Kulturë

Nehat Islami, reporteri i parë i luftës nga hapësira mbarëshqiptare

Published

on

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka promovuar monografinë “Jeta me laps”, kushtuar gazetarit të njohur nga Kosova, Nehat Islami. Ky libër, i cili është autorësuar nga Xheladin Rexhepi, sjell në vëmendje një nga figurat më të shquara të gazetarisë shqiptare, të njohur për kontributet e tij si reporter dhe gazetar.

Në takimin e organizuar për promovimin e librit, Aleksandër Çipa ka vlerësuar figurën e Nehat Islamit si gazetarin e parë të luftës që ka raportuar nga hapësira mbarëshqiptare. Sipas tij, Islami ka qenë një figurë e veçantë në fushën e gazetarisë, veçanërisht për kontributin e tij gjatë periudhës së Intifadës, ku ai ka sjellë informacione të rëndësishme dhe të pakontestueshme nga një rajon me tensione të larta.

Çipa gjithashtu ka theksuar vlerat e librit të Xheladin Rexhepit, që është ndërtuar si një intervistë me personazhin, duke i dhënë mundësi Nehat Islamit të rrëfejë eksperiencat e tij më të shquara, si dhe të lidhë historitë me figura të rëndësishme të historisë shqiptare. Në këtë monografi, janë trajtuar kontributet e gazetarit, i cili ka pasur kontakte dhe bashkëpunime me figura të njohura të politikës dhe kulturës, si Vaso Pasha, Filip Shiroka, dhe shkrimtarët Mahfuz, Pervert, dhe Eftimiu.

Një nga momentet e veçanta të aktivitetit ishte shprehja e keqardhjes për mosnjohjen e plotë të vlerave dhe kontributit të Nehat Islamit në mediat shqiptare. Kjo harresë është një mungesë që është adresuar edhe nëpërmjet disa shkrimeve të tij të vjetra, të cilat janë përfshirë në këtë libër. Rrëfimet e tij, të ndërthurura me intervistat dhe bashkëbisedimet me gazetarët e njohur të kohës, janë pritur me shumë entuziazëm dhe vlerësim nga audienca në Kosovë, ndërkohë që Zyrafete Shala, botuesja e librit, shprehu shpresën se e njëjta gjë do të ndodhi edhe në Shqipëri.

Autori i librit, Xheladin Rexhepi, ka kujtuar gjithashtu kontributin e Nehat Islamit për njohjen dhe evidentimin e figurave të shquara shqiptare dhe rolin e gazetarit në raportimin e ngjarjeve dhe zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Gazetari Nehat Islami, i pranishëm në këtë aktivitet, falënderoi të gjithë ata që morën pjesë dhe që i bënë nderin e duhur me këtë ngjarje. Ai theksoi se ky libër është një vlerësim i merituar për punën e tij dhe për kontributin e tij të vazhdueshëm në gazetari.

Nehat Islami është i njohur për punën e tij të palodhur si reporter, dhe ka raportuar për një periudhë katërvjeçare nga Bejruti. Ai është gjithashtu i vetmi gazetar shqiptar që ka intervistuar personalitete të njohura ndërkombëtare, përfshirë udhëheqësin palestinez Jaser Arafat, poetin e madh Zhak Prever, shkrimtarin kroat Mirosllav Kërllezha, mbretin e Jordanisë Hussein, por edhe personalitete të tjerë si humanistja Nënë Tereza dhe shkrimtari Ismail Kadare. Ky fakt thekson rëndësinë e rolit të Nehat Islamit si një nga gazetarët më të spikatur shqiptarë në skenën ndërkombëtare./UBTNews/

Lajmet

Dalina Haxhiu fiton çmimin e parë në “Akordet për Fëmijë”

Published

on

Dalina Haxhiu është fituesja e çmimit të parë në edicionin e parë të “Akordeve për Fëmijë”. Ajo u shpërblye me Okarinën e Artë për Fëmijë, për këngën “Ëndrra ime s’fle”, duke u renditur në krye të garës muzikore.

Çmimin e parë, Dalinës ia ndau kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Okarinën e Argjendtë për Fëmijë, çmimin e dytë, e fitoi Rita Krasniqi me këngën “Soprano”, ndërsa Okarina e Bronztë për Fëmijë iu nda Marin Kerit për këngën “Ëndrrat s’kanë kufij”.

Çmimi për tekstin më të mirë shkoi për Aksa Sulejmanin, për këngën “Lëshoni pëllumbat”, me tekst të autorit Valon Gashi.

Në këtë edicion garuan 15 artistë të rinj, të cilët interpretuan drejtpërdrejt, të shoqëruar nga orkestra, duke sjellë në skenë këngë me mesazhe për ëndrrat, dashurinë, paqen dhe vetëbesimin.

“Akordet për Fëmijë” u organizuan për herë të parë në kuadër të Festivalit të Këngës në RTK “Akordet e Kosovës”, duke krijuar një hapësirë të veçantë për talentet e reja dhe për prezantimin e krijimtarisë së tyre muzikore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart

Published

on

By

Aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart, i shquar për rolet e tij ikonike si Kapiten Jean-Luc Picard në “Star Trek” dhe Profesor Charles Xavier në sagën “X-Men”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Njoftimi u bë i ditur përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, ku u konfirmua se ai u ndaj nga jeta të mërkurën, më 28 tetor, pas një beteje të shkurtër me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën me trupat Lewy.

Në deklaratën zyrtare thuhet se Stewart u ndaj nga jeta i rrethuar nga bashkëshortja e tij, Sunny, si dhe familjarët e miqtë e ngushtë. Përveç karrierës së tij të bujshme në kinematografi dhe televizion, ai u vlerësua lart si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës teatrale, fitues i dy çmimeve “Laurence Olivier” dhe një çmimi “Grammy”, ndërsa në vitin 2010 u dekorua me titullin “Kalorës” nga Mbretëresha Elizabeth II.

Karriera e tij e pasur përfshin dekada pune në teatër dhe film, ndërsa roli i tij i fundit i xhiruar do të shfaqet në filmin “Avengers: Doomsday”. Ndarja e tij nga jeta ka nxitur reagime të shumta dhe ngushëllime nga koleget, industria e artit dhe adhuruesit e tij në mbarë botën. /The Guardian/

 

Continue Reading

Lajmet

“SARA” e Burim Halitit garon në festivalin ndërkombëtar në Milano

Published

on

By

Filmi dokumentar “SARA”, me regji nga Burim Haliti, është përzgjedhur në konkurrencën zyrtare të edicionit të 44-t të Festivalit Ndërkombëtar “SPORT MOVIES & TV 2026”, i cili po mbahet nga 30 tetori deri më 2 nëntor në Milano të Italisë.

Ky festival, i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kinemasë dhe Televizionit Sportiv (FICTS), është i vetmi në këtë kategori i njohur zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KOK). Ngjarja shërben si grand-finalja e rrjetit global “World FICTS Challenge”, që përfshin 27 festivale në pesë kontinente.

Shfaqja e dokumentarit të Halitit do të bëhet më 30 tetor, në orën 12:30, në “Cinema Centrale – Sala 2” në Milano. Përzgjedhja e filmit u realizua me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, i cili mundësoi dërgimin e tij për shqyrtim para jurisë prestigjioze ndërkombëtare. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci viziton përgatitjet për festivalin “Akordet e Kosovës”

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vizituar sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku po zhvillohen përgatitjet për edicionin e katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”, që organizohet nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Gjatë vizitës, ajo ka parë nga afër skenografinë e realizuar nga Vesë Kraja dhe punën e ekipit organizues, vetëm dy ditë para nisjes së festivalit.

“Me një pjesë të ekipit të festivalit ‘Akordet e Kosovës’, duke parë nga afër përgatitjet dhe punën e mrekullueshme që po bëhet për festivalin, i cili nis këtë të premte në sallën ‘1 Tetori’”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.

Ajo është pritur nga drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu, drejtoresha e festivalit, Arta Avdiu, u.d. kryeredaktorja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, si dhe punonjës të tjerë të transmetuesit publik.

Festivali i këtij viti do të zgjasë tri net, duke sjellë interpretime muzikore dhe artistë mysafirë. Një hapësirë e veçantë do t’u kushtohet edhe talenteve të reja përmes Festivalit të Fëmijëve, që do të mbahet më 1 nëntor.

Rikthimi i emrit historik “Akordet e Kosovës” synon të nderojë artistët që ndër dekada kanë kontribuar në zhvillimin e muzikës shqipe.

Organizatorët kanë paralajmëruar tri mbrëmje muzikore në Prishtinë, me synimin që festivali të sjellë para publikut artistë të njohur dhe zëra të rinj.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara