Lajmet

Nëna e vëllezërve Daçaj shprehet e bindur se Pleskoviq ia ka vrarë djemtë e saj

Published

on

Mihrije Daçaj, është e bindur se vrasësi i djemve të saj, Binak dhe Reshat Daçaj, është Millosh Pleskoviq. Mendim të njëjtë ndan edhe avokati i palës së dëmtuar, Gent Gjini.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore fillestare, e ëma e vëllezërve Daçaj ka deklaruar për media se vrasësi kryesor është vetë Pleskoviq, ndërsa sipas saj vrasja është kryer diku në male të Prizrenit.

“Mi kanë mbyt dy djemtë si kam pa nëna më. Në mal kanë shku, ‘Miki’ mi ka mbyt në mal më kanë mbet një javë ditë. As nuk i kam pa është dashtë në tokë mi shti. Ky është ‘Miki’. Tash po thotë jo, kur i kam pa krejt të grithur krejt gjake”, tha Daçaj.

I bindur në fajësinë e tij, është shprehur edhe avokati i familjes Daçaj, Gent Gjini. Ka thënë se i akuzuari është përfshirë në kryerjen e krimeve gjenocidale.

“Është një rast tragjik sepse kemi të bëjmë me një profil të një krimineli që ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në kryerjen e krimeve gjenocidiale në mënyrë makabre ku si në aktakuzë, personi është i involvuar në prerjen e gjymtyrëve dhe mbytjen e fëmijëve të zonjës në fjalë. E sot doli në seancë gjyqësore, i njëjti u pa se kishte një arrogancë nga mënyra e paraqitjes, fizionomia e tij tregon se është kryes, kriminel. Ne kërkojmë nga ana Gjykatës që në ditët në vijim të dal në procedurë të rikonstruimit të vendit të ngjarjes dhe të shikohet vendi se si është bërë ky krim. Për ne gjithmonë është e pa pranueshme që ky kriminel po gjykohet me ligjin e Jugosllavisë, e ligji i Jugosllavisë ka paraparë dënime minimale. Minimumi i veprës penale në kohë të Jugosllavisë për kryerjen e krimeve ndaj popullatës civile është 5 deri në 20 vjet. Ne gjithmonë do të luftojmë për më të mirën që ky kriminel të dënohet dhe të shpallet fajtor nga ana e Gjykatës”, u shpreh avokati Gent Gjini.

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Deçan

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të ndalojnë me forcë një veturë, me ç’rast njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendngjarje është konfiskuar pistoleta e përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara