e energjisë elektrike të shpenzuar në Veri po bëhet prapë e njejta gjë në mënyrë indirekte për shkak se këto janë para të qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, ka shtuar Hamza.

Hamza ka thënë se qeveria është dashur ta adresojë këtë çështje dhe nuk ka nevojë të fshihet nga përgjegjësitë.

“Eshtë absurde të thuhet se mungesë të mjeteve financiare jemi detyruar që t’i zvogëlojmë pensionet, që të jepet më shumë për shëndetësi apo për diçka tjetër a në të njëjtën kohë 11 milionë pa bazë të qartë ligjore në kundërshtim me legjislacionin në fuqi merret vendim që të autorizohet KOSTT për pagesën e kësaj energjie elektrike.”, ka përfunduar ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Franca dërgon dy anije të flotës në ishullin Jersey për shkak të problemit me Britaninë

Publikuar

nga

Rreth 50 peshkatarë francezë kanë protestuar në ishullin Jersey mbi kushtet e zbatuara pas Brexit-it për peshkimin dhe se për këtë arsye në afërsi të ishullit janë dërguar dy anije të flotës.

Franca ka dërguar dy anije të flotës në ishullin Jersey për shkak të problemit me Britaninë e Madhe lidhur me peshkimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga autoritetet, thuhet se rreth 50 peshkatarë francezë kanë protestuar në ishullin Jersey mbi kushtet e zbatuara pas Brexit-it për peshkimin dhe se për këtë arsye në afërsi të ishullit janë dërguar dy anije të flotës.

Ministri francez i shtetit përgjegjës për çështjet e Bashkimit Evropian, Clement Beaune në një deklaratë vuri në dukje se nuk duhet të befasohen nga “manovrat” e Britanisë në ishull e cila dje dërgoi dy anijet e saj të flotës.

Franca kishte kërcënuar

Problemi filloi kur administrata e ishullit Jersey në kuadër të Marrëveshjes tregtare Britani-BE të nënshkruar pas Brexit-it, u kërkoi anijeve franceze që dëshironin të vazhdonin peshkimin në ujërat e tyre, të paraqesin provë lidhur me aktivitetet e tyre të peshkimit në të kaluarën.

Pas kësaj Franca kërcënoi me ndërprerjen e energjisë elektrike të ishullit Jersey ndërsa peshkatarët francezë me bllokadën e portit të ishullit.

Qeveria britanike dje dërgoi dy anije të flotës si “masë paraprake” në ishullin Jersey.

Rreth 95 për qind e energjisë elektrike e ishullit Jersey i cili është një prej ishujve në kanalin e La Manshit sigurohet nga Franca e cila është 14 milje larg. Ishulli ka një administrim të tijin dhe në të ndodhet një përfaqësues i mbretëreshës ndërsa në arenën ndërkombëtare përfaqësohet nga Britania.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Arben Gashi-Vetëvendosjes: Ku mbeten çirrjet, ku mbeten mallkimet, ku mbet konsistenca?

Publikuar

nga

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka reaguar ndaj votimit të sotëm të shumicës parlamentare që nga buxheti i shtetit të paguhen 11 milionë euro për energjinë elektrike të shpenzuar nga serbët në Veri.

“Dikur çirreshin dhe mallkonin nga Kuvendi i Republikës dhe studiot televizive, që të mos paguheshin faturat për energjinë elektrike të shpenzuar nga serbët në veri”.

“Sot, partia e Albin Kurtit së bashku me Listen Serbe votuan që nga buxheti i shtetit të paguhen faturat e energjisë së shpenzuar nga serbët në veri!”.

“Ku mbeten çirrjet, ku mbeten mallkimet, ku mbet konsistenca?!”

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, i kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me propozimin që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore.

“Foto që flet vet!”, thotë Gashi/UBTNEWS

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara