

Lifestyle
Nëse keni besim në vete, ju mund të arrini gjithçka
Ju mund të jeni ndryshimi në jetën tuaj dhe të dikujt tjetër.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiNga Charlotte Tilbury
Jeta ka të bëjë me besimin dhe kur ndiheni të sigurt, ajo zhbllokon potencialin tuaj, krijon mundësi dhe mund të ndryshojë jetën tuaj.
Zhbllokimi i besimit fillon me një reaksion zinxhir magjik që krijon një efekt të valëzuar dhe një rreth të virtytshëm pozitiviteti. Nëse një person fuqizohet, mund të ndryshojnë komunitetin e tij dhe ato komunitete mund të ndryshojnë botën.
Në Charlotte Tilbury Beauty, një biznes i themeluar nga femra, i udhëhequr nga femra, i cili feston 10-vjetorin e themelimit këtë vit, lindi kjo pikëpamje në fillim se nëse ndiheni dhe dukeni më të sigurt, mund të arrini gjithçka.
E di. Unë kam pasur privilegjin të shoh nga dora e parë fuqinë e ndërtimit të besimit që mund të kenë kujdesi për lëkurën dhe make-up te dikush për të transformuar jetën. Qoftë nëse bëhet fjalë për ta bërë dikë të ndihet mirë para një momenti në tapetin e kuq, një interviste pune, një festë të veçantë ose thjesht duke e nisur ditën me mendime pozitive.
Ne shpesh flasim për një hendek gjinor në paga, por ekziston gjithashtu një hendek i dëshmuar i besimit gjinor midis burrave dhe grave. Hulumtimet akademike tregojnë se mungesa e vetëbesimit te gratë është një pengesë për sukses në vendin e punës dhe në sallën e këshillit, pavarësisht se gratë shpesh i kalojnë burrat në të njëjtën detyrë. Kjo ka implikime në botën reale dhe si shoqëri, ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për t’i ndihmuar gratë të ndihen të sigurta për veten dhe t’i ndihmojmë ato të pushtojnë botën e tyre. Kjo është arsyeja pse unë jam kaq krenare që mbështes disa bamirësi të jashtëzakonshme, puna e të cilave pasqyron këtë mision.
Gjatë 30 vjetëve të fundit, Women for Women International ka ndihmuar gratë e mbijetuara të luftës të rindërtojnë jetën e tyre. Në rolin tim si ambasadore globale e tyre, ne premtuam 1 milion £ për të mbështetur mbi 3 mijë gra – dhe vitin e kaluar ne mbështetëm Fondin e tyre të Përgjigjes ndaj Konflikteve duke ndihmuar gratë e prekura nga lufta në Ukrainë dhe së fundmi nga tërmeti në Siri, që ka prekur gratë tashmë të shkatërruara nga dekada e luftës. Unë jam shumë e apasionuar për punën që bëjnë dhe në veçanti mënyrën se si ato rrisin ndërgjegjësimin dhe mbështesin gratë që jetojnë nëpër konflikte që shpesh harrohen. Gjithmonë do ta mbajë mend që më treguan historinë e grave në Sarajevë që ndiheshin të fuqizuara duke veshur buzëkuq gjatë kohës që jetonin gjatë luftës – veshja e një buzëkuqi të kuq të guximshëm ishte një simbol i vetëshprehjes dhe një akt sfide, ishte një nga gjërat që u dha grave forcën dhe besimin për të vazhduar pavarësisht nga konflikti që ato përjetuan.
Ne të gjithë bëjmë zgjedhje se si duam të shfaqemi në botë dhe ndikimin që duam të kemi. Zgjedhja ime është të pasqyroj bukurinë dhe diversitetin e grave në fushatat e mia, në mënyrë që njerëzit të ndihen të parë, të kenë atë ndjenjën e vetëbesimit dhe se e dinë se është gjithashtu e disponueshme për ta. Kjo ndjenjë është universale. E di nga puna me aktoret apo modelet më të mëdha, fuqia e bukurisë duhet të na japë atë nxitje të besimit pikërisht kur ju nevojitet. Kështu, kur krijova markën time, vendosa të ndaj sekretet e magjepsjes së tapetit të kuq dhe të demokratizoj bukurinë për të gjithë, kudo.
Derisa po festojmë Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duhet ta pranojmë se të gjithë kemi një rol për të luajtur, pavarësisht a është i madh apo i vogël, për të ndihmuar në kapërcimin e hendekut të besimit gjinor.
Kjo është arsyeja pse unë ua përkujtoj gjithmonë ekipeve të mia që të “guxojnë të ëndërrojnë, guxojnë të besojnë, guxojnë ta bëjnë” sepse dua t’i fuqizoj ata që të kenë besimin për të marrë rreziqe dhe për të realizuar ëndrrat e tyre.
Ju mund të jeni ndryshimi në jetën tuaj dhe të dikujt tjetër. Le të fillojmë së bashku reaksionin zinxhiror pozitiv magjik./UBTNews/
Lifestyle
Si t’i lani siç duhet rrobat sportive pas stërvitjes?
Published
3 days agoon
September 30, 2025By
UBT News
Në ditët e sotme, veshjet sportive janë bërë pjesë e domosdoshme e garderobës për shumë adhurues të aktivitetit fizik.
Mënyra e larjes dhe mirëmbajtjes së tyre nuk ndikon vetëm në higjienën personale, por edhe në zgjatjen e jetëgjatësisë së rrobave, një problem që shpesh i shqetëson sportistët dhe entuziastët e palestrës.
Lloji i materialit
Veshjet sportive prodhohen nga fibra sintetike ose materiale të kombinuara. Përdorimi e larja e shpeshtë shkaktojnë zbehje të ngjyrës, humbje të elasticitetit dhe konsumim më të shpejtë të tyre. Prandaj, para larjes, është e rëndësishme të lexoni etiketën e kujdesit.
Pambuku: Thith shumë djersë, por thahet ngadalë e deformohet lehtë. Duhet larë pas stërvitjeve intensive për të shmangur njollat dhe erën e pakëndshme. Përdorni detergjent neutral dhe larje të butë. Pastrimi në diell duhet shmangur për të mos shkaktuar tkurrje.
Fibrat sintetike (p.sh. poliesteri): Janë më të qëndrueshme, thithin djersën e thahen shpejt. Mund të vishen disa herë pas ushtrimeve të lehta, por pas stërvitjeve me djersitje të fortë duhet larë menjëherë. Mund të përdoret lavatriçja, por jo me ujë shumë të nxehtë.
Intensiteti i stërvitjes
Frekuenca e larjes varet edhe nga sa intensiv është aktiviteti: Pas ushtrimeve të forta, sidomos me rroba pambuku, larja duhet të bëhet për të shmangur shumimin e baktereve dhe erën e pakëndshme.
Për aktivitetet e lehta me veshje sintetike, mund të shtohet numri i përdorimeve, por gjithsesi larja nuk duhet shtyrë shumë gjatë.
Kushtet klimatike dhe mjedisi i ushtrimit
Në verë: Djersitja është më e madhe, ndaj larja duhet të bëhet pas çdo stërvitjeje.
Në dimër: Nëse aktiviteti është i lehtë dhe brenda ambienteve të mbyllura, rrobat mund të përdoren 2–3 herë para larjes.
Në natyrë: Për shkak të pluhurit dhe ndotjes, veshjet duhet larë pas çdo përdorimi. Para larjes, rekomandohet fshirja e lehtë për të hequr papastërtitë sipërfaqësore.
Lëkura dhe ndjeshmëria personale
Personat me lëkurë të ndjeshme ose të prirë ndaj alergjive duhet t’i lajnë veshjet sportive pas përdorimit. Përdorimi i detergjentëve antibakterialë dhe shpëlarja e plotë ndihmojnë në shmangien e irritimeve.
Këshilla shtesë për kujdesin
Shmangni përdorimin e zbutësve, pasi dëmtojnë frymëmarrjen, elasticitetin dhe vetinë e thithjes së djersës. Pas çdo përdorimi, nëse rrobat nuk lahen menjëherë, hiqni e vendosni në një vend të ajrosur për tharje natyrale. Kjo ndihmon në ruajtjen e freskisë e cilësisë së materialit. /A.Z/UBT News/
Lifestyle
Pse nuk duhet ta përdorni limonin për çdo pastrim?
Published
1 week agoon
September 24, 2025By
UBT News
Lëngu i limonit shpesh konsiderohet një pastrues natyral: heq yndyrën, freskon dhe lë aromë të këndshme.
Ekspertët paralajmërojnë se acidi mund të shkaktojë dëme serioze në disa materiale dhe riparimi kushton shumë më tepër sesa mendoni.
Ja sipërfaqet që nuk duhet t’i pastroni kurrë me limon dhe çfarë mund të përdorni në vend:
Guri natyral (mermeri, graniti)
Acidi gërryen kalciumin, duke lënë njolla të matta dhe dëmtime të përhershme.
Zgjidhje: pastrues pH-neutral ose detergjent i butë i holluar me ujë të ngrohtë.
Ekranet e elektronikës
Kombinimi i lagështisë dhe acidit dëmton shtresën mbrojtëse.
Zgjidhje: leckë mikrofibër e thatë ose pastrues i rekomanduar nga prodhuesi.
Sipërfaqet e lyer me bojë
Përbërësi limonen mund ta zbehë ose ta heqë bojën.
✅ Zgjidhje: sapun i butë me ujë të ngrohtë, ose për njolla – sodë buke me pak ujë.
Pajisjet prej çeliku inox
Acidi shkakton njolla dhe korrozion nëse nuk shpëlahen menjëherë.
Zgjidhje: ujë me sapun të butë dhe leckë mikrofibër, ose pastrues special për inoks.
Sipërfaqet prej bronzi dhe bakri
Limoni heq patinën, por më vonë shkakton njolla të errëta.
Zgjidhje: preparate speciale ose pastë nga sodë buke dhe ujë.
Dyshemetë prej druri (parketi)
Limoni dëmton shtresën mbrojtëse dhe mund të shkaktojë fryrje ose ndryshim ngjyre.
Zgjidhje: pastrues i posaçëm për dru dhe leckë mikrofibër.
Enët prej alumini
Reagimi i acidit me aluminin krijon njolla dhe gropëza.
Zgjidhje: detergjent i butë me ujë të ngrohtë; për njolla të forta, sodë buke.
Pëlhura me ngjyra
Limoni vepron si zbardhues dhe mund të çngjyrosë materialin.
Zgjidhje: pastrues i butë për pëlhura ose sapun i holluar.
Karroceria e makinës
Acidi dëmton shtresën mbrojtëse të llakut dhe nxit oksidimin.
Zgjidhje: shampo pH-balancuar për makina.
Edhe pse është natyral, nuk do të thotë se është gjithmonë i sigurt. Zgjidhni produktin e duhur për materialin që po pastroni – për të shmangur dëmtimet e përhershme dhe shpenzimet e panevojshme. /A.Z/UBT News/
Lifestyle
STOP: Metoda që të rikthen balancën mes jetës dhe punës
Published
2 weeks agoon
September 22, 2025By
UBT News
Shpesh, mendimet për punën nuk ndalen as kur e fik kompjuterin.
Mendja vazhdon të rrotullohet rreth detyrave, afateve apo bisedave të ditës, aq sa nuk arrin të shijosh plotësisht momentet që të përkasin ty: një darkë me miqtë, një mbrëmje relaksuese në shtëpi apo pushimet që i ke pritur gjithë vitin.
Nëse ndihesh sikur nuk arrin dot të shkëputesh nga puna, sado që përpiqesh, nuk je vetëm. Shumë njerëz e kanë të vështirë të ndajnë jetën profesionale nga ajo personale, si dhe të “mbyllin” vërtet ditën.
Këtu hyn në lojë një teknikë praktike dhe shumë e thjeshtë: Metoda STOP – një mënyrë që premton të të ndihmojë të kalosh nga “modaliteti i punës” në atë të jetës së përditshme në më pak se pesë minuta.
Çfarë është metoda STOP?
E rekomanduar nga eksperti i karrierës Dan Bruce, kjo metodë përbëhet nga katër hapa të lehtë, që kanë si qëllim të rivendosin ekuilibrin mes punës dhe jetës personale. Ajo të ndihmon të mbyllësh me vetëdije ditën dhe t’i japësh vetes hapësirën që meriton.
Ja çfarë përfaqëson fjala STOP:
S – Stop & Mbyll (Ritual mbylljeje)
T – Trego fitoret (Ndaj sukseset e ditës)
O – Organizohu mendërisht (Shkarko trurin)
P – Përqendrohu në të tashmen (Kalo në “tani”)
Si zbatohet kjo metodë në praktikë?
S – Mbyll me vetëdije (Stop & Mbyll)
Ashtu si trupi ka nevojë për një rutinë para gjumit, edhe mendja ka nevojë për një “sinjal” që puna ka mbaruar. Ky hap mund të duket simbolik, por është thelbësor.
Shembuj të ritualeve të mbylljes:
Mbyll të gjitha skedat në kompjuter dhe shëno detyrat për nesër.
Rregullo hapësirën e punës.
Çaktivizo njoftimet nga aplikacionet e punës (Slack, Teams, emaili).
Thuaj me zë të lartë: “Puna për sot mbaroi.”
Kjo ndihmon trurin të kuptojë se ka ardhur momenti për të kaluar në një gjendje më të qetë.
T – Trego fitoret (Ndaj sukseset)
Shumë njerëz e mbyllin ditën duke u përqendruar tek ajo që nuk arritën të bëjnë. Ky zakon ul vetëbesimin dhe shton ankthin. Ndaj, përpiqu të fokusohesh në ato që ke bërë mirë:
Shkruaj 2-3 gjëra që shkuan mirë sot.
Kujto një koment pozitiv që ke marrë.
Mbaj një listë apo dosje me reagime që të motivojnë.
Edhe fitoret e vogla kanë rëndësi. Kështu, dita mbyllet me një ndjenjë arritjeje, jo me faj apo presion.
O – Organizohu mendërisht (Shkarko trurin)
Vetëm se kompjuteri u fik, nuk do të thotë që edhe mendja ndaloi. Shpesh, vazhdon të mendosh për punën, çka krijon lodhje të padukshme.
Zgjidhja? Nxirr ato mendime jashtë kokës:
Shkruaj çdo gjë që të rrotullohet në mendje.
Regjistro një mesazh zanor për veten si “memo për nesër”.
Krijo një listë detyrash për të mos i mbajtur mend.
Ky veprim ndihmon për të liruar trurin nga tensioni dhe për t’i dhënë fund “rrjedhës së mendimeve”.
P – Përqendrohu në të tashmen (Kalo në ‘tani’)
Mos u fokusoni vetëm tek çfarë lini pas, por edhe tek ku po shkoni. Ky hap ju ndihmon të zhvendoseni në mënyrë të vetëdijshme nga puna tek jeta personale.
Disa mënyra për t’u kthyer në të tashmen:
Bëni një shëtitje pa telefon.
Bëni disa frymëmarrje të thella dhe të vetëdijshme.
Dëgjoni muzikë, lexoni një revistë ose gatuani diçka që ju pëlqen.
Kaloni kohë me të dashurit tuaj, pa shpërqendrim nga puna.
Sa më shumë të përfshiheni në aktivitetet jashtë punës, aq më lehtë do të shkëputeni mendërisht.
Lifestyle
Ja gabimi që ju dëmton rëndë flokët
Published
2 weeks agoon
September 17, 2025By
UBT News
Larja, tharja, krehja, stilimi, etj. Ka kaq shumë faza që flokët kalojnë çdo ditë, dhe mënyra si i trajtojmë mund të ketë ndikim të madh, për mirë apo për keq. Disa prej zakoneve që ndjekim pa u menduar shumë, mund të jenë duke i dëmtuar flokët më shumë sesa mendojmë.
Disa gabime janë tashmë të njohura (si përdorimi i piastrës çdo ditë), por ka edhe disa zakone të tjera më të fshehura, që shumë nga ne i praktikojmë pa e kuptuar dëmin që u shkaktojnë flokëve.
Më poshtë po rendisim 5 zakone që mund të jenë më të dëmshme seç duken dhe ja pse duhet t’i ndryshoni sa më parë.
Skalpi prodhon edhe më shumë yndyrë për të kompensuar humbjen dhe përfundoni me flokë që yndyrosen më shpejt. Nëse i lani flokët çdo ditë, përpiquni të kaloni në çdo dy ditë, duke i dhënë kohë natyrës të bëjë punën e saj.
Mënyra si aplikoni balsamin
Nëse flokët janë shumë të lagur, uji i tepërt e hollon produktin dhe pengon përthithjen e përbërësve aktivë. Pra, para se të vendosni balsam, sigurohuni që flokët të jenë të lagur, por jo duke pikuar.
I thani flokët me peshqir të zakonshëm
Flokët janë veçanërisht të brishtë kur janë të lagur, dhe fërkimi i tyre me peshqir pas larjes mund të çojë në këputje dhe maja të ndara. Zgjidhja? Përdorni një peshqir mikrofibër. Thjesht mbështillini flokët lehtësisht dhe lejoni që uji të thithet.
I krihni flokët menjëherë pasi i lani
Krehja e flokëve të lagur është një nga zakonet më të zakonshme, por gjithashtu më të dëmshme. Kur janë të lagur, flokët janë më elastikë dhe më të prirur për t’u këputur. Përdorni një krehër me dhëmbë të rrallë ose një krehër të posaçëm për flokë të lagur dhe filloni gjithmonë nga poshtë, duke u ngjitur gradualisht lart.
Përdorni tharësen në temperaturë të lartë
Tharja e shpejtë me nxehtësi të lartë është praktike kur jeni me nxitim, por dëmton strukturën, shkakton majat dyshe dhe i bën flokët më të thatë e më të elektrizuara. Stilistët përdorin shpejtësinë/temperaturën e mesme dhe e marrin kohën për këtë proces. /A.Z. UBT News/

Liga Konferenca, Drita nxjerr një pikë si mysafire

SHBA gati të blejë aksione në kompanitë australiane të minierave

Kulla Eiffel mbyllet mes grevave mbarëkombëtare në Francë

Samiti i Komunitetit Politik Evropian mbyllet me mbështetje të fortë për Ukrainën

Begaj pret në takim Presidentin e Letonisë

Rihapet Aeroporti i Munihut pas detektimit të dronëve

Pesë të vdekur dhe 30 persona të lënduar pas shembjes së shkollës islamike në Indonezi

Osmani: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

Ulutash rikthehet nga sot në krye të KFOR-it
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet4 weeks ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën